Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
22:5. O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t'jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift.
22:5. O njerëz, nëse jeni në dyshim për Ringjalljen, atëherë (mendoni se) Ne ju kemi krijuar juve nga pluhuri, pastaj nga një pikë, pastaj nga një copëz e ngjitur, pastaj nga një copëz mishi të formuar dhe të pashformuar, që t'ju sqarojmë juve. Dhe Ne e vendosim atë që duam në mitër për një kohë të caktuar, pastaj ju nxjerrim si foshnja, pastaj që të arrini pjekurinë tuaj. Dhe nga ju ka që vdes më parë dhe nga ju ka që kthehet në moshën më të ulët, që të mos dijë asgjë pas një dijeje. Dhe ti shikon tokën të tharë, por kur Ne zbresim mbi të ujin, ajo dridhet dhe fryhet dhe nxjerr bimë të çdo lloji të bukur.
22:5. JA 'EJJUHA EN-NASU 'IN KUNTUM FI REJBIN MINEL-BA'THI FE'INNA HALEKNAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN 'ALEKATIN THUMME MIN MUDGATIN MUHALLEKATIN WE GAJRI MUHALLEKATIN LINUBEJJINE LEKUM WE NUKIRRU FIL-'ERHAMI MA NESHA'U 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN THUMME NUHRIXHUKUM TIFLEN THUMME LITEBLUGU 'ESHUDDEKUM WE MINKUM MEN JUTEWEFFA WE MINKUM MEN JUREDDU 'ILA 'ERDHELIL-'UMURI LIKEJLA JA'LEME MIN BA'DI 'ILMIN SHEJ'AN WE TERAL-'ERDE HAMIDETEN FE'IDHA 'ENZELNA 'ALEJHAL-MA'E EHTEZZET WE REBET WE 'ENBETET MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C 22:6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
22:6. Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë,
22:6. Kjo është sepse Allahu është Ai i Vërteti dhe se Ai ngjall të vdekurit dhe se Ai është i aftë për çdo gjë.
22:6. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNEHU JUHJIL-MEWTA WE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 22:7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
22:7. se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s'ka dyshim dhe se Allahu do t'i ringjallë ata që janë në varre.
22:7. Dhe se Ora do të vijë – në këtë nuk ka dyshim – dhe se Allahu do të ringjallë ata që janë në varre.
22:7. WE 'ENNE ES-SA'ATE 'ATIJETUN LA REJBE FIHA WE 'ENNEL-LAHE JEB'ATHU MEN FIL-KUBURI
C 22:8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
22:8. Disa njerëz diskutojnë për Allahun pa kurrfarë diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriçues.
22:8. Dhe ndër njerëz ka të tillë që argumentojnë për Allahun pa dije, pa udhëzim dhe pa një libër ndriçues,
22:8. WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE LA HUDEN WE LA KITABIN MUNIRIN
C 22:9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
22:9. Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të largojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Këta njerëz do të poshtërohen në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit Ne do t'i bëjmë, që të shijojnë dënimin e zjarrit të ndezur fort
22:9. Duke kthyer qafën me arrogancë, që të largojë njerëzit nga rruga e Allahut. Për të, në këtë botë, ka poshtërim, dhe Ne do ta shijojmë atë ditën e ringjalljes ndëshkimin e djegies.
22:9. THANIJE 'ITFIHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI LEHU FI ED-DUNJA HIZJUN WE NUDHIKUHU JEWMEL-KIJAMETI 'ADHABEL-HERIKI
C 22:10. Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
22:10. (duke iu thënë): “Ky (dënim) është për shkak të veprave tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.”
22:10. (Do t'i thuhet atij): "Kjo është për atë që duart e tua dërguan më parë, dhe me të vërtetë, Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij."
22:10. DHALIKE BIMA KADDEMET JEDAKE WE 'ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 22:11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
22:11. Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.
22:11. Dhe ndër njerëz ka të tillë që i adhurojnë Allahun në kufi. Nëse e godet atë ndonjë mirësi, ai është i kënaqur me të, por nëse e godet atë ndonjë sprovë, ai kthen shpinën. Ai ka humbur këtë botë dhe botën tjetër. Kjo është një humbje e qartë.
22:11. WE MINE EN-NASI MEN JA'BUDU ELLAHE 'ALA HERFIN FE'IN 'ESABEHU HAJRUN ETME'ENNE BIHI WE 'IN 'ESABET/HU FITNETUN ENKALEBE 'ALA WEXHHIHI HASIRE ED-DUNJA WEL-'AHIRETE DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C 22:12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
22:12. Në vend të Allahut, ata u luten edhe atyre që nuk mund të sjellin as ndonjë dëm e as ndonjë dobi. Kjo është vërtet humbja e largët.
22:12. Ai i thërret përveç Allahut atë që nuk i sjell as dëm dhe as dobi. Ky është një devijim i largët.
22:12. JED'U MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHU WE MA LA JENFA'UHU DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA'IDU
C 22:13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
22:13. Ata i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia: një zotëri i keq dhe një shok i keq!
22:13. Ai i thërret atij dëmi më të afërt se dobia. Sa mbrojtës i keq dhe sa mik i keq!
22:13. JED'U LEMEN DERRUHU 'EKREBU MIN NEF'IHI LEBI'SEL-MEWLA WE LEBI'SEL-'ASHIRU
C 22:14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
22:14. Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t'i fusë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dëshirojë.
22:14. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:14. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JURIDU
C 22:15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
22:15. Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë (Muhamedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të lidhë një litar në tavan e të varet! Pastaj le të shohë nëse do t'ia largojë ky veprim hidhërimin!
22:15. Kushdo që mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (të Dërguarin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të zgjatë një litar drejt qiellit, pastaj le të ndërpresë atë, pastaj le të shohë nëse plani i tij do t'i heqë atij atë që e zemëron.
22:15. MEN KANE JEDHUNNU 'EN LEN JENSUREHU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI FELJEMDUD BISEBEBIN 'ILA ES-SEMA'I THUMME LIJEKTA' FELJENDHUR HEL JUDH/HIBENNE KEJDUHU MA JEGIDHU