Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:39. Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.
25:39. Dhe secilit prej tyre Ne u sollëm shembuj, dhe secilin prej tyre Ne e shkatërruam me një shkatërrim të plotë.
25:39. WE KULLEN DEREBNA LEHUL-'EMTHALE WE KULLAN TEBBERNA TETBIRÆN
C 25:40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
25:40. Ata me kohë kanë kaluar pranë vendbanimit që e shkatërroi shiu i tmerrshëm, e vallë, a nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk prisnin të ringjalleshin.
25:40. Dhe ata kanë kaluar mbi qytetin mbi të cilin ra një shi i keq. A nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk shpresojnë për ringjalljen.
25:40. WE LEKAD 'ETEW 'ALEL-KARJETI ELLETI 'UMTIRET METERE ES-SEW'I 'EFELEM JEKUNU JEREWNEHA BEL KANU LA JERXHUNE NUSHUREN
C 25:41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?"
25:41. Sa herë që të shohin ty, të marrin vetëm për tallje: “Vallë, këtë ka sjellë Allahu si të dërguar?!
25:41. Dhe kur ata të shohin ty, ata të marrin vetëm për tallje: "A është ky ai që Allahu ka dërguar si të Dërguar?
25:41. WE 'IDHA R'EWKE 'IN JETTEHIDHUNEKE 'ILLA HUZUEN 'EHEDHAL-LEDHI BE'ATHEL-LAHU RESULEN
C 25:42. "Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
25:42. Për pak qe duke na shmangur nga hyjnitë tona, po të mos u kishim qëndruar atyre besnikë!” Por, kur të përballen me dënimin, do ta marrin vesh se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë.
25:42. Ai pothuajse do të na kishte devijuar nga zotat tanë nëse nuk do të kishim duruar me ta." Por ata do të dinë kur ta shohin ndëshkimin, kush është më i humbur në rrugë.
25:42. 'IN KADE LEJUDILLUNA 'AN 'ALIHETINA LEWLA 'EN SEBERNA 'ALEJHA WE SEWFE JA'LEMUNE HINE JEREWNEL-'ADHABE MEN 'EDELLU SEBILEN
C 25:43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?
25:43. A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t'i bëhesh mbrojtës atij?
25:43. A e ke parë atë që e ka marrë dëshirën e tij për zot? A do të jesh ti atëherë një mbrojtës mbi të?
25:43. 'ERE'EJTE MENI ETTEHADHE 'ILEHEHU HEWAHU 'EFE'ENTE TEKUNU 'ALEJHI WE KILEN
C 25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë.
25:44. Apo mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Jo, ata janë vetëm si bagëtitë. Jo, ata janë edhe më të humbur nga rruga.
25:44. 'EM TEHSEBU 'ENNE 'EKTHEREHUM JESMA'UNE 'EW JA'KILUNE 'IN HUM 'ILLA KAL'EN'AM BEL HUM 'EDELLU SEBILEN
C 25:45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:45. A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj,
25:45. A nuk e sheh ti se si Zoti yt e shtrin hijen? Dhe sikur Ai të kishte dashur, Ai do ta kishte bërë atë të qëndrueshme. Pastaj Ne bëjmë që dielli të jetë një udhërrëfyes mbi të.
25:45. 'ELEM TERA 'ILA RABBIKE KEJFE MEDDE EDH-DHILLE WE LEW SHA'E LEXHE'ALEHU SAKINEN THUMME XHE'ALNA ESH-SHEMSE 'ALEJHI DELILAN
C 25:46. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:46. pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.
25:46. Pastaj Ne e tërheqim atë ngadalë drejt Nesh.
25:46. THUMME KABEDNAHU 'ILEJNA KABDEN JESIRAN
C 25:47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
25:47. Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur.
25:47. Dhe Ai është që ju bëri natën një mbulesë dhe gjumin si një pushim, dhe e bëri ditën për lëvizje.
25:47. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LIBASEN WE EN-NEWME SUBATAN WE XHE'ALE EN-NEHARE NUSHURÆN
C 25:48. Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
25:48. Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër,
25:48. Dhe Ai është që dërgon erërat si lajme të mira para mëshirës së Tij. Dhe Ne zbresim nga qielli ujë të pastër,
25:48. WE HUWEL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN TEHURAN
C 25:49. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
25:49. që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t'u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar.
25:49. Që me të Ne të mund të japim jetë një toke të vdekur dhe të shuajmë etjen e atyre që Ne kemi krijuar – bagëtitë dhe shumë njerëz.
25:49. LINUHJIJE BIHI BELDETEN MEJTEN WE NUSKIJEHU MIMMA HALEKNA 'EN'AMAN WE 'ENASIJE KETHIRÆN