U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:77.
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
22:77.
O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!
22:77.
O ju që besoni, përkuluni dhe bini në sexhde dhe adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirë që të mund të keni sukses.
22:77.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ERKA'U WE ESXHUDU WE A'BUDU REBBEKUM WE EF'ALUL-HAJRE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
22:78.
Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
22:78.
Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
22:78.
Dhe përpiquni në rrugën e Allahut siç është përpjekja e Tij e duhur. Ai ju ka zgjedhur juve dhe nuk ka vendosur në fenë tuaj ndonjë vështirësi. (Kjo është) feja e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur muslimanë më parë dhe në këtë (shpallje), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Prandaj, falni namazin dhe jepni zekatin dhe mbështetuni te Allahu. Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i shkëlqyer dhe sa Ndihmës i shkëlqyer!
22:78.
WE XHAHIDU FI ELLAHI HEKKA XHIHADIHI HUWE EXHTEBAKUM WE MA XHE'ALE 'ALEJKUM FI ED-DINI MIN HEREXHIN MILLETE 'EBIKUM 'IBRAHIME HUWE SEMMAKUMUL-MUSLIMJNE MIN KABLU WE FI HADHA LIJEKUNE ER-RESULU SHEHIDEN 'ALEJKUM WE TEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI FE'EKIMU ES-SELATE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE WE A'TESIMU BILLAHI HUWE MEWLAKUM FENI'MEL-MEWLA WE NI'ME EN-NESIRU
C
23:1.
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
23:1.
Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,
23:1.
Me të vërtetë, të suksesshëm janë besimtarët,
23:1.
KAD 'EFLEHEL-MU'UMINUNE
C
23:2.
ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
23:2.
të cilët janë të përulur në namazin e tyre,
23:2.
Ata që janë të përulur në namazin e tyre,
23:2.
EL-LEDHINE HUM FI SELATIHIM HASHI'UNE
C
23:3.
ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
23:3.
të cilët shmangen nga fjalët e kota,
23:3.
Dhe ata që shmangen nga fjalët e kota,
23:3.
WEL-LEDHINE HUM 'ANIL-LEGWI MU'RIDUNE
C
23:4.
dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
23:4.
të cilët japin zeqatin,
23:4.
Dhe ata që japin zekatin,
23:4.
WEL-LEDHINE HUM LILZZEKETI FA'ILUNE
C
23:5.
dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
23:5.
të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
23:5.
Dhe ata që i ruajnë pjesët e tyre të turpshme,
23:5.
WEL-LEDHINE HUM LIFURUXHIHIM HAFIDHUNE
C
23:6.
me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,
23:6.
përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë,
23:6.
Përveç bashkëshorteve të tyre ose atyre që janë nën të djathtën e tyre; për ta, ata nuk janë të qortuar.
23:6.
'ILLA 'ALA 'EZWAXHIHIM 'W MA MELEKET 'EJMANUHUM FE'INNEHUM GAJRU MELUMINE
C
23:7.
e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,
23:7.
ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve),
23:7.
Por kushdo që kërkon përtej kësaj, ata janë ata që kalojnë kufijtë.
23:7.
FEMENI EBTEGA WERA'E DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-'ADUNE
C
23:8.
dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
23:8.
të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra
23:8.
Dhe ata që i ruajnë amanetet e tyre dhe zotimet e tyre,
23:8.
WEL-LEDHINE HUM LI'MANATIHIM WE 'AHDIHIM RA'UNE
C
23:9.
dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
23:9.
dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.
23:9.
Dhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.
23:9.
WEL-LEDHINE HUM 'ALA SELEWATIHIM JUHAFIDHUNE