Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
22:9. Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të largojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Këta njerëz do të poshtërohen në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit Ne do t'i bëjmë, që të shijojnë dënimin e zjarrit të ndezur fort
22:9. Duke kthyer qafën me arrogancë, që të largojë njerëzit nga rruga e Allahut. Për të, në këtë botë, ka poshtërim, dhe Ne do ta shijojmë atë ditën e ringjalljes ndëshkimin e djegies.
22:9. THANIJE 'ITFIHI LIJUDILLE 'AN SEBILI ELLAHI LEHU FI ED-DUNJA HIZJUN WE NUDHIKUHU JEWMEL-KIJAMETI 'ADHABEL-HERIKI
C 22:10. Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
22:10. (duke iu thënë): “Ky (dënim) është për shkak të veprave tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.”
22:10. (Do t'i thuhet atij): "Kjo është për atë që duart e tua dërguan më parë, dhe me të vërtetë, Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij."
22:10. DHALIKE BIMA KADDEMET JEDAKE WE 'ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 22:11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
22:11. Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.
22:11. Dhe ndër njerëz ka të tillë që i adhurojnë Allahun në kufi. Nëse e godet atë ndonjë mirësi, ai është i kënaqur me të, por nëse e godet atë ndonjë sprovë, ai kthen shpinën. Ai ka humbur këtë botë dhe botën tjetër. Kjo është një humbje e qartë.
22:11. WE MINE EN-NASI MEN JA'BUDU ELLAHE 'ALA HERFIN FE'IN 'ESABEHU HAJRUN ETME'ENNE BIHI WE 'IN 'ESABET/HU FITNETUN ENKALEBE 'ALA WEXHHIHI HASIRE ED-DUNJA WEL-'AHIRETE DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C 22:12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
22:12. Në vend të Allahut, ata u luten edhe atyre që nuk mund të sjellin as ndonjë dëm e as ndonjë dobi. Kjo është vërtet humbja e largët.
22:12. Ai i thërret përveç Allahut atë që nuk i sjell as dëm dhe as dobi. Ky është një devijim i largët.
22:12. JED'U MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHU WE MA LA JENFA'UHU DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA'IDU
C 22:13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
22:13. Ata i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia: një zotëri i keq dhe një shok i keq!
22:13. Ai i thërret atij dëmi më të afërt se dobia. Sa mbrojtës i keq dhe sa mik i keq!
22:13. JED'U LEMEN DERRUHU 'EKREBU MIN NEF'IHI LEBI'SEL-MEWLA WE LEBI'SEL-'ASHIRU
C 22:14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
22:14. Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t'i fusë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dëshirojë.
22:14. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:14. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JURIDU
C 22:15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
22:15. Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë (Muhamedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të lidhë një litar në tavan e të varet! Pastaj le të shohë nëse do t'ia largojë ky veprim hidhërimin!
22:15. Kushdo që mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (të Dërguarin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të zgjatë një litar drejt qiellit, pastaj le të ndërpresë atë, pastaj le të shohë nëse plani i tij do t'i heqë atij atë që e zemëron.
22:15. MEN KANE JEDHUNNU 'EN LEN JENSUREHU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI FELJEMDUD BISEBEBIN 'ILA ES-SEMA'I THUMME LIJEKTA' FELJENDHUR HEL JUDH/HIBENNE KEJDUHU MA JEGIDHU
C 22:16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
22:16. Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në vargje të qarta dhe, sigurisht, Allahu udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
22:16. Dhe kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kuranin) si ajete të qarta. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon atë që dëshiron.
22:16. WE KEDHELIKE 'ENZELNAHU 'AJATIN BEJJINATIN WE 'ENNEL-LAHE JEHDI MEN JURIDU
C 22:17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
22:17. Vërtet, si ata që kanë besuar, ashtu dhe hebrenjtë, sabi'inët, të krishterët, mexhusitë e idhujtarët, Allahu do t'i gjykojë drejt të gjithë Ditën e Kiametit. Nuk ka dyshim, se Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
22:17. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe ata që janë hebrenj, sabeitët, të krishterët, zoroastrianët dhe ata që i bëjnë shok Allahut – me të vërtetë, Allahu do të gjykojë mes tyre ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.
22:17. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI'INE WE EN-NESARA WEL-MEXHUSE WEL-LEDHINE 'ESHREKU 'INNALL-LLAHE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 22:18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
22:18. A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit (myslimanët)? Por ka shumë njerëz (mohues), që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë.
22:18. A nuk e sheh ti se të gjithë ata që janë në qiej dhe në tokë, dhe dielli dhe hëna dhe yjet dhe malet dhe pemët dhe kafshët dhe shumë nga njerëzit bien në sexhde për Allahun? Por shumë prej tyre meritojnë ndëshkimin. Dhe atë që Allahu e poshtëron, askush nuk mund ta nderojë atë. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:18. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JESXHUDU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU WE EN-NUXHUMU WEL-XHIBALU WE ESH-SHEXHERU WE ED-DEWABBU WE KETHIRUN MINE EN-NASI WE KETHIRUN HEKKA 'ALEJHIL-'ADHABU WE MEN JUHINI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUKRIMIN 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JESHA'U
C 22:19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
22:19. Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre, por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar,
22:19. Këta janë dy kundërshtarë që grinden për Zotin e tyre. Sa për ata që nuk besojnë, për ta janë bërë rroba nga zjarri. Uji i vluar do të derdhet mbi kokat e tyre.
22:19. HEDHANI HASMANI EHTESEMU FI RABBIHIM FE-EL-LEDHINE KEFERU KUTTI'AT LEHUM THIJABUN MIN NARIN JUSEBBU MIN FEWKI RU'USIHIMUL-HEMIMU