Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
22:68. Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju.
22:68. Dhe nëse ata argumentojnë me ty, atëherë thuaj: "Allahu e di më së miri atë që ju bëni.
22:68. WE 'IN XHADELUKE FEKULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA TA'MELUNE
C 22:69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
22:69. Ai do të gjykojë në Ditën e Kiametit për kundërshtitë, që keni pasur ndërmjet jush.”
22:69. Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Ringjalljes për atë në të cilën keni pasur mospajtim."
22:69. ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
22:70. A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
22:70. A nuk e di ti se Allahu e di atë që është në qiej dhe në tokë? Me të vërtetë, kjo është (e shënuar) në një libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë.
22:70. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNE DHALIKE FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 22:71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
22:71. Ata adhurojnë në vend të Allahut atë, për të cilën Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë provë autoritare dhe, për të cilën, nuk kanë kurrfarë dijenie. Keqbërësit (idhujtarë) nuk do të kenë asnjë, që t'i ndihmojë (Ditën e Gjykimit).
22:71. Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë për të cilin Ai nuk ka shpallur asnjë provë dhe atë për të cilën ata nuk kanë asnjë dije. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
22:71. WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE MA LEJSE LEHUM BIHI 'ILMUN WE MA LILDHDHALIMINE MIN NESIRIN
C 22:72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
22:72. Kur atyre iu lexohen vargjet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e jobesimtarëve marazin; ata duan t'u vërsulen atyre që iu lexojnë shpalljet Tona. Thuaj: “A doni t'ju tregoj se çfarë është më e keqe se kjo? - Zjarri i Xhehenemit, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Eh, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
22:72. Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti vëren në fytyrat e atyre që nuk besojnë mosbesimin. Ata pothuajse do të sulmojnë ata që u lexojnë atyre ajetet Tona. Thuaj: "A t'ju tregoj për atë që është më e keqe se kjo? Zjarri! Allahu ia ka premtuar atë atyre që nuk besojnë. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
22:72. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN TA'RIFU FI WUXHUHIL-LEDHINE KEFERUL-MUNKERE JEKADUNE JESTUNE BIEL-LEDHINE JETLUNE 'ALEJHIM 'AJATINA KUL 'EFE'UNEBBI'UKUM BISHERRIN MIN DHELIKUMU EN-NARU WE'ADEHALLAHUL-LEDHINE KEFERU WE BI'SEL-MESIRU
C 22:73. O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
22:73. O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”
22:73. O njerëz, një shembull është dhënë, prandaj dëgjojeni atë: "Me të vërtetë, ata që ju thërrisni përveç Allahut nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë për të. Dhe nëse miza do t'u merrte diçka atyre, ata nuk do të mund ta rikthenin atë prej saj. I dobët është kërkuesi dhe ai që kërkohet.
22:73. JA 'EJJUHA EN-NASU DURIBE METHELUN FASTEMI'U LEHU 'INNEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI LEN JEHLUKU DHUBABEN WE LEWI EXHTEMA'U LEHU WE 'IN JESLUBHUMU EDH-DHUBABU SHEJ'AN LA JESTENKIDHUHU MINHU DA'UFET-TALIBU WEL-METLUBU
C 22:74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
22:74. Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:74. Ata nuk e vlerësojnë Allahun me vlerën e duhur të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm.
22:74. MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe nga njerëzit. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:75. ELLAHU JESTEFI MINEL-MELA'IKETI RUSULEN WE MINE EN-NASI 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
22:76. Ai e di ç'ka para tyre dhe ç'ka pas tyre dhe tek Allahu kthehet çdo çështje.
22:76. Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
22:76. JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 22:77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
22:77. O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!
22:77. O ju që besoni, përkuluni dhe bini në sexhde dhe adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirë që të mund të keni sukses.
22:77. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ERKA'U WE ESXHUDU WE A'BUDU REBBEKUM WE EF'ALUL-HAJRE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 22:78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
22:78. Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
22:78. Dhe përpiquni në rrugën e Allahut siç është përpjekja e Tij e duhur. Ai ju ka zgjedhur juve dhe nuk ka vendosur në fenë tuaj ndonjë vështirësi. (Kjo është) feja e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur muslimanë më parë dhe në këtë (shpallje), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Prandaj, falni namazin dhe jepni zekatin dhe mbështetuni te Allahu. Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i shkëlqyer dhe sa Ndihmës i shkëlqyer!
22:78. WE XHAHIDU FI ELLAHI HEKKA XHIHADIHI HUWE EXHTEBAKUM WE MA XHE'ALE 'ALEJKUM FI ED-DINI MIN HEREXHIN MILLETE 'EBIKUM 'IBRAHIME HUWE SEMMAKUMUL-MUSLIMJNE MIN KABLU WE FI HADHA LIJEKUNE ER-RESULU SHEHIDEN 'ALEJKUM WE TEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI FE'EKIMU ES-SELATE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE WE A'TESIMU BILLAHI HUWE MEWLAKUM FENI'MEL-MEWLA WE NI'ME EN-NESIRU