U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:53.
E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
22:53.
Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e djallit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura (nga dyshimi) dhe të ngurtësuara prandaj keqbërësit janë në përçarje të madhe
22:53.
Që Ai të bëjë atë që shejtani hedh një sprovë për ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që kanë zemra të forta. Dhe me të vërtetë, të padrejtët janë në një kundërshtim të largët.
22:53.
LIJEXH'ALE MA JULKI ESH-SHEJTANU FITNETEN LILLEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KASIJETI KULUBUHUM WE 'INNE EDH-DHALIMINE LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C
22:54.
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
22:54.
dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të. Nuk ka dyshim se Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besojnë.
22:54.
Dhe që ata që janë dhënë me dije të dinë se ai (Kurani) është e vërteta nga Zoti yt dhe të besojnë në të, dhe zemrat e tyre të përulen ndaj tij. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon ata që besojnë në një rrugë të drejtë.
22:54.
WE LIJA'LEMEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE FEJU'UMINU BIHI FETUHBITE LEHU KULUBUHUM WE 'INNALL-LLAHE LEHADIL-LEDHINE 'AMENU 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
22:55.
Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
22:55.
Ata që nuk besojnë do të vazhdojnë të dyshojnë në të (Kuran), derisa t'u vijë Ora (e Kiametit) në mënyrë të papritur ose derisa t'u vijë dënimi i Ditës Shterpë.
22:55.
Dhe ata që nuk besojnë nuk do të pushojnë së dyshuar për të, derisa Ora t'u vijë papritur ose t'u vijë ndëshkimi i një dite të pashpresë.
22:55.
WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU FI MIRJETIN MINHU HETTA TE'TIJEHUMU ES-SA'ATU BEGTETEN 'EW JE'TIJEHUM 'ADHABU JEWMIN 'AKIMIN
C
22:56.
Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
22:56.
I tërë pushteti atë ditë i përket Allahut. Ai do t'i gjykojë të gjithë: ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e begative,
22:56.
Sundimi atë ditë do të jetë i Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Prandaj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshte të begata.
22:56.
EL-MULKU JEWME'IDHIN LILLAHI JEHKUMU BEJNEHUM FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI XHENNATI EN-NA'IMI
C
22:57.
Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
22:57.
ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë përgënjeshtruar shpalljet Tona, do të kenë dënim poshtërues.
22:57.
Dhe ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, për ta do të jetë një ndëshkim poshtërues.
22:57.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C
22:58.
E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
22:58.
Atyre që kanë mërguar për hir të Allahut e kanë rënë dëshmorë apo kanë vdekur, me siguri, Allahu do t'u japë shpërblim të mirë. Pa dyshim, Allahu është dhuruesi më i mirë,
22:58.
Dhe ata që kanë emigruar në rrugën e Allahut dhe pastaj janë vrarë ose kanë vdekur, Allahu me të vërtetë do t'i furnizojë ata me një furnizim të mirë. Dhe me të vërtetë, Allahu është furnizuesi më i mirë.
22:58.
WEL-LEDHINE HAXHERU FI SEBILI ELLAHI THUMME KUTILU 'EW MATU LEJERZUKANNEHUMU ELLAHU RIZKEN HESENAN WE 'INNALL-LLAHE LEHUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C
22:59.
Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
22:59.
Ai do t'i shpjerë në një vend, ku do të jenë vërtet të kënaqur! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
22:59.
Me të vërtetë, Ai do t'i fusë ata në një vend që ata do të jenë të kënaqur me të. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm, i Butë.
22:59.
LEJUDHILENNEHUM MUDHALEN JERDEWNEHU WE 'INNALL-LLAHE LE'ALIMUN HELIMUN
C
22:60.
Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
22:60.
Po, kështu është! Ai që merr hak për aq sa është dëmtuar e pastaj pëson sërish padrejtësi, me siguri, do të ndihmohet nga Allahu. Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës.
22:60.
Kjo është kështu. Dhe kushdo që ndëshkon në mënyrë të barabartë me atë që ai është ndëshkuar dhe pastaj atij i bëhet padrejtësi, Allahu me siguri do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Shumë i Mëshirshëm.
22:60.
DHALIKE WE MEN 'AKABE BIMITHLI MA 'UKIBE BIHI THUMME BUGIJE 'ALEJHI LEJENSURENNEHU ELLAHU 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C
22:61.
Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
22:61.
Kjo është kështu, sepse Allahu e ndërfut natën te dita e ditën te nata dhe se Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
22:61.
Kjo është kështu sepse Allahu bën që nata të hyjë në ditë dhe bën që dita të hyjë në natë, dhe me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, Shikues.
22:61.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE 'ENNEL-LAHE SEMI'UN BESIRUN
C
22:62.
Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
22:62.
Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.
22:62.
Kjo është kështu sepse Allahu është i Vërteti dhe atë që ata thërrasin përveç Tij është e pavërtetë, dhe me të vërtetë, Allahu është i Larti, i Madhi.
22:62.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHI HUWEL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C
22:63.
A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:63.
A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.
22:63.
A nuk e sheh ti se Allahu zbret nga qielli ujin, dhe toka bëhet e gjelbër? Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Dijshëm.
22:63.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FETUSBIHUL-'ERDU MUHDERRETEN 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN