U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:48.
Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
22:48.
Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.
22:48.
Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Unë u dhashë atyre kohë, pastaj i mora ato. Dhe te Unë është fundi.
22:48.
WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'EMLEJTU LEHA WE HIJE DHALIMETUN THUMME 'EHADHTUHA WE 'ILEJJEL-MESIRU
C
22:49.
Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen".
22:49.
Thuaj (o Muhamed!): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë”.
22:49.
Thuaj: "O njerëz, unë jam vetëm një paralajmërues i qartë për ju."
22:49.
KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNEMA 'ENA LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C
22:50.
E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
22:50.
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe dhunti fisnike.
22:50.
Prandaj, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta është falje dhe furnizim i nderuar.
22:50.
FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C
22:51.
Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
22:51.
Ndërsa ata që përpiqen t'i luftojnë shpalljet Tona, duke menduar se nuk do t'i dënojmë, (dije se) njerëz të tillë janë banorë të Xhehenemit.
22:51.
Dhe ata që përpiqen kundër ajeteve Tona për të na dobësuar, ata janë banorët e zjarrit.
22:51.
WEL-LEDHINE SE'AW FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C
22:52.
Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.
22:52.
Ne nuk kemi sjellë para teje (o Muhamed) asnjë të dërguar e asnjë profet që djalli të mos i ndërhynte në leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte ndërhyrjen e djallit dhe më pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
22:52.
Dhe Ne nuk kemi dërguar as para teje asnjë të dërguar apo profet, përveç se kur ai dëshironte, shejtani hodhi ndonjë gjë në dëshirën e tij. Por Allahu e shfuqizon atë që shejtani hedh, pastaj Allahu vendos ajetet e Tij. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
22:52.
WE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESULIN WE LA NEBIJIN 'ILLA 'IDHA TEMENNA 'ELKA ESH-SHEJTANU FI 'UMNIJETIHI FEJENSEHU ELLAHU MA JULKI ESH-SHEJTANU THUMME JUHKIMU ELLAHU 'AJATIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
22:53.
E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
22:53.
Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e djallit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura (nga dyshimi) dhe të ngurtësuara prandaj keqbërësit janë në përçarje të madhe
22:53.
Që Ai të bëjë atë që shejtani hedh një sprovë për ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që kanë zemra të forta. Dhe me të vërtetë, të padrejtët janë në një kundërshtim të largët.
22:53.
LIJEXH'ALE MA JULKI ESH-SHEJTANU FITNETEN LILLEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KASIJETI KULUBUHUM WE 'INNE EDH-DHALIMINE LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C
22:54.
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
22:54.
dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të. Nuk ka dyshim se Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besojnë.
22:54.
Dhe që ata që janë dhënë me dije të dinë se ai (Kurani) është e vërteta nga Zoti yt dhe të besojnë në të, dhe zemrat e tyre të përulen ndaj tij. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon ata që besojnë në një rrugë të drejtë.
22:54.
WE LIJA'LEMEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE FEJU'UMINU BIHI FETUHBITE LEHU KULUBUHUM WE 'INNALL-LLAHE LEHADIL-LEDHINE 'AMENU 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
22:55.
Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
22:55.
Ata që nuk besojnë do të vazhdojnë të dyshojnë në të (Kuran), derisa t'u vijë Ora (e Kiametit) në mënyrë të papritur ose derisa t'u vijë dënimi i Ditës Shterpë.
22:55.
Dhe ata që nuk besojnë nuk do të pushojnë së dyshuar për të, derisa Ora t'u vijë papritur ose t'u vijë ndëshkimi i një dite të pashpresë.
22:55.
WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU FI MIRJETIN MINHU HETTA TE'TIJEHUMU ES-SA'ATU BEGTETEN 'EW JE'TIJEHUM 'ADHABU JEWMIN 'AKIMIN
C
22:56.
Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
22:56.
I tërë pushteti atë ditë i përket Allahut. Ai do t'i gjykojë të gjithë: ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e begative,
22:56.
Sundimi atë ditë do të jetë i Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Prandaj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshte të begata.
22:56.
EL-MULKU JEWME'IDHIN LILLAHI JEHKUMU BEJNEHUM FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FI XHENNATI EN-NA'IMI
C
22:57.
Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
22:57.
ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë përgënjeshtruar shpalljet Tona, do të kenë dënim poshtërues.
22:57.
Dhe ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, për ta do të jetë një ndëshkim poshtërues.
22:57.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C
22:58.
E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
22:58.
Atyre që kanë mërguar për hir të Allahut e kanë rënë dëshmorë apo kanë vdekur, me siguri, Allahu do t'u japë shpërblim të mirë. Pa dyshim, Allahu është dhuruesi më i mirë,
22:58.
Dhe ata që kanë emigruar në rrugën e Allahut dhe pastaj janë vrarë ose kanë vdekur, Allahu me të vërtetë do t'i furnizojë ata me një furnizim të mirë. Dhe me të vërtetë, Allahu është furnizuesi më i mirë.
22:58.
WEL-LEDHINE HAXHERU FI SEBILI ELLAHI THUMME KUTILU 'EW MATU LEJERZUKANNEHUMU ELLAHU RIZKEN HESENAN WE 'INNALL-LLAHE LEHUWE HAJRU ER-RAZIKINE