Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t'i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.
22:36. Dhe për kafshët e therjes, Ne i kemi bërë ato për ju nga simbolet e Allahut. Në to ka të mira për ju. Prandaj, përmendni emrin e Allahut mbi to kur ato qëndrojnë në këmbë. Pastaj, kur ato bien në anën e tyre, hani prej tyre dhe ushqeni të kënaqurit dhe ata që kërkojnë. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju, që ju të mund të jeni mirënjohës.
22:36. WEL-BUDNE XHE'ALNAHA LEKUM MIN SHA'A'IRI ELLAHI LEKUM FIHA HAJRUN FADHKURU ESMEL-LAHI 'ALEJHA SEWAFFE FE'IDHA WEXHEBET XHUNUBUHA FEKULU MINHA WE 'ET'IMUL-KANI'A WEL-MU'TERRE KEDHALIKE SEHHARNAHA LEKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 22:37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
22:37. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tua,j që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!
22:37. As mishi i tyre dhe as gjaku i tyre nuk arrin te Allahu, por devotshmëria juaj arrin te Ai. Kështu Ne i kemi nënshtruar ato për ju që ju të madhëroni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoi ata që bëjnë mirë.
22:37. LEN JENALEL-LAHE LUHUMUHA WE LA DIMA'UUHA WE LEKIN JENALUHUT-TEKWA MINKUM KEDHALIKE SEHHAREHA LEKUM LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE BESHSHIRIL-MUHSININE
C 22:38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
22:38. Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do tradhtarët mohues.
22:38. Me të vërtetë, Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë dhe mohues.
22:38. 'INNALL-LLAHE JUDAFI'U 'ANIL-LEDHINE 'AMENU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU KULLE HAWWANIN KEFURIN
C 22:39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
22:39. Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t'i ndihmojë
22:39. U është dhënë leje (të luftojnë) atyre që janë sulmuar, sepse ata janë të shtypur. Dhe me të vërtetë, Allahu është i aftë t'i ndihmojë ata.
22:39. 'UDHINE LILLEDHINE JUKATELUNE BI'ENNEHUM DHULIMU WE 'INNALL-LLAHE 'ALA NESRIHIM LEKADIRUN
C 22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
22:40. ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t'u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:40. Atyre që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre pa të drejtë, vetëm sepse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Dhe sikur Allahu të mos i ndalonte njerëzit disa me disa të tjerë, do të ishin rrënuar manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet emri i Allahut shpesh. Dhe me të vërtetë, Allahu do të ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, i Plotfuqishëm.
22:40. EL-LEDHINE 'UHRIXHU MIN DIJARIHIM BIGAJRI HEKKIN 'ILLA 'EN JEKULU REBBUNALLAHU WE LEWLA DEF'U ELLAHI EN-NASE BA'DEHUM BIBA'DIN LEHUDDIMET SEWAMI'U WE BIJA'UN WE SELEWATUN WE MESAXHIDU JUDHKERU FIHA ESMU ELLAHI KETHIREN WE LEJENSURENNEL-LAHU MEN JENSURUHU 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
22:41. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. Ata që, nëse Ne u japim pushtet në tokë, falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për atë që është e mirë dhe ndalojnë nga ajo që është e keqe. Dhe te Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. EL-LEDHINE 'IN MEKKENNAHUM FIL-'ERDI 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE WE 'EMERU BIL-MA'RUFI WE NEHEW 'ANIL-MUNKERI WE LILLEHI 'AKIBETUL-'UMURI
C 22:42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:42. Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, (dije se) para tyre (i) kanë quajtur gënjeshtarë (profetët e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud,
22:42. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë para tyre populli i Nuhut, dhe Adi, dhe Themudi kanë përgënjeshtruar gjithashtu.
22:42. WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE THEMUDU
C 22:43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:43. populli i Ibrahimit, populli i Lutit,
22:43. Dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,
22:43. WE KAWMU 'IBRAHIME WE KAWMU LUTIN
C 22:44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
22:44. dhe banorët e Medjenit. Edhe Musain e përgënjeshtruan; andaj Unë u dhashë afat mohuesve, pastaj i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
22:44. Dhe banorët e Medjenit. Dhe Musai u përgënjeshtrua gjithashtu. Por Unë u dhashë atyre kohë atyre që mohuan, pastaj i mora ata. Dhe sa e tmerrshme ishte ndëshkimi Im!
22:44. WE 'ESHABU MEDJENE WE KUDHDHIBE MUSA FE'EMLEJTU LILKAFIRINE THUMME 'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE NEKIRI
C 22:45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
22:45. Sa e sa qytete i shkatërruam, ngaqë banorët e tyre ishin të këqij dhe tani ato janë kthyer përmbys! Sa e sa puse mbetën të braktisura, sa e sa pallate të larta të shkretuara!
22:45. Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe ato janë të rrënuara, dhe sa shumë puse të braktisura dhe pallate të ngritura!
22:45. FEKE'EJJIN MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA WE HIJE DHALIMETUN FEHIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE BI'RIN MU'ATTELETIN WE KASRIN MESHIDIN
C 22:46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
22:46. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
22:46. A nuk udhëtojnë ata në tokë, që të kenë zemra për të kuptuar me to ose veshë për të dëgjuar me to? Me të vërtetë, nuk janë sytë që verbohen, por zemrat që janë në kraharorë.
22:46. 'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FETEKUNE LEHUM KULUBUN JA'KILUNE BIHA 'EW 'ADHANUN JESMA'UNE BIHA FE'INNEHA LA TA'MAL-'EBSARU WE LEKIN TA'MAL-KULUBU ELLETI FI ES-SUDURI