U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:15.
Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
22:15.
Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë (Muhamedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të lidhë një litar në tavan e të varet! Pastaj le të shohë nëse do t'ia largojë ky veprim hidhërimin!
22:15.
Kushdo që mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (të Dërguarin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të zgjatë një litar drejt qiellit, pastaj le të ndërpresë atë, pastaj le të shohë nëse plani i tij do t'i heqë atij atë që e zemëron.
22:15.
MEN KANE JEDHUNNU 'EN LEN JENSUREHU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI FELJEMDUD BISEBEBIN 'ILA ES-SEMA'I THUMME LIJEKTA' FELJENDHUR HEL JUDH/HIBENNE KEJDUHU MA JEGIDHU
C
22:16.
Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
22:16.
Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në vargje të qarta dhe, sigurisht, Allahu udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
22:16.
Dhe kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kuranin) si ajete të qarta. Dhe me të vërtetë, Allahu udhëzon atë që dëshiron.
22:16.
WE KEDHELIKE 'ENZELNAHU 'AJATIN BEJJINATIN WE 'ENNEL-LAHE JEHDI MEN JURIDU
C
22:17.
Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
22:17.
Vërtet, si ata që kanë besuar, ashtu dhe hebrenjtë, sabi'inët, të krishterët, mexhusitë e idhujtarët, Allahu do t'i gjykojë drejt të gjithë Ditën e Kiametit. Nuk ka dyshim, se Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
22:17.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe ata që janë hebrenj, sabeitët, të krishterët, zoroastrianët dhe ata që i bëjnë shok Allahut – me të vërtetë, Allahu do të gjykojë mes tyre ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.
22:17.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI'INE WE EN-NESARA WEL-MEXHUSE WEL-LEDHINE 'ESHREKU 'INNALL-LLAHE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C
22:18.
A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
22:18.
A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit (myslimanët)? Por ka shumë njerëz (mohues), që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë.
22:18.
A nuk e sheh ti se të gjithë ata që janë në qiej dhe në tokë, dhe dielli dhe hëna dhe yjet dhe malet dhe pemët dhe kafshët dhe shumë nga njerëzit bien në sexhde për Allahun? Por shumë prej tyre meritojnë ndëshkimin. Dhe atë që Allahu e poshtëron, askush nuk mund ta nderojë atë. Me të vërtetë, Allahu bën atë që dëshiron.
22:18.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JESXHUDU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU WE EN-NUXHUMU WEL-XHIBALU WE ESH-SHEXHERU WE ED-DEWABBU WE KETHIRUN MINE EN-NASI WE KETHIRUN HEKKA 'ALEJHIL-'ADHABU WE MEN JUHINI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUKRIMIN 'INNALL-LLAHE JEF'ALU MA JESHA'U
C
22:19.
Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
22:19.
Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre, por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar,
22:19.
Këta janë dy kundërshtarë që grinden për Zotin e tyre. Sa për ata që nuk besojnë, për ta janë bërë rroba nga zjarri. Uji i vluar do të derdhet mbi kokat e tyre.
22:19.
HEDHANI HASMANI EHTESEMU FI RABBIHIM FE-EL-LEDHINE KEFERU KUTTI'AT LEHUM THIJABUN MIN NARIN JUSEBBU MIN FEWKI RU'USIHIMUL-HEMIMU
C
22:20.
Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
22:20.
me të cilin do t'u shkrihen ç'kanë në barqe dhe lëkura.
22:20.
Me të do të shkrihet ajo që është brenda barkut të tyre dhe lëkurat e tyre.
22:20.
JUSHERU BIHI MA FI BUTUNIHIM WEL-XHULUDU
C
22:21.
Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22:21.
Për ata ka kamxhikë prej hekuri.
22:21.
Dhe për ta janë shkopinj prej hekuri.
22:21.
WE LEHUM MEKAMI'U MIN HEDIDIN
C
22:22.
Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
22:22.
Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do t'u thuhet): “Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme!”
22:22.
Sa herë që ata përpiqen të dalin prej tij nga agonia e tij, ata do të kthehen në të, dhe (do t'u thuhet): "Shijoni ndëshkimin e djegies."
22:22.
KULLEMA 'ERADU 'EN JEHRUXHU MINHA MIN GAMMIN 'U'IDU FIHA WE DHUKU 'ADHABEL-HERIKI
C
22:23.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
22:23.
S'ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë të artë dhe inxhi e rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
22:23.
Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe me perla, dhe veshjet e tyre atje do të jenë prej mëndafshi.
22:23.
'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU'ULU'UEN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
C
22:24.
Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
22:24.
Ata qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t'u lavdëruar.
22:24.
Dhe ata janë udhëzuar drejt fjalës më të mirë, dhe ata janë udhëzuar drejt rrugës së të Lavdëruarit.
22:24.
WE HUDU 'ILAT-TEJJIBI MINEL-KAWLI WE HUDU 'ILA SIRATIL-HEMIDI
C
22:25.
S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
22:25.
Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.
22:25.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe nga Mesxhidul-Harami, të cilin Ne e kemi bërë për njerëzit, të barabartë për ata që janë vendas dhe ata që janë të huaj. Dhe kushdo që dëshiron në të ndonjë devijim të padrejtë, Ne do ta bëjmë atë të shijojë një ndëshkim të dhimbshëm.
22:25.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WEL-MESXHIDIL-HERAMIL-LEDHI XHE'ALNAHU LILNNASI SEWA'ENL-'AKIFU FIHI WEL-BADI WE MEN JURID FIHI BI'ILHADIN BIDHULMIN NUDHIKHU MIN 'ADHABIN 'ELIMIN