U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:45.
A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:45.
A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj,
25:45.
A nuk e sheh ti se si Zoti yt e shtrin hijen? Dhe sikur Ai të kishte dashur, Ai do ta kishte bërë atë të qëndrueshme. Pastaj Ne bëjmë që dielli të jetë një udhërrëfyes mbi të.
25:45.
'ELEM TERA 'ILA RABBIKE KEJFE MEDDE EDH-DHILLE WE LEW SHA'E LEXHE'ALEHU SAKINEN THUMME XHE'ALNA ESH-SHEMSE 'ALEJHI DELILAN
C
25:46.
Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:46.
pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.
25:46.
Pastaj Ne e tërheqim atë ngadalë drejt Nesh.
25:46.
THUMME KABEDNAHU 'ILEJNA KABDEN JESIRAN
C
25:47.
E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
25:47.
Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur.
25:47.
Dhe Ai është që ju bëri natën një mbulesë dhe gjumin si një pushim, dhe e bëri ditën për lëvizje.
25:47.
WE HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LIBASEN WE EN-NEWME SUBATAN WE XHE'ALE EN-NEHARE NUSHURÆN
C
25:48.
Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
25:48.
Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër,
25:48.
Dhe Ai është që dërgon erërat si lajme të mira para mëshirës së Tij. Dhe Ne zbresim nga qielli ujë të pastër,
25:48.
WE HUWEL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN TEHURAN
C
25:49.
Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
25:49.
që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t'u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar.
25:49.
Që me të Ne të mund të japim jetë një toke të vdekur dhe të shuajmë etjen e atyre që Ne kemi krijuar – bagëtitë dhe shumë njerëz.
25:49.
LINUHJIJE BIHI BELDETEN MEJTEN WE NUSKIJEHU MIMMA HALEKNA 'EN'AMAN WE 'ENASIJE KETHIRÆN
C
25:50.
Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
25:50.
Ne e kemi përsëritur (dhuntinë) që të vënë veshin, por shumica e njerëzve kundërshtojnë e janë mosmirënjohës.
25:50.
Dhe me të vërtetë, Ne e shpërndamë atë mes tyre që ata të mund të përkujtojnë, por shumica e njerëzve refuzojnë përveçse të jenë mosmirënjohës.
25:50.
WE LEKAD SERREFNAHU BEJNEHUM LIJEDHDHEKKERU FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C
25:51.
Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
25:51.
Sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues.
25:51.
Dhe sikur të kishim dashur, Ne do të kishim dërguar në çdo qytet një paralajmërues.
25:51.
WE LEW SHI'NA LEBE'ATHNA FI KULLI KARJETIN NEDHIREN
C
25:52.
Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur'an) me një luftë të madhe.
25:52.
Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).
25:52.
Prandaj, mos iu bind jobesimtarëve, por lufto me të (Kuranin) kundër tyre një luftë të madhe.
25:52.
FELA TUTI'IL-KAFIRINE WE XHAHID/HUM BIHI XHIHADEN KEBIRAN
C
25:53.
Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
25:53.
Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, - njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, - duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre.
25:53.
Dhe Ai është që bashkoi dy dete, këtë të ëmbël dhe të freskët dhe atë të kripur dhe të hidhur, dhe vendosi mes tyre një pengesë dhe një ndalesë të plotë.
25:53.
WE HUWEL-LEDHI MEREXHEL-BEHREJNI HADHA 'ADHBUN FURATUN WE HEDHA MILHUN 'UXHAXHUN WE XHE'ALE BEJNEHUMA BERZEHEN WE HIXHRAN MEHXHURÆN
C
25:54.
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
25:54.
Është Ai që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.
25:54.
Dhe Ai është që krijoi nga uji një njeri dhe bëri mes tij dhe saj një lidhje farefisnie dhe martesore. Dhe Zoti yt është i Fuqishëm.
25:54.
WE HUWEL-LEDHI HALEKA MINEL-MA'I BESHEREN FEXHE'ALEHU NESEBAN WE SIHRÆN WE KANE REBBUKE KADIRÆN
C
25:55.
E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
25:55.
Megjithatë, ata adhurojnë, në vend të Allahut, gjëra që nuk mund t'u sjellin as dobi, as dëm. Jobesimtari është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij.
25:55.
Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë që nuk mund t'u sjellë asnjë dobi dhe as t'u bëjë dëm. Dhe jobesimtari është gjithmonë ndihmës kundër Zotit të tij.
25:55.
WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA'UHUM WE LA JEDURRUHUM WE KANEL-KAFIRU 'ALA RABBIHI DHEHIREN