U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:64.
Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
24:64.
Pa dyshim, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai e di se çfarë bëni. Dhe Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, do t'i njoftojë për veprat që kanë bërë. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
24:64.
Me të vërtetë, të Allahut është gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Ai e di atë në të cilën jeni. Dhe ditën kur ata do të kthehen tek Ai, Ai do t'i informojë ata për atë që bënë. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:64.
'ELA 'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KAD JA'LEMU MA 'ENTUM 'ALEJHI WE JEWME JURXHA'UNE 'ILEJHI FEJUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
25:1.
Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:1.
I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët;
25:1.
I bekuar qoftë Ai që ka shpallur Dalluesin te robi i Tij, që të jetë një paralajmërues për botët.
25:1.
TEBAREKEL-LEDHI NEZZELEL-FURKANE 'ALA 'ABDIHI LIJEKUNE LIL'ALEMINE NEDHIREN
C
25:2.
Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:2.
Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
25:2.
Ai që i përket sundimi i qiejve dhe tokës dhe që nuk ka marrë një fëmijë dhe që nuk ka shok në sundim, dhe që ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar atë me masë të saktë.
25:2.
EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE HALEKA KULLE SHEJ'IN FEKADDEREHU TEKDIRAN
C
25:3.
Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:3.
E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.
25:3.
Por ata kanë marrë përveç Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë dhe që vetë janë të krijuar, dhe që nuk kanë fuqinë të shkaktojnë dëm ose të sjellin dobi për veten e tyre dhe nuk kanë fuqinë për të kontrolluar vdekjen, as jetën dhe as ringjalljen.
25:3.
WE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE WE LA JEMLIKUNE LI'NFUSIHIM DERRAN WE LA NEF'ÆN WE LA JEMLIKUNE MEWTÆN WE LA HEJÆTEN WE LA NUSHURÆN
C
25:4.
Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:4.
Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje.
25:4.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar, dhe disa njerëz të tjerë i kanë ndihmuar atij në të." Me të vërtetë, ata kanë sjellë padrejtësi dhe gënjeshtër.
25:4.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA 'IFKUN EFTERAHU WE 'A'ANEHU 'ALEJHI KAWMUN 'AHARUNE FEKAD XHA'U DHULMEN WE ZURAN
C
25:5.
Edhe thanë: "(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje".
25:5.
Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t'i shkruhen e t'i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”
25:5.
Dhe ata thonë: "Ato janë legjenda të të parëve, që ai i ka shkruar dhe që i lexohen atij mëngjes dhe mbrëmje."
25:5.
WE KALU 'ESATIRUL-'EWWELINE EKTETEBEHA FEHIJE TUMLA 'ALEJHI BUKRETEN WE 'ESILEN
C
25:6.
Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
25:6.
Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues”.
25:6.
Thuaj: "Ai që e di të fshehtën e ka shpallur atë. Dhe Ai është i Butë, i Mëshirë."
25:6.
KUL 'ENZELEHUL-LEDHI JA'LEMU ES-SIRRE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU KANE GAFUREN REHIMAN
C
25:7.
E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?"
25:7.
Gjithashtu ata thonë: “Ç'është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!
25:7.
Dhe ata thonë: "Ç'është me këtë të Dërguar që ha ushqim dhe ecën në tregje? Pse nuk i është dërguar atij një engjëll që të jetë bashkë me të një paralajmërues?
25:7.
WE KALU MALI HADHA ER-RESULI JE'KULUT-TA'AME WE JEMSHI FIL-'ESWAKI LEWLA 'UNZILE 'ILEJHI MELEKUN FEJEKUNE ME'AHU NEDHIREN
C
25:8.
Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!"
25:8.
Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?!” Të padrejtët thonë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur”!
25:8.
Ose pse nuk i është dhënë atij një thesar ose pse nuk ka një kopsht nga i cili të hajë?" Dhe të padrejtët thonë: "Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur."
25:8.
'EW JULKA 'ILEJHI KENZUN 'EW TEKUNU LEHU XHENNETUN JE'KULU MINHA WE KALE EDH-DHALIMUNE 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA REXHULEN MESHURAN
C
25:9.
Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:9.
Shiko çfarë shembujsh të sjellin e ata (me këtë) kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë.
25:9.
Shiko si t'i kanë bërë ty shembuj. Ata janë të humbur, dhe ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
25:9.
ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C
25:10.
Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:10.
Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.
25:10.
I bekuar qoftë Ai që, sikur të dëshironte, do të të jepte më të mirë se këto: kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe do të të bënte për ty pallate.
25:10.
TEBAREKEL-LEDHI 'IN SHA'E XHE'ALE LEKE HAJREN MIN DHALIKE XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE JEXH'AL LEKE KUSURAN