Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
22:60. Po, kështu është! Ai që merr hak për aq sa është dëmtuar e pastaj pëson sërish padrejtësi, me siguri, do të ndihmohet nga Allahu. Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës.
22:60. Kjo është kështu. Dhe kushdo që ndëshkon në mënyrë të barabartë me atë që ai është ndëshkuar dhe pastaj atij i bëhet padrejtësi, Allahu me siguri do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Shumë i Mëshirshëm.
22:60. DHALIKE WE MEN 'AKABE BIMITHLI MA 'UKIBE BIHI THUMME BUGIJE 'ALEJHI LEJENSURENNEHU ELLAHU 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C 22:61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
22:61. Kjo është kështu, sepse Allahu e ndërfut natën te dita e ditën te nata dhe se Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:61. Kjo është kështu sepse Allahu bën që nata të hyjë në ditë dhe bën që dita të hyjë në natë, dhe me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:61. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE 'ENNEL-LAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:62. Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
22:62. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.
22:62. Kjo është kështu sepse Allahu është i Vërteti dhe atë që ata thërrasin përveç Tij është e pavërtetë, dhe me të vërtetë, Allahu është i Larti, i Madhi.
22:62. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHI HUWEL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C 22:63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu zbret nga qielli ujin, dhe toka bëhet e gjelbër? Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Dijshëm.
22:63. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FETUSBIHUL-'ERDU MUHDERRETEN 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
C 22:64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
22:64. Atij i përket ç'ka në qiej e ç'ka në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
22:64. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për lëvdatë.
22:64. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 22:65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
22:65. A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
22:65. A nuk e sheh ti se Allahu i ka nënshtruar për ju gjithçka që është në tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij? Dhe Ai mban qiellin që të mos bjerë mbi tokë, përveç me lejen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm ndaj njerëzve.
22:65. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FIL-'ERDI WEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BI'EMRIHI WE JUMSIKU ES-SEMA'E 'EN TEKA'A 'ALEL-'ERDI 'ILLA BI'IDHNIHI 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C 22:66. Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
22:66. Ai ju dha jetë dhe pastaj do t'ju bëjë të vdisni e më vonë do t'ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës.
22:66. Dhe Ai është që ju dha jetë, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju japë jetë përsëri. Me të vërtetë, njeriu është mohues.
22:66. WE HUWEL-LEDHI 'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN
C 22:67. Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
22:67. Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë, prandaj mos lejo kurrsesi (o Muhamed) që të diskutojnë me ty për atë çështje. Dhe thirri te Zoti yt! Sigurisht që ti je në rrugë të drejtë.
22:67. Për çdo komb Ne kemi caktuar një rit që ata ta kryejnë, prandaj mos lejo që ata të argumentojnë me ty për çështjen, por thirri ata te Zoti yt. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
22:67. LIKULLI 'UMMETIN XHE'ALNA MENSEKEN HUM NASIKUHU FELA JUNAZI'UNNEKE FIL-'EMRI WE ED'U 'ILA RABBIKE 'INNEKE LE'ALA HUDEN MUSTEKIMIN
C 22:68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
22:68. Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju.
22:68. Dhe nëse ata argumentojnë me ty, atëherë thuaj: "Allahu e di më së miri atë që ju bëni.
22:68. WE 'IN XHADELUKE FEKULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA TA'MELUNE
C 22:69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
22:69. Ai do të gjykojë në Ditën e Kiametit për kundërshtitë, që keni pasur ndërmjet jush.”
22:69. Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Ringjalljes për atë në të cilën keni pasur mospajtim."
22:69. ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
22:70. A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
22:70. A nuk e di ti se Allahu e di atë që është në qiej dhe në tokë? Me të vërtetë, kjo është (e shënuar) në një libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë.
22:70. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNE DHALIKE FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN