U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:72.
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:72.
(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;
25:72.
Dhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, dhe kur kalojnë pranë fjalëve të kota, kalojnë me dinjitet.
25:72.
WEL-LEDHINE LA JESH/HEDUNE EZ-ZURE WE 'IDHA MERRU BIL-LEGWI MERRU KIRAMEN
C
25:73.
Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:73.
edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;
25:73.
Dhe ata që, kur përkujtohen me ajetet e Zotit të tyre, nuk bien mbi to si të shurdhër dhe të verbër.
25:73.
WEL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BI'AJATI RABBIHIM LEM JEHIRRU 'ALEJHA SUMMEN WE 'UMJANAN
C
25:74.
Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
25:74.
edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.
25:74.
Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, na jep prej grave tona dhe pasardhësve tanë gëzimin e syve, dhe bëna udhëheqës për të devotshmit."
25:74.
WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA HEB LENA MIN 'EZWAXHINA WE DHURRIJATINA KURRETE 'A'JUNIN WE EXH'ALNA LILMUTTEKINE 'IMAMEN
C
25:75.
Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:75.
Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.
25:75.
Me të vërtetë, për ta do të jetë një vendbanim i lartë për shkak të durimit të tyre. Dhe ata do të takohen atje me përshëndetje dhe paqe,
25:75.
'ULA'IKE JUXHZEWNEL-GURFETE BIMA SEBERU WE JULEKKAWNE FIHA TEHIJETEN WE SELAMEN
C
25:76.
Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:76.
Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!
25:76.
Duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa vendbanim i shkëlqyer dhe sa vendqëndrim i shkëlqyer!
25:76.
HALIDINE FIHA HESUNET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C
25:77.
Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë".
25:77.
Thuaj: “Zoti im nuk do t'ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.
25:77.
Thuaj: "Zoti im nuk do t'ju kushtonte vëmendje, nëse nuk do të ishte për lutjet tuaja. Por meqenëse ju keni përgënjeshtruar, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm."
25:77.
KUL MA JA'BE'U BIKUM RABBI LEWLA DU'A'UUKUM FEKAD KEDHDHEBTUM FESEWFE JEKUNU LIZAMEN
C
26:2.
Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!
26:2.
Këto janë vargjet e Librit të qartë.
26:2.
Këto janë ajete të Librit të qartë.
26:2.
TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C
26:3.
A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:3.
A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?
26:3.
Ti po e dëshpëron veten sepse ata nuk po bëhen besimtarë.
26:3.
LE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ELLA JEKUNU MU'UMININE
C
26:4.
Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij.
26:4.
Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.
26:4.
Sikur të donim, Ne do të zbrisnim mbi ta një shenjë nga qielli, dhe qafat e tyre do të përulen para saj.
26:4.
'IN NESHE' NUNEZZIL 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I 'AJETEN FEDHELLET 'A'NAKUHUM LEHA HADI'INE
C
26:5.
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t'ia kthejnë shpinën.
26:5.
Sa herë që atyre u vjen ndonjë Këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë kurrizin.
26:5.
Dhe nuk u vjen atyre ndonjë përkujtim i ri nga i Gjithëmëshirshmi, përveçse ata kthehen mbrapa prej tij.
26:5.
WE MA JE'TIHIM MIN DHIKRIN MINE ER-REHMANI MUHDETHIN 'ILLA KANU 'ANHU MU'RIDINE