Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti.
24:58. O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s'kanë arritur pubertetin, le t'ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
24:58. O ju që besoni, le të kërkojnë leje ata që i posedojnë të djathtat tuaja dhe ata që nuk kanë arritur pjekurinë midis jush, tri herë (para se të hyjnë): para namazit të sabahut, kur ju hiqni rrobat tuaja për pushim mesditor dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri raste për ju (për privatësi). Pas këtyre, nuk ka asnjë të keqe për ju dhe as për ta që të qarkullojnë mes jush, duke qenë disa prej jush shërbëtorë të disa të tjerëve. Kështu Allahu ju sqaron ajetet. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:58. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LIJESTE'DHINKUMUL-LEDHINE MELEKET 'EJMANUKUM WEL-LEDHINE LEM JEBLUGUL-HULUME MINKUM THELATHE MERRATIN MIN KABLI SELETIL-FEXHRI WE HINE TEDA'UNE THIJA BEKUM MINE EDH-DHEHIRETI WE MIN BA'DI SELATIL-'ISHA'I THELATHU 'AWRATIN LEKUM LEJSE 'ALEJKUM WE LA 'ALEJHIM XHUNAHUN BA'DEHUNNE TEWWAFUNE 'ALEJKUM BA'DUKUM 'ALA BA'DIN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJA TI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 24:59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
24:59. Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
24:59. Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë pjekurinë, atëherë le të kërkojnë leje, siç kanë kërkuar leje ata para tyre. Kështu Allahu ju sqaron ajetet e Tij. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:59. WE 'IDHA BELEGAL-'ETFALU MINKUMUL-HULUME FELJESTE'DHINU KEMA ESTE'DHENEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 24:60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
24:60. Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
24:60. Dhe për gratë e moshuara që nuk shpresojnë më për martesë, nuk ka asnjë të keqe për to të heqin rrobat e jashtme, përveçse për të mos shfaqur zbukurimet. Por të përmbahen është më e mirë për to. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.
24:60. WEL-KAWA'IDU MINE EN-NISA'L-LATI LA JERXHUNE NIKAHEN FELEJSE 'ALEJHINNE XHUNAHUN 'EN JEDA'NE THIJABEHUNNE GAJRE MUTEBERRIXHATIN BIZINETIN WE 'EN JESTA'FIFNE HAJRUN LEHUNNE WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 24:61. Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni.
24:61. Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju që të hani në shtëpinë tuaj, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata, çelësat e të cilëve u janë lënë juve, ose te miqtë. Nuk është gjynah për ju që të hani bashkërisht apo veçmas. Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet që të kuptoni.
24:61. Nuk ka të keqe për të verbërin, dhe as për të çalin, dhe as për të sëmurin, dhe as për ju që të hani në shtëpitë tuaja ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato që ju keni çelësat e tyre, ose në ato që janë miqtë tuaj. Nuk ka asnjë të keqe për ju të hani bashkë ose veçmas. Por kur të hyni në shtëpi, përshëndetni njëri-tjetrin me një përshëndetje nga Allahu, të bekuar dhe të mirë. Kështu Allahu ju sqaron ajetet, që ju të mund të kuptoni.
24:61. LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE LA 'ALA 'ENFUSIKUM 'EN TE'KULU MIN BUJUTIKUM 'EW BUJUTI 'ABA'IKUM 'EW BUJUTI 'UMMEHATIKUM 'EW BUJUTI 'IHWANIKUM 'EW BUJUTI 'EHAWATIKUM 'EW BUJUTI 'A'MAMIKUM 'EW BUJUTI 'AMMATIKUM 'EW BUJUTI 'EHWALIKUM 'EW BUJUTI HALATIKUM 'EW MA MELEKTUM MEFATIHEHU 'EW SEDIKIKUM LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TE'KULU XHEMI'EN 'EW 'ESHTATAN FE'IDHA DEHALTUM BUJUTÆN FESELLIMU 'ALA 'ENFUSIKUM TEHIJETEN MIN 'INDI ELLAHI MUBAREKETEN TEJJIBETEN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 24:62. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
24:62. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kur të kërkojnë leje prej teje për ndonjë punë të tyre, jepi leje kujt të duash dhe kërko për ata falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
24:62. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kur janë me të për ndonjë çështje të përbashkët, ata nuk largohen derisa t'i kërkojnë atij leje. Me të vërtetë, ata që të kërkojnë leje, ata janë ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Prandaj, kur ata të kërkojnë leje për disa nga punët e tyre, jepu leje atyre për kë të duash prej tyre, dhe kërkoji falje Allahut për ta. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:62. 'INNEMAL-MU'UMINUNEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RESULIHI WE 'IDHA KANU ME'AHU 'ALA 'EMRIN XHAMI'IN LEM JEDH/HEBU HETTA JESTE'DHINUHU 'INNEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE 'ULA'IKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI FE'IDHA ESTE'DHENUKE LIBA'DI SHE'NIHIM FE'DHEN LIMEN SHI'TE MINHUM WE ESTEGFIR LEHUMU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 24:63. Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.
24:63. Mos ia drejtoni thirrjen të Dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit; Allahu, me siguri, i di ata që shkëputen prej jush tinëzisht. Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.
24:63. Mos e bëni thirrjen e të Dërguarit ndërmjet jush si thirrjen e ndërsjellë të njëri-tjetrit. Allahu i di ata ndër ju që largohen fshehurazi. Prandaj, le të kenë kujdes ata që i kundërshtojnë urdhrat e tij që të mos i zërë ndonjë fitne ose t'i prekë një ndëshkim i dhimbshëm.
24:63. LA TEXH'ALU DU'A'E ER-RESULI BEJNEKUM KEDU'A'I BA'DIKUM BA'DEN KAD JA'LEMU ELLAHUL-LEDHINE JETESELLELUNE MINKUM LIWADHAN FELJEHDHERIL-LEDHINE JUHALIFUNE 'AN 'EMRIHI 'EN TUSIBEHUM FITNETUN 'EW JUSIBEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 24:64. Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
24:64. Pa dyshim, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai e di se çfarë bëni. Dhe Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, do t'i njoftojë për veprat që kanë bërë. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
24:64. Me të vërtetë, të Allahut është gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Ai e di atë në të cilën jeni. Dhe ditën kur ata do të kthehen tek Ai, Ai do t'i informojë ata për atë që bënë. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
24:64. 'ELA 'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KAD JA'LEMU MA 'ENTUM 'ALEJHI WE JEWME JURXHA'UNE 'ILEJHI FEJUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 25:1. Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:1. I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët;
25:1. I bekuar qoftë Ai që ka shpallur Dalluesin te robi i Tij, që të jetë një paralajmërues për botët.
25:1. TEBAREKEL-LEDHI NEZZELEL-FURKANE 'ALA 'ABDIHI LIJEKUNE LIL'ALEMINE NEDHIREN
C 25:2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:2. Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
25:2. Ai që i përket sundimi i qiejve dhe tokës dhe që nuk ka marrë një fëmijë dhe që nuk ka shok në sundim, dhe që ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar atë me masë të saktë.
25:2. EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE HALEKA KULLE SHEJ'IN FEKADDEREHU TEKDIRAN
C 25:3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:3. E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.
25:3. Por ata kanë marrë përveç Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë dhe që vetë janë të krijuar, dhe që nuk kanë fuqinë të shkaktojnë dëm ose të sjellin dobi për veten e tyre dhe nuk kanë fuqinë për të kontrolluar vdekjen, as jetën dhe as ringjalljen.
25:3. WE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE WE LA JEMLIKUNE LI'NFUSIHIM DERRAN WE LA NEF'ÆN WE LA JEMLIKUNE MEWTÆN WE LA HEJÆTEN WE LA NUSHURÆN
C 25:4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:4. Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje.
25:4. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar, dhe disa njerëz të tjerë i kanë ndihmuar atij në të." Me të vërtetë, ata kanë sjellë padrejtësi dhe gënjeshtër.
25:4. WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA 'IFKUN EFTERAHU WE 'A'ANEHU 'ALEJHI KAWMUN 'AHARUNE FEKAD XHA'U DHULMEN WE ZURAN