U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:63.
A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:63.
A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.
22:63.
A nuk e sheh ti se Allahu zbret nga qielli ujin, dhe toka bëhet e gjelbër? Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Dijshëm.
22:63.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FETUSBIHUL-'ERDU MUHDERRETEN 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
C
22:64.
Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
22:64.
Atij i përket ç'ka në qiej e ç'ka në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
22:64.
Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për lëvdatë.
22:64.
LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C
22:65.
A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
22:65.
A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
22:65.
A nuk e sheh ti se Allahu i ka nënshtruar për ju gjithçka që është në tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij? Dhe Ai mban qiellin që të mos bjerë mbi tokë, përveç me lejen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm ndaj njerëzve.
22:65.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FIL-'ERDI WEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BI'EMRIHI WE JUMSIKU ES-SEMA'E 'EN TEKA'A 'ALEL-'ERDI 'ILLA BI'IDHNIHI 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C
22:66.
Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
22:66.
Ai ju dha jetë dhe pastaj do t'ju bëjë të vdisni e më vonë do t'ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës.
22:66.
Dhe Ai është që ju dha jetë, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju japë jetë përsëri. Me të vërtetë, njeriu është mohues.
22:66.
WE HUWEL-LEDHI 'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN
C
22:67.
Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
22:67.
Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë, prandaj mos lejo kurrsesi (o Muhamed) që të diskutojnë me ty për atë çështje. Dhe thirri te Zoti yt! Sigurisht që ti je në rrugë të drejtë.
22:67.
Për çdo komb Ne kemi caktuar një rit që ata ta kryejnë, prandaj mos lejo që ata të argumentojnë me ty për çështjen, por thirri ata te Zoti yt. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
22:67.
LIKULLI 'UMMETIN XHE'ALNA MENSEKEN HUM NASIKUHU FELA JUNAZI'UNNEKE FIL-'EMRI WE ED'U 'ILA RABBIKE 'INNEKE LE'ALA HUDEN MUSTEKIMIN
C
22:68.
E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
22:68.
Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju.
22:68.
Dhe nëse ata argumentojnë me ty, atëherë thuaj: "Allahu e di më së miri atë që ju bëni.
22:68.
WE 'IN XHADELUKE FEKULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA TA'MELUNE
C
22:69.
All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
22:69.
Ai do të gjykojë në Ditën e Kiametit për kundërshtitë, që keni pasur ndërmjet jush.”
22:69.
Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Ringjalljes për atë në të cilën keni pasur mospajtim."
22:69.
ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
22:70.
A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
22:70.
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
22:70.
A nuk e di ti se Allahu e di atë që është në qiej dhe në tokë? Me të vërtetë, kjo është (e shënuar) në një libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë.
22:70.
'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNE DHALIKE FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C
22:71.
Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
22:71.
Ata adhurojnë në vend të Allahut atë, për të cilën Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë provë autoritare dhe, për të cilën, nuk kanë kurrfarë dijenie. Keqbërësit (idhujtarë) nuk do të kenë asnjë, që t'i ndihmojë (Ditën e Gjykimit).
22:71.
Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë për të cilin Ai nuk ka shpallur asnjë provë dhe atë për të cilën ata nuk kanë asnjë dije. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
22:71.
WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE MA LEJSE LEHUM BIHI 'ILMUN WE MA LILDHDHALIMINE MIN NESIRIN
C
22:72.
E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
22:72.
Kur atyre iu lexohen vargjet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e jobesimtarëve marazin; ata duan t'u vërsulen atyre që iu lexojnë shpalljet Tona. Thuaj: “A doni t'ju tregoj se çfarë është më e keqe se kjo? - Zjarri i Xhehenemit, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Eh, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
22:72.
Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti vëren në fytyrat e atyre që nuk besojnë mosbesimin. Ata pothuajse do të sulmojnë ata që u lexojnë atyre ajetet Tona. Thuaj: "A t'ju tregoj për atë që është më e keqe se kjo? Zjarri! Allahu ia ka premtuar atë atyre që nuk besojnë. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
22:72.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN TA'RIFU FI WUXHUHIL-LEDHINE KEFERUL-MUNKERE JEKADUNE JESTUNE BIEL-LEDHINE JETLUNE 'ALEJHIM 'AJATINA KUL 'EFE'UNEBBI'UKUM BISHERRIN MIN DHELIKUMU EN-NARU WE'ADEHALLAHUL-LEDHINE KEFERU WE BI'SEL-MESIRU
C
22:73.
O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
22:73.
O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”
22:73.
O njerëz, një shembull është dhënë, prandaj dëgjojeni atë: "Me të vërtetë, ata që ju thërrisni përveç Allahut nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë për të. Dhe nëse miza do t'u merrte diçka atyre, ata nuk do të mund ta rikthenin atë prej saj. I dobët është kërkuesi dhe ai që kërkohet.
22:73.
JA 'EJJUHA EN-NASU DURIBE METHELUN FASTEMI'U LEHU 'INNEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI LEN JEHLUKU DHUBABEN WE LEWI EXHTEMA'U LEHU WE 'IN JESLUBHUMU EDH-DHUBABU SHEJ'AN LA JESTENKIDHUHU MINHU DA'UFET-TALIBU WEL-METLUBU