Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
22:56. I tërë pushteti atë ditë i përket Allahut. Ai do t'i gjykojë të gjithë: ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e begative,
22:56. Sundimi atë ditë do të jetë i Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Prandaj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshte të begata.
22:56. EL-MULKU JEWME'IDHIN LILLAHI JEHKUMU BEJNEHUM FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI XHENNATI EN-NA'IMI
C 22:57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
22:57. ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë përgënjeshtruar shpalljet Tona, do të kenë dënim poshtërues.
22:57. Dhe ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, për ta do të jetë një ndëshkim poshtërues.
22:57. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 22:58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
22:58. Atyre që kanë mërguar për hir të Allahut e kanë rënë dëshmorë apo kanë vdekur, me siguri, Allahu do t'u japë shpërblim të mirë. Pa dyshim, Allahu është dhuruesi më i mirë,
22:58. Dhe ata që kanë emigruar në rrugën e Allahut dhe pastaj janë vrarë ose kanë vdekur, Allahu me të vërtetë do t'i furnizojë ata me një furnizim të mirë. Dhe me të vërtetë, Allahu është furnizuesi më i mirë.
22:58. WEL-LEDHINE HAXHERU FI SEBILI ELLAHI THUMME KUTILU 'EW MATU LEJERZUKANNEHUMU ELLAHU RIZKEN HESENAN WE 'INNALL-LLAHE LEHUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C 22:59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
22:59. Ai do t'i shpjerë në një vend, ku do të jenë vërtet të kënaqur! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
22:59. Me të vërtetë, Ai do t'i fusë ata në një vend që ata do të jenë të kënaqur me të. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm, i Butë.
22:59. LEJUDHILENNEHUM MUDHALEN JERDEWNEHU WE 'INNALL-LLAHE LE'ALIMUN HELIMUN
C 22:60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
22:60. Po, kështu është! Ai që merr hak për aq sa është dëmtuar e pastaj pëson sërish padrejtësi, me siguri, do të ndihmohet nga Allahu. Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës.
22:60. Kjo është kështu. Dhe kushdo që ndëshkon në mënyrë të barabartë me atë që ai është ndëshkuar dhe pastaj atij i bëhet padrejtësi, Allahu me siguri do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Shumë i Mëshirshëm.
22:60. DHALIKE WE MEN 'AKABE BIMITHLI MA 'UKIBE BIHI THUMME BUGIJE 'ALEJHI LEJENSURENNEHU ELLAHU 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C 22:61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
22:61. Kjo është kështu, sepse Allahu e ndërfut natën te dita e ditën te nata dhe se Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:61. Kjo është kështu sepse Allahu bën që nata të hyjë në ditë dhe bën që dita të hyjë në natë, dhe me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:61. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE 'ENNEL-LAHE SEMI'UN BESIRUN
C 22:62. Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
22:62. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.
22:62. Kjo është kështu sepse Allahu është i Vërteti dhe atë që ata thërrasin përveç Tij është e pavërtetë, dhe me të vërtetë, Allahu është i Larti, i Madhi.
22:62. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHI HUWEL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C 22:63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.
22:63. A nuk e sheh ti se Allahu zbret nga qielli ujin, dhe toka bëhet e gjelbër? Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Dijshëm.
22:63. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FETUSBIHUL-'ERDU MUHDERRETEN 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
C 22:64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
22:64. Atij i përket ç'ka në qiej e ç'ka në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
22:64. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për lëvdatë.
22:64. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 22:65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
22:65. A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
22:65. A nuk e sheh ti se Allahu i ka nënshtruar për ju gjithçka që është në tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij? Dhe Ai mban qiellin që të mos bjerë mbi tokë, përveç me lejen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm ndaj njerëzve.
22:65. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FIL-'ERDI WEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BI'EMRIHI WE JUMSIKU ES-SEMA'E 'EN TEKA'A 'ALEL-'ERDI 'ILLA BI'IDHNIHI 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C 22:66. Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
22:66. Ai ju dha jetë dhe pastaj do t'ju bëjë të vdisni e më vonë do t'ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës.
22:66. Dhe Ai është që ju dha jetë, pastaj do t'ju bëjë të vdisni, pastaj do t'ju japë jetë përsëri. Me të vërtetë, njeriu është mohues.
22:66. WE HUWEL-LEDHI 'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN