Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
22:23. S'ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë të artë dhe inxhi e rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
22:23. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe me perla, dhe veshjet e tyre atje do të jenë prej mëndafshi.
22:23. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C 22:24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
22:24. Ata qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t'u lavdëruar.
22:24. Dhe ata janë udhëzuar drejt fjalës më të mirë, dhe ata janë udhëzuar drejt rrugës së të Lavdëruarit.
22:24. WE HUDU 'ILAT-TEJJIBI MINEL-KAWLI WE HUDU 'ILA SIRATIL-HEMIDI
C 22:25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
22:25. Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.
22:25. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe nga Mesxhidul-Harami, të cilin Ne e kemi bërë për njerëzit, të barabartë për ata që janë vendas dhe ata që janë të huaj. Dhe kushdo që dëshiron në të ndonjë devijim të padrejtë, Ne do ta bëjmë atë të shijojë një ndëshkim të dhimbshëm.
22:25. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WEL-MESXHIDIL-HERAMIL-LEDHI XHE'ALNAHU LILNNASI SEWA'ENL-'AKIFU FIHI WEL-BADI WE MEN JURID FIHI BI'ILHADIN BIDHULMIN NUDHIKHU MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C 22:26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
22:26. Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.
22:26. Dhe kur Ne i përcaktuam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (duke thënë): "Mos më bëj shok asgjë dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e sillen përreth saj dhe qëndrojnë në të dhe që përkulen dhe bien në sexhde.
22:26. WE 'IDH BEWWE'NA LI'IBRAHIME MEKANEL-BEJTI 'EN LA TUSHRIK BI SHEJ'EN WE TEHHIR BEJTIJE LILTTA'IFINE WEL-KA'IMINE WE ER-RUKKA'I ES-SUXHUDI
C 22:27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
22:27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,
22:27. Dhe shpall ndër njerëzit Haxhin. Ata do të vijnë te ti më këmbë dhe mbi çdo deve të dobët. Ata do të vijnë nga çdo rrugë e largët,
22:27. WE 'EDHDHIN FI EN-NASI BIL-HEXHXHI JE'TUKE RIXHALEN WE 'ALA KULLI DAMIRIN JE'TINE MIN KULLI FEXHXHIN 'AMIKIN
C 22:28. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
22:28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
22:28. Që ata të mund të dëshmojnë dobi për ta dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Prandaj, hani prej tyre dhe ushqeni të varfrit që kanë nevojë.
22:28. LIJESH/HEDU MENAFI'A LEHUM WE JEDHKURU ESMEL-LAHI FI 'EJJAMIN MA'LUMATIN 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AM FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-BA'ISEL-FEKIRE
C 22:29. Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le t'i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.
22:29. Pastaj le të përmbushin detyrimet e tyre, le të përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavafin përreth Shtëpisë së Lashtë."
22:29. THUMME LIJEKDU TEFETHEHUM WE LIUFU NUDHUREHUM WE LIETTEWWEFU BIL-BEJTIL-'ATIKI
C 22:30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
22:30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.
22:30. Kjo është kështu. Dhe kushdo që nderon atë që është e shenjtë për Allahun, kjo është më e mirë për të te Zoti i tij. Dhe ju janë lejuar kafshët, përveç asaj që ju është lexuar juve. Prandaj, shmangni papastërtinë e idhujve dhe shmangni fjalët e rreme.
22:30. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM HURUMATI ELLAHI FEHUWE HAJRUN LEHU 'INDE RABBIHI WE 'UHILLET LEKUMUL-'EN'AM 'ILLA MA JUTLA 'ALEJKUM FAXHTENIBU ER-RIXHSE MINEL-'EWTHANI WE EXHTENIBU KAWLE EZ-ZURI
C 22:31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
22:31. Përuluni plotësisht para Allahut me sinqeritet, duke mos i shoqëruar asgjë Atij (në adhurim). Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur.
22:31. Duke qenë të pastër për Allahun, jo duke i bërë shok Atij. Dhe kushdo që i bën shok Allahut, është sikur ka rënë nga qielli dhe shpendët e kanë kapur atë ose era e ka hedhur atë në një vend të largët.
22:31. HUNEFA'E LILLAHI GAJRE MUSHRIKINE BIHI WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKE'ENNEMA HARRE MINE ES-SEMA'I FETEHTEFUHUT-TEJRU 'EW TEHWI BIHI ER-RIHU FI MEKANIN SEHIKIN
C 22:32. Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
22:32. Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.
22:32. Kështu është. Dhe kushdo që nderon simbolet e Allahut, kjo është nga devotshmëria e zemrave.
22:32. DHALIKE WE MEN JU'ADHDHIM SHA'A'IREL-LAHI FE'INNEHA MIN TEKWAL-KULUBI
C 22:33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
22:33. Ju do të përfitoni nga ato (kafshë) deri në një kohë të caktuar; pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë.
22:33. Për ju, në to (kafshët e therura) ka përfitime deri në një kohë të caktuar, pastaj vendi i tyre i therjes është te Shtëpia e Shenjtë e Lashtë.
22:33. LEKUM FIHA MENAFI'U 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN THUMME MEHILLUHA 'ILAL-BEJTIL-'ATIKI