U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:61.
Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni.
24:61.
Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju që të hani në shtëpinë tuaj, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata, çelësat e të cilëve u janë lënë juve, ose te miqtë. Nuk është gjynah për ju që të hani bashkërisht apo veçmas. Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet që të kuptoni.
24:61.
Nuk ka të keqe për të verbërin, dhe as për të çalin, dhe as për të sëmurin, dhe as për ju që të hani në shtëpitë tuaja ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato që ju keni çelësat e tyre, ose në ato që janë miqtë tuaj. Nuk ka asnjë të keqe për ju të hani bashkë ose veçmas. Por kur të hyni në shtëpi, përshëndetni njëri-tjetrin me një përshëndetje nga Allahu, të bekuar dhe të mirë. Kështu Allahu ju sqaron ajetet, që ju të mund të kuptoni.
24:61.
LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE LA 'ALA 'ENFUSIKUM 'EN TE'KULU MIN BUJUTIKUM 'EW BUJUTI 'ABA'IKUM 'EW BUJUTI 'UMMEHATIKUM 'EW BUJUTI 'IHWANIKUM 'EW BUJUTI 'EHAWATIKUM 'EW BUJUTI 'A'MAMIKUM 'EW BUJUTI 'AMMATIKUM 'EW BUJUTI 'EHWALIKUM 'EW BUJUTI HALATIKUM 'EW MA MELEKTUM MEFATIHEHU 'EW SEDIKIKUM LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TE'KULU XHEMI'EN 'EW 'ESHTATAN FE'IDHA DEHALTUM BUJUTÆN FESELLIMU 'ALA 'ENFUSIKUM TEHIJETEN MIN 'INDI ELLAHI MUBAREKETEN TEJJIBETEN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C
24:62.
Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
24:62.
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kur të kërkojnë leje prej teje për ndonjë punë të tyre, jepi leje kujt të duash dhe kërko për ata falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
24:62.
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kur janë me të për ndonjë çështje të përbashkët, ata nuk largohen derisa t'i kërkojnë atij leje. Me të vërtetë, ata që të kërkojnë leje, ata janë ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Prandaj, kur ata të kërkojnë leje për disa nga punët e tyre, jepu leje atyre për kë të duash prej tyre, dhe kërkoji falje Allahut për ta. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:62.
'INNEMAL-MU'UMINUNEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RESULIHI WE 'IDHA KANU ME'AHU 'ALA 'EMRIN XHAMI'IN LEM JEDH/HEBU HETTA JESTE'DHINUHU 'INNEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE 'ULA'IKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI FE'IDHA ESTE'DHENUKE LIBA'DI SHE'NIHIM FE'DHEN LIMEN SHI'TE MINHUM WE ESTEGFIR LEHUMU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
24:63.
Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.
24:63.
Mos ia drejtoni thirrjen të Dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit; Allahu, me siguri, i di ata që shkëputen prej jush tinëzisht. Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.
24:63.
Mos e bëni thirrjen e të Dërguarit ndërmjet jush si thirrjen e ndërsjellë të njëri-tjetrit. Allahu i di ata ndër ju që largohen fshehurazi. Prandaj, le të kenë kujdes ata që i kundërshtojnë urdhrat e tij që të mos i zërë ndonjë fitne ose t'i prekë një ndëshkim i dhimbshëm.
24:63.
LA TEXH'ALU DU'A'E ER-RESULI BEJNEKUM KEDU'A'I BA'DIKUM BA'DEN KAD JA'LEMU ELLAHUL-LEDHINE JETESELLELUNE MINKUM LIWADHAN FELJEHDHERIL-LEDHINE JUHALIFUNE 'AN 'EMRIHI 'EN TUSIBEHUM FITNETUN 'EW JUSIBEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
24:64.
Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
24:64.
Pa dyshim, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai e di se çfarë bëni. Dhe Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, do t'i njoftojë për veprat që kanë bërë. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
24:64.
Me të vërtetë, të Allahut është gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Ai e di atë në të cilën jeni. Dhe ditën kur ata do të kthehen tek Ai, Ai do t'i informojë ata për atë që bënë. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:64.
'ELA 'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KAD JA'LEMU MA 'ENTUM 'ALEJHI WE JEWME JURXHA'UNE 'ILEJHI FEJUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
25:1.
Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:1.
I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët;
25:1.
I bekuar qoftë Ai që ka shpallur Dalluesin te robi i Tij, që të jetë një paralajmërues për botët.
25:1.
TEBAREKEL-LEDHI NEZZELEL-FURKANE 'ALA 'ABDIHI LIJEKUNE LIL'ALEMINE NEDHIREN
C
25:2.
Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:2.
Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
25:2.
Ai që i përket sundimi i qiejve dhe tokës dhe që nuk ka marrë një fëmijë dhe që nuk ka shok në sundim, dhe që ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar atë me masë të saktë.
25:2.
EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE HALEKA KULLE SHEJ'IN FEKADDEREHU TEKDIRAN
C
25:3.
Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:3.
E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.
25:3.
Por ata kanë marrë përveç Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë dhe që vetë janë të krijuar, dhe që nuk kanë fuqinë të shkaktojnë dëm ose të sjellin dobi për veten e tyre dhe nuk kanë fuqinë për të kontrolluar vdekjen, as jetën dhe as ringjalljen.
25:3.
WE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE WE LA JEMLIKUNE LI'NFUSIHIM DERRAN WE LA NEF'ÆN WE LA JEMLIKUNE MEWTÆN WE LA HEJÆTEN WE LA NUSHURÆN
C
25:4.
Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:4.
Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje.
25:4.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar, dhe disa njerëz të tjerë i kanë ndihmuar atij në të." Me të vërtetë, ata kanë sjellë padrejtësi dhe gënjeshtër.
25:4.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA 'IFKUN EFTERAHU WE 'A'ANEHU 'ALEJHI KAWMUN 'AHARUNE FEKAD XHA'U DHULMEN WE ZURAN
C
25:5.
Edhe thanë: "(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje".
25:5.
Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t'i shkruhen e t'i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”
25:5.
Dhe ata thonë: "Ato janë legjenda të të parëve, që ai i ka shkruar dhe që i lexohen atij mëngjes dhe mbrëmje."
25:5.
WE KALU 'ESATIRUL-'EWWELINE EKTETEBEHA FEHIJE TUMLA 'ALEJHI BUKRETEN WE 'ESILEN
C
25:6.
Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
25:6.
Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues”.
25:6.
Thuaj: "Ai që e di të fshehtën e ka shpallur atë. Dhe Ai është i Butë, i Mëshirë."
25:6.
KUL 'ENZELEHUL-LEDHI JA'LEMU ES-SIRRE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU KANE GAFUREN REHIMAN
C
25:7.
E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?"
25:7.
Gjithashtu ata thonë: “Ç'është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!
25:7.
Dhe ata thonë: "Ç'është me këtë të Dërguar që ha ushqim dhe ecën në tregje? Pse nuk i është dërguar atij një engjëll që të jetë bashkë me të një paralajmërues?
25:7.
WE KALU MALI HADHA ER-RESULI JE'KULUT-TA'AME WE JEMSHI FIL-'ESWAKI LEWLA 'UNZILE 'ILEJHI MELEKUN FEJEKUNE ME'AHU NEDHIREN