U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
22:41.
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
22:41.
(Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41.
Ata që, nëse Ne u japim pushtet në tokë, falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për atë që është e mirë dhe ndalojnë nga ajo që është e keqe. Dhe te Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41.
EL-LEDHINE 'IN MEKKENNAHUM FIL-'ERDI 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE WE 'EMERU BIL-MA'RUFI WE NEHEW 'ANIL-MUNKERI WE LILLEHI 'AKIBETUL-'UMURI
C
22:42.
Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:42.
Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, (dije se) para tyre (i) kanë quajtur gënjeshtarë (profetët e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud,
22:42.
Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë para tyre populli i Nuhut, dhe Adi, dhe Themudi kanë përgënjeshtruar gjithashtu.
22:42.
WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE THEMUDU
C
22:43.
Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:43.
populli i Ibrahimit, populli i Lutit,
22:43.
Dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,
22:43.
WE KAWMU 'IBRAHIME WE KAWMU LUTIN
C
22:44.
Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
22:44.
dhe banorët e Medjenit. Edhe Musain e përgënjeshtruan; andaj Unë u dhashë afat mohuesve, pastaj i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
22:44.
Dhe banorët e Medjenit. Dhe Musai u përgënjeshtrua gjithashtu. Por Unë u dhashë atyre kohë atyre që mohuan, pastaj i mora ata. Dhe sa e tmerrshme ishte ndëshkimi Im!
22:44.
WE 'ESHABU MEDJENE WE KUDHDHIBE MUSA FE'EMLEJTU LILKAFIRINE THUMME 'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE NEKIRI
C
22:45.
E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
22:45.
Sa e sa qytete i shkatërruam, ngaqë banorët e tyre ishin të këqij dhe tani ato janë kthyer përmbys! Sa e sa puse mbetën të braktisura, sa e sa pallate të larta të shkretuara!
22:45.
Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe ato janë të rrënuara, dhe sa shumë puse të braktisura dhe pallate të ngritura!
22:45.
FEKE'EJJIN MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA WE HIJE DHALIMETUN FEHIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE BI'RIN MU'ATTELETIN WE KASRIN MESHIDIN
C
22:46.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
22:46.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
22:46.
A nuk udhëtojnë ata në tokë, që të kenë zemra për të kuptuar me to ose veshë për të dëgjuar me to? Me të vërtetë, nuk janë sytë që verbohen, por zemrat që janë në kraharorë.
22:46.
'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FETEKUNE LEHUM KULUBUN JA'KILUNE BIHA 'EW 'ADHANUN JESMA'UNE BIHA FE'INNEHA LA TA'MAL-'EBSARU WE LEKIN TA'MAL-KULUBU ELLETI FI ES-SUDURI
C
22:47.
Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
22:47.
Ata të kërkojnë që t'u shpejtohet dënimi, por Allahu kurrsesi nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
22:47.
Dhe ata kërkojnë nga ti ta shpejtosh ndëshkimin. Por Allahu nuk e thyen premtimin e Tij. Dhe me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është si një mijë vjet nga ato që ju numëroni.
22:47.
WE JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE LEN JUHLIFEL-LAHU WA'DEHU WE 'INNE JEWMEN 'INDE RABBIKE KE'ELFI SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C
22:48.
Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
22:48.
Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.
22:48.
Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Unë u dhashë atyre kohë, pastaj i mora ato. Dhe te Unë është fundi.
22:48.
WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'EMLEJTU LEHA WE HIJE DHALIMETUN THUMME 'EHADHTUHA WE 'ILEJJEL-MESIRU
C
22:49.
Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen".
22:49.
Thuaj (o Muhamed!): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë”.
22:49.
Thuaj: "O njerëz, unë jam vetëm një paralajmërues i qartë për ju."
22:49.
KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNEMA 'ENA LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C
22:50.
E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
22:50.
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe dhunti fisnike.
22:50.
Prandaj, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta është falje dhe furnizim i nderuar.
22:50.
FE-EL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C
22:51.
Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
22:51.
Ndërsa ata që përpiqen t'i luftojnë shpalljet Tona, duke menduar se nuk do t'i dënojmë, (dije se) njerëz të tillë janë banorë të Xhehenemit.
22:51.
Dhe ata që përpiqen kundër ajeteve Tona për të na dobësuar, ata janë banorët e zjarrit.
22:51.
WEL-LEDHINE SE'AW FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI