Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:73. O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
22:73. O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”
22:73. O njerëz, një shembull është dhënë, prandaj dëgjojeni atë: "Me të vërtetë, ata që ju thërrisni përveç Allahut nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë për të. Dhe nëse miza do t'u merrte diçka atyre, ata nuk do të mund ta rikthenin atë prej saj. I dobët është kërkuesi dhe ai që kërkohet.
22:73. JA 'EJJUHA EN-NASU DURIBE METHELUN FASTEMI'U LEHU 'INNEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI LEN JEHLUKU DHUBABEN WE LEWI EXHTEMA'U LEHU WE 'IN JESLUBHUMU EDH-DHUBABU SHEJ'AN LA JESTENKIDHUHU MINHU DA'UFET-TALIBU WEL-METLUBU
C 22:74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
22:74. Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:74. Ata nuk e vlerësojnë Allahun me vlerën e duhur të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm.
22:74. MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:75. Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe nga njerëzit. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:75. ELLAHU JESTEFI MINEL-MELA'IKETI RUSULEN WE MINE EN-NASI 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
22:76. Ai e di ç'ka para tyre dhe ç'ka pas tyre dhe tek Allahu kthehet çdo çështje.
22:76. Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
22:76. JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 22:77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
22:77. O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!
22:77. O ju që besoni, përkuluni dhe bini në sexhde dhe adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirë që të mund të keni sukses.
22:77. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ERKA'U WE ESXHUDU WE A'BUDU REBBEKUM WE EF'ALUL-HAJRE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 22:78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
22:78. Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
22:78. Dhe përpiquni në rrugën e Allahut siç është përpjekja e Tij e duhur. Ai ju ka zgjedhur juve dhe nuk ka vendosur në fenë tuaj ndonjë vështirësi. (Kjo është) feja e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur muslimanë më parë dhe në këtë (shpallje), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Prandaj, falni namazin dhe jepni zekatin dhe mbështetuni te Allahu. Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i shkëlqyer dhe sa Ndihmës i shkëlqyer!
22:78. WE XHAHIDU FI ELLAHI HEKKA XHIHADIHI HUWE EXHTEBAKUM WE MA XHE'ALE 'ALEJKUM FI ED-DINI MIN HEREXHIN MILLETE 'EBIKUM 'IBRAHIME HUWE SEMMAKUMUL-MUSLIMJNE MIN KABLU WE FI HADHA LIJEKUNE ER-RESULU SHEHIDEN 'ALEJKUM WE TEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI FE'EKIMU ES-SELATE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE WE A'TESIMU BILLAHI HUWE MEWLAKUM FENI'MEL-MEWLA WE NI'ME EN-NESIRU
C 23:1. Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
23:1. Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,
23:1. Me të vërtetë, të suksesshëm janë besimtarët,
23:1. KAD 'EFLEHEL-MU'UMINUNE
C 23:2. ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
23:2. të cilët janë të përulur në namazin e tyre,
23:2. Ata që janë të përulur në namazin e tyre,
23:2. EL-LEDHINE HUM FI SELATIHIM HASHI'UNE
C 23:3. ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
23:3. të cilët shmangen nga fjalët e kota,
23:3. Dhe ata që shmangen nga fjalët e kota,
23:3. WEL-LEDHINE HUM 'ANIL-LEGWI MU'RIDUNE
C 23:4. dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
23:4. të cilët japin zeqatin,
23:4. Dhe ata që japin zekatin,
23:4. WEL-LEDHINE HUM LILZZEKETI FA'ILUNE
C 23:5. dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
23:5. të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
23:5. Dhe ata që i ruajnë pjesët e tyre të turpshme,
23:5. WEL-LEDHINE HUM LIFURUXHIHIM HAFIDHUNE