Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:74. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
25:74. edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.
25:74. Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, na jep prej grave tona dhe pasardhësve tanë gëzimin e syve, dhe bëna udhëheqës për të devotshmit."
25:74. WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA HEB LENA MIN 'EZWAXHINA WE DHURRIJATINA KURRETE 'A'JUNIN WE EXH'ALNA LILMUTTEKINE 'IMAMEN
C 25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:75. Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.
25:75. Me të vërtetë, për ta do të jetë një vendbanim i lartë për shkak të durimit të tyre. Dhe ata do të takohen atje me përshëndetje dhe paqe,
25:75. 'ULA'IKE JUXHZEWNEL-GURFETE BIMA SEBERU WE JULEKKAWNE FIHA TEHIJETEN WE SELAMEN
C 25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:76. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!
25:76. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa vendbanim i shkëlqyer dhe sa vendqëndrim i shkëlqyer!
25:76. HALIDINE FIHA HESUNET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C 25:77. Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë".
25:77. Thuaj: “Zoti im nuk do t'ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.
25:77. Thuaj: "Zoti im nuk do t'ju kushtonte vëmendje, nëse nuk do të ishte për lutjet tuaja. Por meqenëse ju keni përgënjeshtruar, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm."
25:77. KUL MA JA'BE'U BIKUM RABBI LEWLA DU'A'UUKUM FEKAD KEDHDHEBTUM FESEWFE JEKUNU LIZAMEN
C 26:1. Ta, Sin, Mim.
26:1. Tâ, Sîn, Mîm.
26:1. Tā, Sīn, Mīm.
26:1. TA-SIN-MIM
C 26:2. Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!
26:2. Këto janë vargjet e Librit të qartë.
26:2. Këto janë ajete të Librit të qartë.
26:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C 26:3. A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:3. A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?
26:3. Ti po e dëshpëron veten sepse ata nuk po bëhen besimtarë.
26:3. LE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ELLA JEKUNU MU'UMININE
C 26:4. Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij.
26:4. Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.
26:4. Sikur të donim, Ne do të zbrisnim mbi ta një shenjë nga qielli, dhe qafat e tyre do të përulen para saj.
26:4. 'IN NESHE' NUNEZZIL 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I 'AJETEN FEDHELLET 'A'NAKUHUM LEHA HADI'INE
C 26:5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t'ia kthejnë shpinën.
26:5. Sa herë që atyre u vjen ndonjë Këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë kurrizin.
26:5. Dhe nuk u vjen atyre ndonjë përkujtim i ri nga i Gjithëmëshirshmi, përveçse ata kthehen mbrapa prej tij.
26:5. WE MA JE'TIHIM MIN DHIKRIN MINE ER-REHMANI MUHDETHIN 'ILLA KANU 'ANHU MU'RIDINE
C 26:6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t'u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
26:6. Ata e kanë përgënjeshtruar atë, prandaj do t'u vijë ai (ndëshkim), me të cilin janë tallur.
26:6. Prandaj, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Por së shpejti do t'u vijnë lajme për atë që ata e përqeshnin.
26:6. FEKAD KEDHDHEBU FESEJE'TIHIM 'ENBA'U MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 26:7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
26:7. Vallë, a nuk shohin ata tokën, prej së cilës kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh fisnike?
26:7. A nuk e kanë parë ata tokën, sa shumë bimë të ndryshme të shkëlqyera Ne kemi nxjerrë prej saj?
26:7. 'EWELEM JEREW 'ILAL-'ERDI KEM 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN KERIMIN