Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 22. Haxh
Ajete: 78

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
22:1. O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe!
22:1. O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, tronditja e Orës është diçka e madhe.
22:1. JA 'EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM 'INNE ZELZELETE ES-SA'ATI SHEJ'UN 'ADHIMUN
C 22:2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
22:2. Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t'i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.
22:2. Ditën kur ju do ta shihni atë, çdo grua me barrë do të hedhë atë që mbante, dhe çdo grua me gji do të harrojë fëmijën e saj, dhe do të shohësh njerëzit të dehur, ndërkohë që ata nuk janë të dehur, por ndëshkimi i Allahut është i ashpër.
22:2. JEWME TEREWNEHA TEDH/HELU KULLU MURDI'ATIN 'AMMA 'ERDE'AT WE TEDA'U KULLU DHATI HEMLIN HEMLEHA WE TERA EN-NASE SUKARA WE MA HUM BISUKARA WE LEKINNE 'ADHABEL-LAHI SHEDIDUN
C 22:3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
22:3. Ka disa njerëz që diskutojnë për Allahun, pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli të ndërkryer,
22:3. Dhe ndër njerëz ka të tillë që argumentojnë për Allahun pa dijeni dhe ndjekin çdo shejtan të pabesë.
22:3. WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE JETTEBI'U KULLE SHEJTANIN MERIDIN
C 22:4. Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
22:4. e është caktuar për të (djallin), se kush e bën mik, ai (djalli) do ta shmangë (mikun) e do ta sjellë atë në dënimin e zjarrit.
22:4. Është caktuar për atë (shejtanin) që kushdo që e merr atë për mik, atëherë me të vërtetë, ai do ta devijojë atë dhe do ta udhëzojë atë drejt ndëshkimit të zjarrit.
22:4. KUTIBE 'ALEJHI 'ENNEHU MEN TEWELLAHU FE'ENNEHU JUDILLUHU WE JEHDIHI 'ILA 'ADHABI ES-SA'IRI
C 22:5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
22:5. O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t'jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift.
22:5. O njerëz, nëse jeni në dyshim për Ringjalljen, atëherë (mendoni se) Ne ju kemi krijuar juve nga pluhuri, pastaj nga një pikë, pastaj nga një copëz e ngjitur, pastaj nga një copëz mishi të formuar dhe të pashformuar, që t'ju sqarojmë juve. Dhe Ne e vendosim atë që duam në mitër për një kohë të caktuar, pastaj ju nxjerrim si foshnja, pastaj që të arrini pjekurinë tuaj. Dhe nga ju ka që vdes më parë dhe nga ju ka që kthehet në moshën më të ulët, që të mos dijë asgjë pas një dijeje. Dhe ti shikon tokën të tharë, por kur Ne zbresim mbi të ujin, ajo dridhet dhe fryhet dhe nxjerr bimë të çdo lloji të bukur.
22:5. JA 'EJJUHA EN-NASU 'IN KUNTUM FI REJBIN MINEL-BA'THI FE'INNA HALEKNAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN 'ALEKATIN THUMME MIN MUDGATIN MUHALLEKATIN WE GAJRI MUHALLEKATIN LINUBEJJINE LEKUM WE NUKIRRU FIL-'ERHAMI MA NESHA'U 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN THUMME NUHRIXHUKUM TIFLEN THUMME LITEBLUGU 'ESHUDDEKUM WE MINKUM MEN JUTEWEFFA WE MINKUM MEN JUREDDU 'ILA 'ERDHELIL-'UMURI LIKEJLA JA'LEME MIN BA'DI 'ILMIN SHEJ'AN WE TERAL-'ERDE HAMIDETEN FE'IDHA 'ENZELNA 'ALEJHAL-MA'E EHTEZZET WE REBET WE 'ENBETET MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C 22:6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
22:6. Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë,
22:6. Kjo është sepse Allahu është Ai i Vërteti dhe se Ai ngjall të vdekurit dhe se Ai është i aftë për çdo gjë.
22:6. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNEHU JUHJIL-MEWTA WE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 22:7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
22:7. se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s'ka dyshim dhe se Allahu do t'i ringjallë ata që janë në varre.
22:7. Dhe se Ora do të vijë – në këtë nuk ka dyshim – dhe se Allahu do të ringjallë ata që janë në varre.
22:7. WE 'ENNE ES-SA'ATE 'ATIJETUN LA REJBE FIHA WE 'ENNEL-LAHE JEB'ATHU MEN FIL-KUBURI
C 22:8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
22:8. Disa njerëz diskutojnë për Allahun pa kurrfarë diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriçues.
22:8. Dhe ndër njerëz ka të tillë që argumentojnë për Allahun pa dije, pa udhëzim dhe pa një libër ndriçues,
22:8. WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE LA HUDEN WE LA KITABIN MUNIRIN
C 22:9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
22:9. Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të largojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Këta njerëz do të poshtërohen në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit Ne do t'i bëjmë, që të shijojnë dënimin e zjarrit të ndezur fort
22:9. Duke kthyer qafën me arrogancë, që të largojë njerëzit nga rruga e Allahut. Për të, në këtë botë, ka poshtërim, dhe Ne do ta shijojmë atë ditën e ringjalljes ndëshkimin e djegies.
22:9. THANIJE 'ITFIHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI LEHU FI ED-DUNJA HIZJUN WE NUDHIKUHU JEWMEL-KIJAMETI 'ADHABEL-HERIKI
C 22:10. Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
22:10. (duke iu thënë): “Ky (dënim) është për shkak të veprave tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.”
22:10. (Do t'i thuhet atij): "Kjo është për atë që duart e tua dërguan më parë, dhe me të vërtetë, Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij."
22:10. DHALIKE BIMA KADDEMET JEDAKE WE 'ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 22:11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
22:11. Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.
22:11. Dhe ndër njerëz ka të tillë që i adhurojnë Allahun në kufi. Nëse e godet atë ndonjë mirësi, ai është i kënaqur me të, por nëse e godet atë ndonjë sprovë, ai kthen shpinën. Ai ka humbur këtë botë dhe botën tjetër. Kjo është një humbje e qartë.
22:11. WE MINE EN-NASI MEN JA'BUDU ELLAHE 'ALA HERFIN FE'IN 'ESABEHU HAJRUN ETME'ENNE BIHI WE 'IN 'ESABET/HU FITNETUN ENKALEBE 'ALA WEXHHIHI HASIRE ED-DUNJA WEL-'AHIRETE DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C 22:12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
22:12. Në vend të Allahut, ata u luten edhe atyre që nuk mund të sjellin as ndonjë dëm e as ndonjë dobi. Kjo është vërtet humbja e largët.
22:12. Ai i thërret përveç Allahut atë që nuk i sjell as dëm dhe as dobi. Ky është një devijim i largët.
22:12. JED'U MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHU WE MA LA JENFA'UHU DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA'IDU
C 22:13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
22:13. Ata i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia: një zotëri i keq dhe një shok i keq!
22:13. Ai i thërret atij dëmi më të afërt se dobia. Sa mbrojtës i keq dhe sa mik i keq!
22:13. JED'U LEMEN DERRUHU 'EKREBU MIN NEF'IHI LEBI'SEL-MEWLA WE LEBI'SEL-'ASHIRU
C 22:14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
22:14. Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t'i fusë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dëshirojë.
22:14. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:14. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JURIDU
C 22:15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
22:15. Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë (Muhamedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të lidhë një litar në tavan e të varet! Pastaj le të shohë nëse do t'ia largojë ky veprim hidhërimin!
22:15. Kushdo që mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (të Dërguarin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të zgjatë një litar drejt qiellit, pastaj le të ndërpresë atë, pastaj le të shohë nëse plani i tij do t'i heqë atij atë që e zemëron.
22:15. MEN KANE JEDHUNNU 'EN LEN JENSUREHU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI FELJEMDUD BISEBEBIN 'ILA ES-SEMA'I THUMME LIJEKTA' FELJENDHUR HEL JUDH/HIBENNE KEJDUHU MA JEGIDHU
C 22:16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
22:16. Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në vargje të qarta dhe, sigurisht, Allahu udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
22:16. Dhe kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kuranin) si ajete të qarta. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon atë që dëshiron.
22:16. WE KEDHELIKE 'ENZELNAHU 'AJATIN BEJJINATIN WE 'ENNEL-LAHE JEHDI MEN JURIDU
C 22:17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
22:17. Vërtet, si ata që kanë besuar, ashtu dhe hebrenjtë, sabi'inët, të krishterët, mexhusitë e idhujtarët, Allahu do t'i gjykojë drejt të gjithë Ditën e Kiametit. Nuk ka dyshim, se Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
22:17. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe ata që janë hebrenj, sabeitët, të krishterët, zoroastrianët dhe ata që i bëjnë shok Allahut – me të vërtetë, Allahu do të gjykojë mes tyre ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.
22:17. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI'INE WE EN-NESARA WEL-MEXHUSE WEL-LEDHINE 'ESHREKU 'INNALL-LLAHE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 22:18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
22:18. A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit (myslimanët)? Por ka shumë njerëz (mohues), që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë.
22:18. A nuk e sheh ti se të gjithë ata që janë në qiej dhe në tokë, dhe dielli dhe hëna dhe yjet dhe malet dhe pemët dhe kafshët dhe shumë nga njerëzit bien në sexhde për Allahun? Por shumë prej tyre meritojnë ndëshkimin. Dhe atë që Allahu e poshtëron, askush nuk mund ta nderojë atë. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:18. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JESXHUDU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU WE EN-NUXHUMU WEL-XHIBALU WE ESH-SHEXHERU WE ED-DEWABBU WE KETHIRUN MINE EN-NASI WE KETHIRUN HEKKA 'ALEJHIL-'ADHABU WE MEN JUHINI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUKRIMIN 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JESHA'U
C 22:19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
22:19. Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre, por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar,
22:19. Këta janë dy kundërshtarë që grinden për Zotin e tyre. Sa për ata që nuk besojnë, për ta janë bërë rroba nga zjarri. Uji i vluar do të derdhet mbi kokat e tyre.
22:19. HEDHANI HASMANI EHTESEMU FI RABBIHIM FE-EL-LEDHINE KEFERU KUTTI'AT LEHUM THIJABUN MIN NARIN JUSEBBU MIN FEWKI RU'USIHIMUL-HEMIMU
C 22:20. Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
22:20. me të cilin do t'u shkrihen ç'kanë në barqe dhe lëkura.
22:20. Me të do të shkrihet ajo që është brenda barkut të tyre dhe lëkurat e tyre.
22:20. JUSHERU BIHI MA FI BUTUNIHIM WEL-XHULUDU
C 22:21. Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22:21. Për ata ka kamxhikë prej hekuri.
22:21. Dhe për ta janë shkopinj prej hekuri.
22:21. WE LEHUM MEKAMI'U MIN HEDIDIN
C 22:22. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
22:22. Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do t'u thuhet): “Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme!”
22:22. Sa herë që ata përpiqen të dalin prej tij nga agonia e tij, ata do të kthehen në të, dhe (do t'u thuhet): "Shijoni ndëshkimin e djegies."
22:22. KULLEMA 'ERADU 'EN JEHRUXHU MINHA MIN GAMMIN 'U'IDU FIHA WE DHUKU 'ADHABEL-HERIKI
C 22:23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
22:23. S'ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë të artë dhe inxhi e rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
22:23. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe me perla, dhe veshjet e tyre atje do të jenë prej mëndafshi.
22:23. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C 22:24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
22:24. Ata qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t'u lavdëruar.
22:24. Dhe ata janë udhëzuar drejt fjalës më të mirë, dhe ata janë udhëzuar drejt rrugës së të Lavdëruarit.
22:24. WE HUDU 'ILAT-TEJJIBI MINEL-KAWLI WE HUDU 'ILA SIRATIL-HEMIDI
C 22:25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
22:25. Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.
22:25. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe nga Mesxhidul-Harami, të cilin Ne e kemi bërë për njerëzit, të barabartë për ata që janë vendas dhe ata që janë të huaj. Dhe kushdo që dëshiron në të ndonjë devijim të padrejtë, Ne do ta bëjmë atë të shijojë një ndëshkim të dhimbshëm.
22:25. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WEL-MESXHIDIL-HERAMIL-LEDHI XHE'ALNAHU LILNNASI SEWA'ENL-'AKIFU FIHI WEL-BADI WE MEN JURID FIHI BI'ILHADIN BIDHULMIN NUDHIKHU MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C 22:26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
22:26. Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.
22:26. Dhe kur Ne i përcaktuam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (duke thënë): "Mos më bëj shok asgjë dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e sillen përreth saj dhe qëndrojnë në të dhe që përkulen dhe bien në sexhde.
22:26. WE 'IDH BEWWE'NA LI'IBRAHIME MEKANEL-BEJTI 'EN LA TUSHRIK BI SHEJ'EN WE TEHHIR BEJTIJE LILTTA'IFINE WEL-KA'IMINE WE ER-RUKKA'I ES-SUXHUDI
C 22:27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
22:27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,
22:27. Dhe shpall ndër njerëzit Haxhin. Ata do të vijnë te ti më këmbë dhe mbi çdo deve të dobët. Ata do të vijnë nga çdo rrugë e largët,
22:27. WE 'EDHDHIN FI EN-NASI BIL-HEXHXHI JE'TUKE RIXHALEN WE 'ALA KULLI DAMIRIN JE'TINE MIN KULLI FEXHXHIN 'AMIKIN
C 22:28. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
22:28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
22:28. Që ata të mund të dëshmojnë dobi për ta dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Prandaj, hani prej tyre dhe ushqeni të varfrit që kanë nevojë.
22:28. LIJESH/HEDU MENAFI'A LEHUM WE JEDHKURU ESMEL-LAHI FI 'EJJAMIN MA'LUMATIN 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AM FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-BA'ISEL-FEKIRE
C 22:29. Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le t'i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj le të përmbushin detyrimet e tyre, le të përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavafin përreth Shtëpisë së Lashtë."
22:29. THUMME LIJEKDU TEFETHEHUM WE LIUFU NUDHUREHUM WE LIETTEWWEFU BIL-BEJTIL-'ATIKI
C 22:30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
22:30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.
22:30. Kjo është kështu. Dhe kushdo që nderon atë që është e shenjtë për Allahun, kjo është më e mirë për të te Zoti i tij. Dhe ju janë lejuar kafshët, përveç asaj që ju është lexuar juve. Prandaj, shmangni papastërtinë e idhujve dhe shmangni fjalët e rreme.
22:30. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM HURUMATI ELLAHI FEHUWE HAJRUN LEHU 'INDE RABBIHI WE 'UHILLET LEKUMUL-'EN'AM 'ILLA MA JUTLA 'ALEJKUM FAXHTENIBU ER-RIXHSE MINEL-'EWTHANI WE EXHTENIBU KAWLE EZ-ZURI
C 22:31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
22:31. Përuluni plotësisht para Allahut me sinqeritet, duke mos i shoqëruar asgjë Atij (në adhurim). Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur.
22:31. Duke qenë të pastër për Allahun, jo duke i bërë shok Atij. Dhe kushdo që i bën shok Allahut, është sikur ka rënë nga qielli dhe shpendët e kanë kapur atë ose era e ka hedhur atë në një vend të largët.
22:31. HUNEFA'E LILLAHI GAJRE MUSHRIKINE BIHI WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKE'ENNEMA HARRE MINE ES-SEMA'I FETEHTEFUHUT-TEJRU 'EW TEHWI BIHI ER-RIHU FI MEKANIN SEHIKIN
C 22:32. Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
22:32. Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.
22:32. Kështu është. Dhe kushdo që nderon simbolet e Allahut, kjo është nga devotshmëria e zemrave.
22:32. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM SHA'A'IREL-LAHI FE'INNEHA MIN TEKWAL-KULUBI
C 22:33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
22:33. Ju do të përfitoni nga ato (kafshë) deri në një kohë të caktuar; pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë.
22:33. Për ju, në to (kafshët e therura) ka përfitime deri në një kohë të caktuar, pastaj vendi i tyre i therjes është te Shtëpia e Shenjtë e Lashtë.
22:33. LEKUM FIHA MENAFI'U 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN THUMME MEHILLUHA 'ILAL-BEJTIL-'ATIKI
C 22:34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
22:34. Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur,
22:34. Dhe për çdo komb Ne kemi caktuar një rit, që ata të mund të përmendin emrin e Allahut mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Dhe Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj dorëzohuni ndaj Tij. Dhe përgëzoi të përulurit,
22:34. WE LIKULLI 'UMMETIN XHE'ALNA MENSEKEN LIJEDHKURU ESMEL-LAHI 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AMI FE'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FELEHU 'ESLIMU WE BESHSHIRIL-MUHBITINE
C 22:35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
22:35. atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë.
22:35. Ata që, kur përmendet Allahu, zemrat e tyre dridhen, dhe ata që durojnë atë që i godet, dhe që falin namazin, dhe që japin nga ajo që Ne u kemi furnizuar atyre.
22:35. EL-LEDHINE 'IDHA DHUKIREL-LAHU WEXHILET KULUBUHUM WE ES-SABIRINE 'ALA MA 'ESABEHUM WEL-MUKIMI ES-SELETI WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 22:36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t'i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Dhe për kafshët e therjes, Ne i kemi bërë ato për ju nga simbolet e Allahut. Në to ka të mira për ju. Prandaj, përmendni emrin e Allahut mbi to kur ato qëndrojnë në këmbë. Pastaj, kur ato bien në anën e tyre, hani prej tyre dhe ushqeni të kënaqurit dhe ata që kërkojnë. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju, që ju të mund të jeni mirënjohës.
22:36. WEL-BUDNE XHE'ALNAHA LEKUM MIN SHA'A'IRI ELLAHI LEKUM FIHA HAJRUN FADHKURU ESMEL-LAHI 'ALEJHA SEWAFFE FE'IDHA WEXHEBET XHUNUBUHA FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-KANI'A WEL-MU'TERRE KEDHALIKE SEHHARNAHA LEKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 22:37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
22:37. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tua,j që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!
22:37. As mishi i tyre dhe as gjaku i tyre nuk arrin te Allahu, por devotshmëria juaj arrin te Ai. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju që ju të madhëroni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoi ata që bëjnë mirë.
22:37. LEN JENALEL-LAHE LUHUMUHA WE LA DIMA'UUHA WE LEKIN JENALUHUT-TEKWA MINKUM KEDHALIKE SEHHAREHA LEKUM LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE BESHSHIRIL-MUHSININE
C 22:38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
22:38. Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do tradhtarët mohues.
22:38. Me të vërtetë, Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë dhe mohues.
22:38. 'INNALL-LLAHE JUDAFI'U 'ANIL-LEDHINE 'AMENU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU KULLE HAWWANIN KEFURIN
C 22:39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
22:39. Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t'i ndihmojë
22:39. U është dhënë leje (të luftojnë) atyre që janë sulmuar, sepse ata janë të shtypur. Dhe me të vërtetë, Allahu është i aftë t'i ndihmojë ata.
22:39. 'UDHINE LILLEDHINE JUKATELUNE BI'ENNEHUM DHULIMU WE 'INNALL-LLAHE 'ALA NESRIHIM LEKADIRUN
C 22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
22:40. ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t'u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:40. Atyre që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre pa të drejtë, vetëm sepse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Dhe sikur Allahu të mos i ndalonte njerëzit disa me disa të tjerë, do të ishin rrënuar manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet emri i Allahut shpesh. Dhe me të vërtetë, Allahu do të ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, i Plotfuqishëm.
22:40. EL-LEDHINE 'UHRIXHU MIN DIJARIHIM BIGAJRI HEKKIN 'ILLA 'EN JEKULU REBBUNALLAHU WE LEWLA DEF'U ELLAHI EN-NASE BA'DEHUM BIBA'DIN LEHUDDIMET SEWAMI'U WE BIJA'UN WE SELEWATUN WE MESAXHIDU JUDHKERU FIHA ESMU ELLAHI KETHIREN WE LEJENSURENNEL-LAHU MEN JENSURUHU 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
22:41. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. Ata që, nëse Ne u japim pushtet në tokë, falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për atë që është e mirë dhe ndalojnë nga ajo që është e keqe. Dhe te Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. EL-LEDHINE 'IN MEKKENNAHUM FIL-'ERDI 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE WE 'EMERU BIL-MA'RUFI WE NEHEW 'ANIL-MUNKERI WE LILLEHI 'AKIBETUL-'UMURI
C 22:42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:42. Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, (dije se) para tyre (i) kanë quajtur gënjeshtarë (profetët e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud,
22:42. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë para tyre populli i Nuhut, dhe Adi, dhe Themudi kanë përgënjeshtruar gjithashtu.
22:42. WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE THEMUDU
C 22:43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:43. populli i Ibrahimit, populli i Lutit,
22:43. Dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,
22:43. WE KAWMU 'IBRAHIME WE KAWMU LUTIN
C 22:44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
22:44. dhe banorët e Medjenit. Edhe Musain e përgënjeshtruan; andaj Unë u dhashë afat mohuesve, pastaj i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
22:44. Dhe banorët e Medjenit. Dhe Musai u përgënjeshtrua gjithashtu. Por Unë u dhashë atyre kohë atyre që mohuan, pastaj i mora ata. Dhe sa e tmerrshme ishte ndëshkimi Im!
22:44. WE 'ESHABU MEDJENE WE KUDHDHIBE MUSA FE'EMLEJTU LILKAFIRINE THUMME 'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE NEKIRI
C 22:45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
22:45. Sa e sa qytete i shkatërruam, ngaqë banorët e tyre ishin të këqij dhe tani ato janë kthyer përmbys! Sa e sa puse mbetën të braktisura, sa e sa pallate të larta të shkretuara!
22:45. Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe ato janë të rrënuara, dhe sa shumë puse të braktisura dhe pallate të ngritura!
22:45. FEKE'EJJIN MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA WE HIJE DHALIMETUN FEHIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE BI'RIN MU'ATTELETIN WE KASRIN MESHIDIN
C 22:46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
22:46. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
22:46. A nuk udhëtojnë ata në tokë, që të kenë zemra për të kuptuar me to ose veshë për të dëgjuar me to? Me të vërtetë, nuk janë sytë që verbohen, por zemrat që janë në kraharorë.
22:46. 'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FETEKUNE LEHUM KULUBUN JA'KILUNE BIHA 'EW 'ADHANUN JESMA'UNE BIHA FE'INNEHA LA TA'MAL-'EBSARU WE LEKIN TA'MAL-KULUBU ELLETI FI ES-SUDURI
C 22:47. Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
22:47. Ata të kërkojnë që t'u shpejtohet dënimi, por Allahu kurrsesi nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
22:47. Dhe ata kërkojnë nga ti ta shpejtosh ndëshkimin. Por Allahu nuk e thyen premtimin e Tij. Dhe me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është si një mijë vjet nga ato që ju numëroni.
22:47. WE JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE LEN JUHLIFEL-LAHU WA'DEHU WE 'INNE JEWMEN 'INDE RABBIKE KE'ELFI SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C 22:48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
22:48. Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.
22:48. Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Unë u dhashë atyre kohë, pastaj i mora ato. Dhe te Unë është fundi.
22:48. WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'EMLEJTU LEHA WE HIJE DHALIMETUN THUMME 'EHADHTUHA WE 'ILEJJEL-MESIRU
C 22:49. Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen".
22:49. Thuaj (o Muhamed!): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë”.
22:49. Thuaj: "O njerëz, unë jam vetëm një paralajmërues i qartë për ju."
22:49. KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNEMA 'ENA LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C 22:50. E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
22:50. Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe dhunti fisnike.
22:50. Prandaj, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta është falje dhe furnizim i nderuar.
22:50. FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C 22:51. Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
22:51. Ndërsa ata që përpiqen t'i luftojnë shpalljet Tona, duke menduar se nuk do t'i dënojmë, (dije se) njerëz të tillë janë banorë të Xhehenemit.
22:51. Dhe ata që përpiqen kundër ajeteve Tona për të na dobësuar, ata janë banorët e zjarrit.
22:51. WEL-LEDHINE SE'AW FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C 22:52. Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.
22:52. Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
22:52. Dhe Ne nuk kemi dërguar as para teje asnjë të dërguar apo profet, përveç se kur ai dëshironte, shejtani hodhi ndonjë gjë në dëshirën e tij. Por Allahu e shfuqizon atë që shejtani hedh, pastaj Allahu vendos ajetet e Tij. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
22:52. WE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESULIN WE LA NEBIJIN 'ILLA 'IDHA TEMENNA 'ELKA ESH-SHEJTANU FI 'UMNIJETIHI FEJENSEHU ELLAHU MA JULKI ESH-SHEJTANU THUMME JUHKIMU ELLAHU 'AJATIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 22:53. E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
22:53. Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e djallit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura (nga dyshimi) dhe të ngurtësuara prandaj keqbërësit janë në përçarje të madhe
22:53. Që Ai të bëjë atë që shejtani hedh një sprovë për ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që kanë zemra të forta. Dhe me të vërtetë, të padrejtët janë në një kundërshtim të largët.
22:53. LIJEXH'ALE MA JULKI ESH-SHEJTANU FITNETEN LILLEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KASIJETI KULUBUHUM WE 'INNE EDH-DHALIMINE LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C 22:54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
22:54. dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të. Nuk ka dyshim se Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besojnë.
22:54. Dhe që ata që janë dhënë me dije të dinë se ai (Kurani) është e vërteta nga Zoti yt dhe të besojnë në të, dhe zemrat e tyre të përulen ndaj tij. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon ata që besojnë në një rrugë të drejtë.
22:54. WE LIJA'LEMEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE FEJU'UMINU BIHI FETUHBITE LEHU KULUBUHUM WE 'INNALL-LLAHE LEHADIL-LEDHINE 'AMENU 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 22:55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
22:55. Ata që nuk besojnë do të vazhdojnë të dyshojnë në të (Kuran), derisa t'u vijë Ora (e Kiametit) në mënyrë të papritur ose derisa t'u vijë dënimi i Ditës Shterpë.
22:55. Dhe ata që nuk besojnë nuk do të pushojnë së dyshuar për të, derisa Ora t'u vijë papritur ose t'u vijë ndëshkimi i një dite të pashpresë.
22:55. WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU FI MIRJETIN MINHU HETTA TE'TIJEHUMU ES-SA'ATU BEGTETEN 'EW JE'TIJEHUM 'ADHABU JEWMIN 'AKIMIN
C 22:56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
22:56. I tërë pushteti atë ditë i përket Allahut. Ai do t'i gjykojë të gjithë: ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e begative,
22:56. Sundimi atë ditë do të jetë i Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Prandaj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshte të begata.
22:56. EL-MULKU JEWME'IDHIN LILLAHI JEHKUMU BEJNEHUM FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI XHENNATI EN-NA'IMI
C 22:57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
22:57. ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë përgënjeshtruar shpalljet Tona, do të kenë dënim poshtërues.
22:57. Dhe ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, për ta do të jetë një ndëshkim poshtërues.
22:57. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 22:58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
22:58. Atyre që kanë mërguar për hir të Allahut e kanë rënë dëshmorë apo kanë vdekur, me siguri, Allahu do t'u japë shpërblim të mirë. Pa dyshim, Allahu është dhuruesi më i mirë,
22:58. Dhe ata që kanë emigruar në rrugën e Allahut dhe pastaj janë vrarë ose kanë vdekur, Allahu me të vërtetë do t'i furnizojë ata me një furnizim të mirë. Dhe me të vërtetë, Allahu është furnizuesi më i mirë.
22:58. WEL-LEDHINE HAXHERU FI SEBILI ELLAHI THUMME KUTILU 'EW MATU LEJERZUKANNEHUMU ELLAHU RIZKEN HESENAN WE 'INNALL-LLAHE LEHUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C 22:59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
22:59. Ai do t'i shpjerë në një vend, ku do të jenë vërtet të kënaqur! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
22:59. Me të vërtetë, Ai do t'i fusë ata në një vend që ata do të jenë të kënaqur me të. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm, i Butë.
22:59. LEJUDHILENNEHUM MUDHALEN JERDEWNEHU WE 'INNALL-LLAHE LE'ALIMUN HELIMUN
C 22:60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
22:60. Po, kështu është! Ai që merr hak për aq sa është dëmtuar e pastaj pëson sërish padrejtësi, me siguri, do të ndihmohet nga Allahu. Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës.
22:60. Kjo është kështu. Dhe kushdo që ndëshkon në mënyrë të barabartë me atë që ai është ndëshkuar dhe pastaj atij i bëhet padrejtësi, Allahu me siguri do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Shumë i Mëshirshëm.
22:60. DHALIKE WE MEN 'AKABE BIMITHLI MA 'UKIBE BIHI THUMME BUGIJE 'ALEJHI LEJENSURENNEHU ELLAHU 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C 22:61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
22:61. Kjo është kështu, sepse Allahu e ndërfut natën te dita e ditën te nata dhe se Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:61. Kjo është kështu sepse Allahu bën që nata të hyjë në ditë dhe bën që dita të hyjë në natë, dhe me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:61. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE 'ENNEL-LAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:62. Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
22:62. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.
22:62. Kjo është kështu sepse Allahu është i Vërteti dhe atë që ata thërrasin përveç Tij është e pavërtetë, dhe me të vërtetë, Allahu është i Larti, i Madhi.
22:62. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHI HUWEL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C 22:63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu zbret nga qielli ujin, dhe toka bëhet e gjelbër? Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Dijshëm.
22:63. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FETUSBIHUL-'ERDU MUHDERRETEN 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
C 22:64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
22:64. Atij i përket ç'ka në qiej e ç'ka në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
22:64. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për lëvdatë.
22:64. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 22:65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
22:65. A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
22:65. A nuk e sheh ti se Allahu i ka nënshtruar për ju gjithçka që është në tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij? Dhe Ai mban qiellin që të mos bjerë mbi tokë, përveç me lejen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm ndaj njerëzve.
22:65. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FIL-'ERDI WEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BI'EMRIHI WE JUMSIKU ES-SEMA'E 'EN TEKA'A 'ALEL-'ERDI 'ILLA BI'IDHNIHI 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C 22:66. Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
22:66. Ai ju dha jetë dhe pastaj do t'ju bëjë të vdisni e më vonë do t'ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës.
22:66. Dhe Ai është që ju dha jetë, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju japë jetë përsëri. Me të vërtetë, njeriu është mohues.
22:66. WE HUWEL-LEDHI 'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN
C 22:67. Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
22:67. Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë, prandaj mos lejo kurrsesi (o Muhamed) që të diskutojnë me ty për atë çështje. Dhe thirri te Zoti yt! Sigurisht që ti je në rrugë të drejtë.
22:67. Për çdo komb Ne kemi caktuar një rit që ata ta kryejnë, prandaj mos lejo që ata të argumentojnë me ty për çështjen, por thirri ata te Zoti yt. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
22:67. LIKULLI 'UMMETIN XHE'ALNA MENSEKEN HUM NASIKUHU FELA JUNAZI'UNNEKE FIL-'EMRI WE ED'U 'ILA RABBIKE 'INNEKE LE'ALA HUDEN MUSTEKIMIN
C 22:68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
22:68. Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju.
22:68. Dhe nëse ata argumentojnë me ty, atëherë thuaj: "Allahu e di më së miri atë që ju bëni.
22:68. WE 'IN XHADELUKE FEKULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA TA'MELUNE
C 22:69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
22:69. Ai do të gjykojë në Ditën e Kiametit për kundërshtitë, që keni pasur ndërmjet jush.”
22:69. Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Ringjalljes për atë në të cilën keni pasur mospajtim."
22:69. ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
22:70. A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
22:70. A nuk e di ti se Allahu e di atë që është në qiej dhe në tokë? Me të vërtetë, kjo është (e shënuar) në një libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë.
22:70. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNE DHALIKE FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 22:71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
22:71. Ata adhurojnë në vend të Allahut atë, për të cilën Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë provë autoritare dhe, për të cilën, nuk kanë kurrfarë dijenie. Keqbërësit (idhujtarë) nuk do të kenë asnjë, që t'i ndihmojë (Ditën e Gjykimit).
22:71. Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë për të cilin Ai nuk ka shpallur asnjë provë dhe atë për të cilën ata nuk kanë asnjë dije. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
22:71. WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE MA LEJSE LEHUM BIHI 'ILMUN WE MA LILDHDHALIMINE MIN NESIRIN
C 22:72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
22:72. Kur atyre iu lexohen vargjet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e jobesimtarëve marazin; ata duan t'u vërsulen atyre që iu lexojnë shpalljet Tona. Thuaj: “A doni t'ju tregoj se çfarë është më e keqe se kjo? - Zjarri i Xhehenemit, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Eh, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
22:72. Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti vëren në fytyrat e atyre që nuk besojnë mosbesimin. Ata pothuajse do të sulmojnë ata që u lexojnë atyre ajetet Tona. Thuaj: "A t'ju tregoj për atë që është më e keqe se kjo? Zjarri! Allahu ia ka premtuar atë atyre që nuk besojnë. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
22:72. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN TA'RIFU FI WUXHUHIL-LEDHINE KEFERUL-MUNKERE JEKADUNE JESTUNE BIEL-LEDHINE JETLUNE 'ALEJHIM 'AJATINA KUL 'EFE'UNEBBI'UKUM BISHERRIN MIN DHELIKUMU EN-NARU WE'ADEHALLAHUL-LEDHINE KEFERU WE BI'SEL-MESIRU
C 22:73. O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
22:73. O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”
22:73. O njerëz, një shembull është dhënë, prandaj dëgjojeni atë: "Me të vërtetë, ata që ju thërrisni përveç Allahut nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë për të. Dhe nëse miza do t'u merrte diçka atyre, ata nuk do të mund ta rikthenin atë prej saj. I dobët është kërkuesi dhe ai që kërkohet.
22:73. JA 'EJJUHA EN-NASU DURIBE METHELUN FASTEMI'U LEHU 'INNEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI LEN JEHLUKU DHUBABEN WE LEWI EXHTEMA'U LEHU WE 'IN JESLUBHUMU EDH-DHUBABU SHEJ'AN LA JESTENKIDHUHU MINHU DA'UFET-TALIBU WEL-METLUBU
C 22:74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
22:74. Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:74. Ata nuk e vlerësojnë Allahun me vlerën e duhur të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm.
22:74. MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe nga njerëzit. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:75. ELLAHU JESTEFI MINEL-MELA'IKETI RUSULEN WE MINE EN-NASI 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
22:76. Ai e di ç'ka para tyre dhe ç'ka pas tyre dhe tek Allahu kthehet çdo çështje.
22:76. Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
22:76. JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 22:77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
22:77. O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!
22:77. O ju që besoni, përkuluni dhe bini në sexhde dhe adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirë që të mund të keni sukses.
22:77. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ERKA'U WE ESXHUDU WE A'BUDU REBBEKUM WE EF'ALUL-HAJRE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 22:78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
22:78. Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
22:78. Dhe përpiquni në rrugën e Allahut siç është përpjekja e Tij e duhur. Ai ju ka zgjedhur juve dhe nuk ka vendosur në fenë tuaj ndonjë vështirësi. (Kjo është) feja e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur muslimanë më parë dhe në këtë (shpallje), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Prandaj, falni namazin dhe jepni zekatin dhe mbështetuni te Allahu. Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i shkëlqyer dhe sa Ndihmës i shkëlqyer!
22:78. WE XHAHIDU FI ELLAHI HEKKA XHIHADIHI HUWE EXHTEBAKUM WE MA XHE'ALE 'ALEJKUM FI ED-DINI MIN HEREXHIN MILLETE 'EBIKUM 'IBRAHIME HUWE SEMMAKUMUL-MUSLIMJNE MIN KABLU WE FI HADHA LIJEKUNE ER-RESULU SHEHIDEN 'ALEJKUM WE TEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI FE'EKIMU ES-SELATE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE WE A'TESIMU BILLAHI HUWE MEWLAKUM FENI'MEL-MEWLA WE NI'ME EN-NESIRU