Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:1. Ta, Sin, Mim.
26:1. Tâ, Sîn, Mîm.
26:1. Tā, Sīn, Mīm.
26:1. TA-SIN-MIM
C 26:2. Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!
26:2. Këto janë vargjet e Librit të qartë.
26:2. Këto janë ajete të Librit të qartë.
26:2. TILKE 'AJATUL-KITABIL-MUBINI
C 26:3. A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:3. A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?
26:3. Ti po e dëshpëron veten sepse ata nuk po bëhen besimtarë.
26:3. LE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ELLA JEKUNU MU'UMININE
C 26:4. Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij.
26:4. Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.
26:4. Sikur të donim, Ne do të zbrisnim mbi ta një shenjë nga qielli, dhe qafat e tyre do të përulen para saj.
26:4. 'IN NESHE' NUNEZZIL 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I 'AJETEN FEDHELLET 'A'NAKUHUM LEHA HADI'INE
C 26:5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t'ia kthejnë shpinën.
26:5. Sa herë që atyre u vjen ndonjë Këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë kurrizin.
26:5. Dhe nuk u vjen atyre ndonjë përkujtim i ri nga i Gjithëmëshirshmi, përveçse ata kthehen mbrapa prej tij.
26:5. WE MA JE'TIHIM MIN DHIKRIN MINE ER-REHMANI MUHDETHIN 'ILLA KANU 'ANHU MU'RIDINE
C 26:6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t'u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
26:6. Ata e kanë përgënjeshtruar atë, prandaj do t'u vijë ai (ndëshkim), me të cilin janë tallur.
26:6. Prandaj, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Por së shpejti do t'u vijnë lajme për atë që ata e përqeshnin.
26:6. FEKAD KEDHDHEBU FESEJE'TIHIM 'ENBA'U MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 26:7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
26:7. Vallë, a nuk shohin ata tokën, prej së cilës kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh fisnike?
26:7. A nuk e kanë parë ata tokën, sa shumë bimë të ndryshme të shkëlqyera Ne kemi nxjerrë prej saj?
26:7. 'EWELEM JEREW 'ILAL-'ERDI KEM 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN KERIMIN
C 26:8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:8. Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë.
26:8. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:8. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:9. E s'ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t'i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
26:9. Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:9. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:9. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
26:10. Kur Allahu e thërriti Musain: “Shko te populli keqbërës,
26:10. Dhe kur Zoti yt i thirri Musait: "Shko te populli keqbërës,
26:10. WE 'IDH NADA REBBUKE MUSA 'ENI E'TIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 26:11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
26:11. populli i Faraonit! vallë, a nuk po i frikësohen ata Allahut?”,
26:11. Populli i Faraonit. A nuk do të kenë frikë?"
26:11. KAWME FIR'AWNE 'ELA JETTEKUNE