Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 22:38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
22:38. Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do tradhtarët mohues.
22:38. Me të vërtetë, Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë dhe mohues.
22:38. 'INNALL-LLAHE JUDAFI'U 'ANIL-LEDHINE 'AMENU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU KULLE HAWWANIN KEFURIN
C 22:39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
22:39. Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t'i ndihmojë
22:39. U është dhënë leje (të luftojnë) atyre që janë sulmuar, sepse ata janë të shtypur. Dhe me të vërtetë, Allahu është i aftë t'i ndihmojë ata.
22:39. 'UDHINE LILLEDHINE JUKATELUNE BI'ENNEHUM DHULIMU WE 'INNALL-LLAHE 'ALA NESRIHIM LEKADIRUN
C 22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
22:40. ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t'u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
22:40. Atyre që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre pa të drejtë, vetëm sepse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Dhe sikur Allahu të mos i ndalonte njerëzit disa me disa të tjerë, do të ishin rrënuar manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet emri i Allahut shpesh. Dhe me të vërtetë, Allahu do të ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, i Plotfuqishëm.
22:40. EL-LEDHINE 'UHRIXHU MIN DIJARIHIM BIGAJRI HEKKIN 'ILLA 'EN JEKULU REBBUNALLAHU WE LEWLA DEF'U ELLAHI EN-NASE BA'DEHUM BIBA'DIN LEHUDDIMET SEWAMI'U WE BIJA'UN WE SELEWATUN WE MESAXHIDU JUDHKERU FIHA ESMU ELLAHI KETHIREN WE LEJENSURENNEL-LAHU MEN JENSURUHU 'INNALL-LLAHE LEKAWIJUN 'AZIZUN
C 22:41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
22:41. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. Ata që, nëse Ne u japim pushtet në tokë, falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për atë që është e mirë dhe ndalojnë nga ajo që është e keqe. Dhe te Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.
22:41. EL-LEDHINE 'IN MEKKENNAHUM FIL-'ERDI 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE WE 'EMERU BIL-MA'RUFI WE NEHEW 'ANIL-MUNKERI WE LILLEHI 'AKIBETUL-'UMURI
C 22:42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:42. Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar, (dije se) para tyre (i) kanë quajtur gënjeshtarë (profetët e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud,
22:42. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë para tyre populli i Nuhut, dhe Adi, dhe Themudi kanë përgënjeshtruar gjithashtu.
22:42. WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE THEMUDU
C 22:43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:43. populli i Ibrahimit, populli i Lutit,
22:43. Dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,
22:43. WE KAWMU 'IBRAHIME WE KAWMU LUTIN
C 22:44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
22:44. dhe banorët e Medjenit. Edhe Musain e përgënjeshtruan; andaj Unë u dhashë afat mohuesve, pastaj i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
22:44. Dhe banorët e Medjenit. Dhe Musai u përgënjeshtrua gjithashtu. Por Unë u dhashë atyre kohë atyre që mohuan, pastaj i mora ata. Dhe sa e tmerrshme ishte ndëshkimi Im!
22:44. WE 'ESHABU MEDJENE WE KUDHDHIBE MUSA FE'EMLEJTU LILKAFIRINE THUMME 'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE NEKIRI
C 22:45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
22:45. Sa e sa qytete i shkatërruam, ngaqë banorët e tyre ishin të këqij dhe tani ato janë kthyer përmbys! Sa e sa puse mbetën të braktisura, sa e sa pallate të larta të shkretuara!
22:45. Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe ato janë të rrënuara, dhe sa shumë puse të braktisura dhe pallate të ngritura!
22:45. FEKE'EJJIN MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA WE HIJE DHALIMETUN FEHIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE BI'RIN MU'ATTELETIN WE KASRIN MESHIDIN
C 22:46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
22:46. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
22:46. A nuk udhëtojnë ata në tokë, që të kenë zemra për të kuptuar me to ose veshë për të dëgjuar me to? Me të vërtetë, nuk janë sytë që verbohen, por zemrat që janë në kraharorë.
22:46. 'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FETEKUNE LEHUM KULUBUN JA'KILUNE BIHA 'EW 'ADHANUN JESMA'UNE BIHA FE'INNEHA LA TA'MAL-'EBSARU WE LEKIN TA'MAL-KULUBU ELLETI FI ES-SUDURI
C 22:47. Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
22:47. Ata të kërkojnë që t'u shpejtohet dënimi, por Allahu kurrsesi nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
22:47. Dhe ata kërkojnë nga ti ta shpejtosh ndëshkimin. Por Allahu nuk e thyen premtimin e Tij. Dhe me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është si një mijë vjet nga ato që ju numëroni.
22:47. WE JESTA'XHILUNEKE BIL-'ADHABI WE LEN JUHLIFEL-LAHU WA'DEHU WE 'INNE JEWMEN 'INDE RABBIKE KE'ELFI SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C 22:48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
22:48. Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.
22:48. Dhe sa shumë qytete që bënë padrejtësi Unë u dhashë atyre kohë, pastaj i mora ato. Dhe te Unë është fundi.
22:48. WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'EMLEJTU LEHA WE HIJE DHALIMETUN THUMME 'EHADHTUHA WE 'ILEJJEL-MESIRU