U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:36.
U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
25:36.
Pastaj (u) thamë (atyre): “Shkoni të dy te populli, i cili i quan të rreme shenjat Tona!” Pastaj e shkatërruam atë popull krejtësisht.
25:36.
Dhe Ne u thamë: "Shkoni te populli që i ka mohuar ajetet Tona." Pastaj Ne i shkatërruam ata me një shkatërrim të plotë.
25:36.
FEKULNA EDH/HEBA 'ILAL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA FEDEMMERNAHUM TEDMIREN
C
25:37.
Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
25:37.
Popullin e Nuhut, kur i quajti gënjeshtarë të dërguarit, Ne e fundosëm dhe e bëmë mësim për njerëzit. Për keqbërësit kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
25:37.
Dhe populli i Nuhut, kur ata përgënjeshtruan të dërguarit, Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë ata një shenjë për njerëzit. Dhe për keqbërësit Ne kemi përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
25:37.
WE KAWME NUHIN LEMMA KEDHDHEBU ER-RUSULE 'EGREKNAHUM WE XHE'ALNAHUM LILNNASI 'AJETEN WE 'A'TEDNA LILDHDHALIMINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C
25:38.
Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
25:38.
Ne i dënuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ras-sit, si dhe shumë popujt të tjerë ndërmjet tyre.
25:38.
Dhe Adin dhe Themudin dhe banorët e Vreshtave dhe shumë breza ndërmjet tyre.
25:38.
WE 'ADEN WE THEMUDE WE 'ESHABE ER-RESSI WE KURUNAN BEJNE DHALIKE KETHIRÆN
C
25:39.
E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:39.
Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.
25:39.
Dhe secilit prej tyre Ne u sollëm shembuj, dhe secilin prej tyre Ne e shkatërruam me një shkatërrim të plotë.
25:39.
WE KULLEN DEREBNA LEHUL-'EMTHALE WE KULLAN TEBBERNA TETBIRÆN
C
25:40.
Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
25:40.
Ata me kohë kanë kaluar pranë vendbanimit që e shkatërroi shiu i tmerrshëm, e vallë, a nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk prisnin të ringjalleshin.
25:40.
Dhe ata kanë kaluar mbi qytetin mbi të cilin ra një shi i keq. A nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk shpresojnë për ringjalljen.
25:40.
WE LEKAD 'ETEW 'ALEL-KARJETI ELLETI 'UMTIRET METERE ES-SEW'I 'EFELEM JEKUNU JEREWNEHA BEL KANU LA JERXHUNE NUSHUREN
C
25:41.
E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?"
25:41.
Sa herë që të shohin ty, të marrin vetëm për tallje: “Vallë, këtë ka sjellë Allahu si të dërguar?!
25:41.
Dhe kur ata të shohin ty, ata të marrin vetëm për tallje: "A është ky ai që Allahu ka dërguar si të Dërguar?
25:41.
WE 'IDHA R'EWKE 'IN JETTEHIDHUNEKE 'ILLA HUZUEN 'EHEDHAL-LEDHI BE'ATHEL-LAHU RESULEN
C
25:42.
"Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
25:42.
Për pak qe duke na shmangur nga hyjnitë tona, po të mos u kishim qëndruar atyre besnikë!” Por, kur të përballen me dënimin, do ta marrin vesh se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë.
25:42.
Ai pothuajse do të na kishte devijuar nga zotat tanë nëse nuk do të kishim duruar me ta." Por ata do të dinë kur ta shohin ndëshkimin, kush është më i humbur në rrugë.
25:42.
'IN KADE LEJUDILLUNA 'AN 'ALIHETINA LEWLA 'EN SEBERNA 'ALEJHA WE SEWFE JA'LEMUNE HINE JEREWNEL-'ADHABE MEN 'EDELLU SEBILEN
C
25:43.
A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?
25:43.
A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t'i bëhesh mbrojtës atij?
25:43.
A e ke parë atë që e ka marrë dëshirën e tij për zot? A do të jesh ti atëherë një mbrojtës mbi të?
25:43.
'ERE'EJTE MENI ETTEHADHE 'ILEHEHU HEWAHU 'EFE'ENTE TEKUNU 'ALEJHI WE KILEN
C
25:44.
A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
25:44.
A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë.
25:44.
Apo mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Jo, ata janë vetëm si bagëtitë. Jo, ata janë edhe më të humbur nga rruga.
25:44.
'EM TEHSEBU 'ENNE 'EKTHEREHUM JESMA'UNE 'EW JA'KILUNE 'IN HUM 'ILLA KAL'EN'AM BEL HUM 'EDELLU SEBILEN
C
25:45.
A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:45.
A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj,
25:45.
A nuk e sheh ti se si Zoti yt e shtrin hijen? Dhe sikur Ai të kishte dashur, Ai do ta kishte bërë atë të qëndrueshme. Pastaj Ne bëjmë që dielli të jetë një udhërrëfyes mbi të.
25:45.
'ELEM TERA 'ILA RABBIKE KEJFE MEDDE EDH-DHILLE WE LEW SHA'E LEXHE'ALEHU SAKINEN THUMME XHE'ALNA ESH-SHEMSE 'ALEJHI DELILAN
C
25:46.
Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:46.
pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.
25:46.
Pastaj Ne e tërheqim atë ngadalë drejt Nesh.
25:46.
THUMME KABEDNAHU 'ILEJNA KABDEN JESIRAN