U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:19.
Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
22:19.
Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre, por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar,
22:19.
Këta janë dy kundërshtarë që grinden për Zotin e tyre. Sa për ata që nuk besojnë, për ta janë bërë rroba nga zjarri. Uji i vluar do të derdhet mbi kokat e tyre.
22:19.
HEDHANI HASMANI EHTESEMU FI RABBIHIM FE-EL-LEDHINE KEFERU KUTTI'AT LEHUM THIJABUN MIN NARIN JUSEBBU MIN FEWKI RU'USIHIMUL-HEMIMU
C
22:20.
Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
22:20.
me të cilin do t'u shkrihen ç'kanë në barqe dhe lëkura.
22:20.
Me të do të shkrihet ajo që është brenda barkut të tyre dhe lëkurat e tyre.
22:20.
JUSHERU BIHI MA FI BUTUNIHIM WEL-XHULUDU
C
22:21.
Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22:21.
Për ata ka kamxhikë prej hekuri.
22:21.
Dhe për ta janë shkopinj prej hekuri.
22:21.
WE LEHUM MEKAMI'U MIN HEDIDIN
C
22:22.
Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
22:22.
Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do t'u thuhet): “Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme!”
22:22.
Sa herë që ata përpiqen të dalin prej tij nga agonia e tij, ata do të kthehen në të, dhe (do t'u thuhet): "Shijoni ndëshkimin e djegies."
22:22.
KULLEMA 'ERADU 'EN JEHRUXHU MINHA MIN GAMMIN 'U'IDU FIHA WE DHUKU 'ADHABEL-HERIKI
C
22:23.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
22:23.
S'ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë të artë dhe inxhi e rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
22:23.
Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe me perla, dhe veshjet e tyre atje do të jenë prej mëndafshi.
22:23.
'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C
22:24.
Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
22:24.
Ata qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t'u lavdëruar.
22:24.
Dhe ata janë udhëzuar drejt fjalës më të mirë, dhe ata janë udhëzuar drejt rrugës së të Lavdëruarit.
22:24.
WE HUDU 'ILAT-TEJJIBI MINEL-KAWLI WE HUDU 'ILA SIRATIL-HEMIDI
C
22:25.
S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
22:25.
Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.
22:25.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe nga Mesxhidul-Harami, të cilin Ne e kemi bërë për njerëzit, të barabartë për ata që janë vendas dhe ata që janë të huaj. Dhe kushdo që dëshiron në të ndonjë devijim të padrejtë, Ne do ta bëjmë atë të shijojë një ndëshkim të dhimbshëm.
22:25.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WEL-MESXHIDIL-HERAMIL-LEDHI XHE'ALNAHU LILNNASI SEWA'ENL-'AKIFU FIHI WEL-BADI WE MEN JURID FIHI BI'ILHADIN BIDHULMIN NUDHIKHU MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C
22:26.
Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
22:26.
Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.
22:26.
Dhe kur Ne i përcaktuam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (duke thënë): "Mos më bëj shok asgjë dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e sillen përreth saj dhe qëndrojnë në të dhe që përkulen dhe bien në sexhde.
22:26.
WE 'IDH BEWWE'NA LI'IBRAHIME MEKANEL-BEJTI 'EN LA TUSHRIK BI SHEJ'EN WE TEHHIR BEJTIJE LILTTA'IFINE WEL-KA'IMINE WE ER-RUKKA'I ES-SUXHUDI
C
22:27.
Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
22:27.
Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,
22:27.
Dhe shpall ndër njerëzit Haxhin. Ata do të vijnë te ti më këmbë dhe mbi çdo deve të dobët. Ata do të vijnë nga çdo rrugë e largët,
22:27.
WE 'EDHDHIN FI EN-NASI BIL-HEXHXHI JE'TUKE RIXHALEN WE 'ALA KULLI DAMIRIN JE'TINE MIN KULLI FEXHXHIN 'AMIKIN
C
22:28.
(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
22:28.
që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
22:28.
Që ata të mund të dëshmojnë dobi për ta dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi atë që Ai u ka furnizuar atyre nga kafshët. Prandaj, hani prej tyre dhe ushqeni të varfrit që kanë nevojë.
22:28.
LIJESH/HEDU MENAFI'A LEHUM WE JEDHKURU ESMEL-LAHI FI 'EJJAMIN MA'LUMATIN 'ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-'EN'AM FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-BA'ISEL-FEKIRE
C
22:29.
Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
22:29.
Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le t'i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.
22:29.
Pastaj le të përmbushin detyrimet e tyre, le të përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavafin përreth Shtëpisë së Lashtë."
22:29.
THUMME LIJEKDU TEFETHEHUM WE LIUFU NUDHUREHUM WE LIETTEWWEFU BIL-BEJTIL-'ATIKI