Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
22:27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,
22:27. Dhe shpall ndër njerëzit Haxhin. Ata do të vijnë te ti më këmbë dhe mbi çdo deve të dobët. Ata do të vijnë nga çdo rrugë e largët,
22:27. WE 'EDHDHIN FI EN-NASI BIL-HEXHXHI JE'TUKE RIXHALEN WE 'ALA KULLI DAMIRIN JE'TINE MIN KULLI FEXHXHIN 'AMIKIN
C 22:28. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
22:28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
22:28. Që ata të mund të dëshmojnë dobi për ta dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Prandaj, hani prej tyre dhe ushqeni të varfrit që kanë nevojë.
22:28. LIJESH/HEDU MENAFI'A LEHUM WE JEDHKURU ESMEL-LAHI FI 'EJJAMIN MA'LUMATIN 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AM FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-BA'ISEL-FEKIRE
C 22:29. Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le t'i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj le të përmbushin detyrimet e tyre, le të përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavafin përreth Shtëpisë së Lashtë."
22:29. THUMME LIJEKDU TEFETHEHUM WE LIUFU NUDHUREHUM WE LIETTEWWEFU BIL-BEJTIL-'ATIKI
C 22:30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
22:30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.
22:30. Kjo është kështu. Dhe kushdo që nderon atë që është e shenjtë për Allahun, kjo është më e mirë për të te Zoti i tij. Dhe ju janë lejuar kafshët, përveç asaj që ju është lexuar juve. Prandaj, shmangni papastërtinë e idhujve dhe shmangni fjalët e rreme.
22:30. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM HURUMATI ELLAHI FEHUWE HAJRUN LEHU 'INDE RABBIHI WE 'UHILLET LEKUMUL-'EN'AM 'ILLA MA JUTLA 'ALEJKUM FAXHTENIBU ER-RIXHSE MINEL-'EWTHANI WE EXHTENIBU KAWLE EZ-ZURI
C 22:31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
22:31. Përuluni plotësisht para Allahut me sinqeritet, duke mos i shoqëruar asgjë Atij (në adhurim). Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur.
22:31. Duke qenë të pastër për Allahun, jo duke i bërë shok Atij. Dhe kushdo që i bën shok Allahut, është sikur ka rënë nga qielli dhe shpendët e kanë kapur atë ose era e ka hedhur atë në një vend të largët.
22:31. HUNEFA'E LILLAHI GAJRE MUSHRIKINE BIHI WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKE'ENNEMA HARRE MINE ES-SEMA'I FETEHTEFUHUT-TEJRU 'EW TEHWI BIHI ER-RIHU FI MEKANIN SEHIKIN
C 22:32. Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
22:32. Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.
22:32. Kështu është. Dhe kushdo që nderon simbolet e Allahut, kjo është nga devotshmëria e zemrave.
22:32. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM SHA'A'IREL-LAHI FE'INNEHA MIN TEKWAL-KULUBI
C 22:33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
22:33. Ju do të përfitoni nga ato (kafshë) deri në një kohë të caktuar; pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë.
22:33. Për ju, në to (kafshët e therura) ka përfitime deri në një kohë të caktuar, pastaj vendi i tyre i therjes është te Shtëpia e Shenjtë e Lashtë.
22:33. LEKUM FIHA MENAFI'U 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN THUMME MEHILLUHA 'ILAL-BEJTIL-'ATIKI
C 22:34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
22:34. Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur,
22:34. Dhe për çdo komb Ne kemi caktuar një rit, që ata të mund të përmendin emrin e Allahut mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Dhe Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj dorëzohuni ndaj Tij. Dhe përgëzoi të përulurit,
22:34. WE LIKULLI 'UMMETIN XHE'ALNA MENSEKEN LIJEDHKURU ESMEL-LAHI 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AMI FE'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FELEHU 'ESLIMU WE BESHSHIRIL-MUHBITINE
C 22:35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
22:35. atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë.
22:35. Ata që, kur përmendet Allahu, zemrat e tyre dridhen, dhe ata që durojnë atë që i godet, dhe që falin namazin, dhe që japin nga ajo që Ne u kemi furnizuar atyre.
22:35. EL-LEDHINE 'IDHA DHUKIREL-LAHU WEXHILET KULUBUHUM WE ES-SABIRINE 'ALA MA 'ESABEHUM WEL-MUKIMI ES-SELETI WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 22:36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t'i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Dhe për kafshët e therjes, Ne i kemi bërë ato për ju nga simbolet e Allahut. Në to ka të mira për ju. Prandaj, përmendni emrin e Allahut mbi to kur ato qëndrojnë në këmbë. Pastaj, kur ato bien në anën e tyre, hani prej tyre dhe ushqeni të kënaqurit dhe ata që kërkojnë. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju, që ju të mund të jeni mirënjohës.
22:36. WEL-BUDNE XHE'ALNAHA LEKUM MIN SHA'A'IRI ELLAHI LEKUM FIHA HAJRUN FADHKURU ESMEL-LAHI 'ALEJHA SEWAFFE FE'IDHA WEXHEBET XHUNUBUHA FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-KANI'A WEL-MU'TERRE KEDHALIKE SEHHARNAHA LEKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 22:37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
22:37. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tua,j që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!
22:37. As mishi i tyre dhe as gjaku i tyre nuk arrin te Allahu, por devotshmëria juaj arrin te Ai. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju që ju të madhëroni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoi ata që bëjnë mirë.
22:37. LEN JENALEL-LAHE LUHUMUHA WE LA DIMA'UUHA WE LEKIN JENALUHUT-TEKWA MINKUM KEDHALIKE SEHHAREHA LEKUM LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE BESHSHIRIL-MUHSININE