Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 21. Enbija
Ajete: 112

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
21:1. Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).
21:1. Afrohet për njerëzit llogaritja e tyre, ndërsa ata janë në pavëmendje duke kthyer shpinën.
21:1. EKTEREBE LILNNASI HISABUHUM WE HUM FI GAFLETIN MU'RIDUNE
C 21:2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
21:2. Sa herë që atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë, duke u tallur me të.
21:2. Nuk u vjen atyre asnjë përkujtim i ri nga Zoti i tyre, përveç se ata e dëgjojnë atë duke bërë shaka.
21:2. MA JE'TIHIM MIN DHIKRIN MIN RABBIHIM MUHDETHIN 'ILLA ESTEMA'UHU WE HUM JEL'ABUNE
C 21:3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
21:3. Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: “A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?
21:3. Zemrat e tyre janë të pavëmendshme, dhe ata që bëjnë padrejtësi bisedojnë fshehurazi mes tyre: "A është ky vetëm një njeri si ju? A do të pranonit magjinë ndërkohë që e shihni?"
21:3. LAHIJETEN KULUBUHUM WE 'ESERRU EN-NEXHWAL-LEDHINE DHELEMU HEL HADHA 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM 'EFETE'TUNE ES-SIHRE WE 'ENTUM TUBSIRUNE
C 21:4. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!"
21:4. (I Dërguari) tha: “Zoti im e di se ç'flitet qoftë në qiell, qoftë në Tokë, Ai dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.”
21:4. Ai tha: "Zoti im e di fjalën në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi."
21:4. KALE RABBI JA'LEMUL-KAWLE FI ES-SEMA'I WEL-'ERDI WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 21:5. Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"
21:5. Ata thonë: “Këto janë vetëm ëndrra të turbullta! Ose ai i ka trilluar ato. Madje ai është poet. Le të na sjellë një mrekulli, ashtu si i kanë sjellë të dërguarit e parë!”
21:5. Por ata thanë: "Jo, (këto janë) ëndrra të përziera. Jo, ai e ka trilluar atë. Jo, ai është një poet. Prandaj, le të na sjellë një shenjë, ashtu siç u dërguan të dërguarit e mëparshëm."
21:5. BEL KALU 'EDGATHU 'EHLAMIN BEL EFTERAHU BEL HUWE SHA'IRUN FELJE'TINA BI'AJETIN KEMA 'URSILEL-'EWWELUNE
C 21:6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
21:6. Asnjë vendbanim nga ata që i kemi shkatërruar, nuk ka besuar e vallë, a do të besojnë këta?
21:6. Nuk ka shkatërruar asnjë qytet përpara tyre që të ketë besuar, prandaj a do të besojnë ata?
21:6. MA 'AMENET KABLEHUM MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA 'EFEHUM JU'UMINUNE
C 21:7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
21:7. Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve, u kemi shpallur; andaj, pyetni njerëzit e shkrimeve (të mëparshme), nëse ju nuk dini!
21:7. Dhe Ne nuk dërguam para teje as njerëz përveç burrave, të cilëve Ne u shpallëm. Prandaj, pyetni ata që kanë dijen, nëse nuk e dini.
21:7. WE MA 'ERSELNA KABLEKE 'ILLA RIXHALEN NUHI 'ILEJHIM FAS'ELU 'EHLE EDH-DHIKRI 'IN KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 21:8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
21:8. Dhe ne nuk i kemi bërë ata (të dërguarit) trupa që nuk hanë ushqim, as nuk kanë qenë të pavdekshëm.
21:8. Dhe Ne nuk i bëmë ata trupa që nuk hanë ushqim, dhe ata nuk ishin të përjetshëm.
21:8. WE MA XHE'ALNAHUM XHESEDEN LA JE'KULUNET-TA'AME WE MA KANU HALIDINE
C 21:9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
21:9. Pastaj, ua kemi përmbushur atyre premtimin e i kemi shpëtuar së bashku me njerëzit (besimtarë) që kemi dashur; ndërsa i kemi shkatërruar ata që e kanë shkelur kufirin (mohuesit).
21:9. Pastaj Ne ua përmbushëm atyre premtimin, dhe Ne i shpëtuam ata dhe kë donim, dhe Ne i shkatërruam të tepërtit.
21:9. THUMME SEDEKNAHUMUL-WA'DE FE'ENXHEJNAHUM WE MEN NESHA'U WE 'EHLEKNAL-MUSRIFINE
C 21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
21:10. Ne të kemi shpallur Librin, i cili është përkujtesë për ju. Vallë, a nuk po kuptoni?
21:10. Me të vërtetë, Ne ju kemi shpallur juve një libër, në të cilin është përkujtimi juaj. A nuk do të kuptoni?
21:10. LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKUM KITABEN FIHI DHIKRUKUM 'EFELA TA'KILUNE
C 21:11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
21:11. Sa e sa vendbanime, banorët e të cilëve kanë qenë mohues, i kemi shkatërruar; e pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!
21:11. Sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe kemi krijuar pas tyre njerëz të tjerë.
21:11. WE KEM KASEMNA MIN KARJETIN KANET DHALIMETEN WE 'ENSHE'NA BA'DEHA KAWMEN 'AHARINE
C 21:12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
21:12. Kur e ndienin dënimin Tonë, ata iknin me të shpejtë.
21:12. Dhe kur ata ndjenë ndëshkimin Tonë, ja, ata filluan të iknin prej tij.
21:12. FELEMMA 'EHESSU BE'SENA 'IDHA HUM MINHA JERKUDUNE
C 21:13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
21:13. Mos ikni! Kthehuni atje, në luksin tuaj dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni.”
21:13. Mos ikni, por kthehuni te ajo në të cilën ju gëzuat dhe te vendbanimet tuaja, që të mund të pyeteni.
21:13. LA TERKUDU WE ERXHI'U 'ILA MA 'UTRIFTUM FIHI WE MESAKINIKUM LE'ALLEKUM TUS'ELUNE
C 21:14. Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
21:14. Ata do të thonë: “Mjerë ne, me të vërtetë, kemi qenë keqbërës!”
21:14. Ata thanë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
21:14. KALU JA WEJLENA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 21:15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
21:15. Këto rënkime të tyre nuk pushuan, derisa Ne i palosëm si drithë i korrur.
21:15. Dhe kjo vazhdoi të jetë britma e tyre, derisa Ne i bëmë ata të korrur dhe të heshtur.
21:15. FEMA ZALET TILKE DA'WAHUM HETTA XHE'ALNAHUM HESIDEN HAMIDINE
C 21:16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
21:16. Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokën e ç'gjendet në mes tyre, për të luajtur (pa qëllim).
21:16. Dhe Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre për lojë.
21:16. WE MA HALEKNA ES-SEMA'E WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA LA'IBINE
C 21:17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
21:17. Sikur të donim argëtim, Ne do ta bënim me gjërat pranë Nesh (si engjëjt, hyrijet etj.), nëse do të bënim diçka të tillë.
21:17. Sikur të donim të merrnim një argëtim, Ne do ta merrnim atë nga Ne, nëse do të bënim një gjë të tillë.
21:17. LEW 'EREDNA 'EN NETTEHIDHE LEHWEN LATTEHADHNAHU MIN LEDUNNA 'IN KUNNA FA'ILINE
C 21:18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
21:18. Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe, mjerë për ju, për atë që i vishni (Allahut!)
21:18. Jo, Ne e hedhim të vërtetën kundër të pavërtetës, që ajo ta shtypë atë, dhe ja, ajo zhduket. Dhe për ju është mjerimi për atë që përshkruani.
21:18. BEL NEKDHIFU BIL-HEKKI 'ALEL-BATILI FEJEDMEGUHU FE'IDHA HUWE ZAHIKUN WE LEKUMUL-WEJLU MIMMA TESIFUNE
C 21:19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
21:19. Atij i përket gjithkush që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ata që janë tek Ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë e nuk ndiejnë lodhje,
21:19. Dhe Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Dhe ata që janë pranë Tij nuk janë të mendjemëdhenj për ta adhuruar Atë dhe as nuk lodhen.
21:19. WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MEN 'INDEHU LA JESTEKBIRUNE 'AN 'IBADETIHI WE LA JESTEHSIRUNE
C 21:20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21:20. por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, paprerë.
21:20. Ata e lavdërojnë Atë natën dhe ditën; ata nuk dobësohen.
21:20. JUSEBBIHUNEL-LEJLE WE EN-NEHARE LA JEFTURUNE
C 21:21. A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
21:21. Vallë, a mos i kanë marrë zotat prej dheu, që të ishin në gjendje t'i ngjallnin të vdekurit?
21:21. A kanë marrë ata zota nga toka që të mund të ringjallin të vdekurit?
21:21. 'EM ETTEHADHU 'ALIHETEN MINEL-'ERDI HUM JUNSHIRUNE
C 21:22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
21:22. Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i Fronit dhe i lartësuar mbi çka ia veshin Atij!
21:22. Sikur të kishte në to (qiell dhe tokë) zota përveç Allahut, ato do të ishin prishur. Prandaj, i Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i Arshit, mbi atë që ata përshkruajnë.
21:22. LEW KANE FIHIMA 'ALIHETUN 'ILLALLAHU LEFESEDETA FESUBHANEL-LAHI RABBIL-'ARSHI 'AMMA JESIFUNE
C 21:23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
21:23. Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.
21:23. Ai nuk pyetet për atë që Ai bën, por ata do të pyeten.
21:23. LA JUS'ELU 'AMMA JEF'ALU WE HUM JUS'ELUNE
C 21:24. A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.
21:24. Vallë, a adhurojnë ata të tjerë zota, në vend të Atij?! Thuaj: “Sillni provën tuaj!” Ky është mesazhi për ata që janë me mua dhe i atyre që kanë qenë para meje, por shumica e tyre nuk e di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo”.
21:24. A kanë marrë ata zota përveç Tij? Thuaj: "Sillni provën tuaj. Ky është përkujtimi për ata që janë me mua dhe përkujtimi për ata para meje." Por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj ata shmangen.
21:24. 'EM ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN KUL HATU BURHANEKUM HADHA DHIKRU MEN MA'IJE WE DHIKRU MEN KABLI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNEL-HEKKA FEHUM MU'RIDUNE
C 21:25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!"
21:25. Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S'ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”
21:25. Dhe Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje, përveç se Ne i shpallëm atij: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, prandaj më adhuroni Mua."
21:25. WE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESUL IN'ILLA NUHI 'ILEJHI 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA 'ENA FA'BUDUNI
C 21:26. E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:26. Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka për Vete një bir (prej engjëjve)”. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar! Jo, ata (engjëjt) janë robër të nderuar.
21:26. Dhe ata thanë: "Mëshirëploti ka marrë një fëmijë." I Lartësuar qoftë Ai! Jo, ata janë vetëm robër të nderuar.
21:26. WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDEN SUBHANEHU BEL 'IBADUN MUKREMUNE
C 21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:27. Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij.
21:27. Ata nuk flasin para Tij dhe veprojnë vetëm me urdhrin e Tij.
21:27. LA JESBIKUNEHU BIL-KAWLI WE HUM BI'EMRIHI JA'MELUNE
C 21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:28. Ai e di se ç'ka para tyre (ç'kanë vepruar) dhe ç'ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmje-tësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon).
21:28. Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre, dhe ata nuk ndërmjetësojnë përveç atyre që Ai është i kënaqur, dhe ata janë të frikësuar nga frika e Tij.
21:28. JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JESHFA'UNE 'ILLA LIMENI ERTEDA WE HUM MIN HASHJETIHI MUSHFIKUNE
C 21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
21:29. Këdo prej tyre që thotë: “Unë jam zot, përveç Atij”, Ne e dënojmë me Xhehenem. Kështu i “shpërblejmë” keqbërësit.
21:29. Dhe kushdo nga ata që thotë: "Unë jam një zot përveç Tij," atëherë Ne do ta ndëshkojmë atë me Xhehenemin. Kështu Ne ndëshkojmë të padrejtët.
21:29. WE MEN JEKUL MINHUM 'INNI 'ILEHUN MIN DUNIHI FEDHALIKE NEXHZIHI XHEHENNEME KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 21:30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
21:30. A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!
21:30. A nuk e shohin ata që mohojnë se qiejt dhe toka ishin të lidhur së bashku, pastaj Ne i ndamë ata? Dhe Ne bëmë nga uji çdo gjë të gjallë. A nuk do të besojnë ata?
21:30. 'EWELEM JERAL-LEDHINE KEFERU 'ENNE ES-SEMAWATI WEL-'ERDE KANETA RETKEN FEFETEKNAHUMA WE XHE'ALNA MINEL-MA'I KULLE SHEJ'IN HEJJIN 'EFELA JU'UMINUNE
C 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
21:31. Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.
21:31. Dhe Ne vendosëm në tokë male të forta, që ajo të mos lëkundet me ta, dhe Ne bëmë në to rrugë të gjera, që ata të mund të udhëzohen.
21:31. WE XHE'ALNA FIL-'ERDI REWASIJE 'EN TEMIDE BIHIM WE XHE'ALNA FIHA FIXHAXHEN SUBULAN LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C 21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:32. Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.
21:32. Dhe Ne e bëmë qiellin një mbulesë të sigurt, por ata shmangen nga shenjat e tij.
21:32. WE XHE'ALNA ES-SEMA'E SEKFEN MEHFUDHAN WE HUM 'AN 'AJATIHA MU'RIDUNE
C 21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
21:33. Dhe Ai është që krijoi natën dhe ditën dhe diellin dhe hënën. Secili lëviz në një orbitë.
21:33. WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:34. Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!
21:34. Dhe Ne nuk i kemi dhënë askujt para teje përjetësi. Prandaj, nëse ti vdes, a do të jenë ata të përjetshëm?
21:34. WE MA XHE'ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE 'EFE'IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
C 21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:35. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë me të keqe dhe me të mirë si provë. Dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE 'ILEJNA TURXHA'UNE
C 21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:36. Kur të shohin jobesimtarët, ata tallen me ty (duke thënë): “Ky është ai që i përmend (për keq) zotat tuaj?” Ndërkohë, ata e mohojnë Këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
21:36. Dhe kur ata që nuk besojnë të shohin ty, ata të marrin vetëm për tallje: "A është ky ai që përmend zotat tuaj?" Ndërkohë që ata mohojnë përkujtimin e Mëshirëplotit.
21:36. WE 'IDHA RE'AKEL-LEDHINE KEFERU 'IN JETTEHIDHUNEKE 'ILLA HUZUEN 'EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU 'ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
C 21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37. Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37. Njeriu është krijuar nga nxitoja. Unë do t'ju tregoj shenjat e Mia; prandaj mos kërkoni të më shpejtoni.
21:37. HULIKAL-'INSANU MIN 'AXHELIN SE'URIKUM 'AJATI FELA TESTA'XHILUNI
C 21:38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38. Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38. Dhe ata thonë: "Kur do të realizohet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
21:38. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 21:39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:39. Sikur mohuesit ta dinin kohën, kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen, (nuk do të flisnin kështu)!
21:39. Sikur ata që mohojnë të dinin kohën kur ata nuk do të mund ta pengonin zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinat e tyre, dhe ata nuk do të ndihmohen!
21:39. LEW JA'LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE 'AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA 'AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
C 21:40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:40. Por atyre (Kiameti) do t'u vijë papritmas e do t'i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin atë e as nuk do t'u jepet afat!
21:40. Jo, ai do t'ju vijë papritur dhe do t'i hutojë ata, dhe ata nuk do të mund ta kthejnë atë dhe as nuk do të kenë një afat.
21:40. BEL TE'TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI'UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
C 21:41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:41. Në të vërtetë, janë përqeshur edhe të dërguar të tjerë para teje, por shpotitësve u erdhi dënimi, me të cilin talleshin.
21:41. Dhe me të vërtetë, të dërguarit para teje janë marrë në tallje, por ata që përqeshnin u përfshinë nga ajo me të cilën ata talleshin.
21:41. WE LEKADI ESTUHZI'E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 21:42. Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
21:42. Thuaj: “Kush do t'ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?” Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangen nga përmendja e Zotit të tyre.
21:42. Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga Mëshirëploti?" Por ata janë të pavëmendshëm ndaj përkujtimit të Zotit të tyre.
21:42. KUL MEN JEKLE'UUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI MINE ER-REHMANI BEL HUM 'AN DHIKRI RABBIHIM MU'RIDUNE
C 21:43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
21:43. Apo ata kanë zota të tjerë, të cilët mund t'i mbrojnë prej Nesh? Këta nuk mund të ndihmojnë as veten dhe askush nuk mund t'i marrë në mbrojtje kundër Nesh.
21:43. A kanë ata zota që mund t'i mbrojnë ata përveç Nesh? Ata nuk mund të ndihmojnë vetveten dhe as nuk do të mbrohen nga Ne.
21:43. 'EM LEHUM 'ALIHETUN TEMNA'UHUM MIN DUNINA LA JESTETI'UNE NESRE 'ENFUSIHIM WE LA HUM MINNA JUSHEBUNE
C 21:44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
21:44. Ne u dhamë atyre dhe baballarëve të tyre kënaqësi e ua zgjatëm jetën. A nuk e shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së tyre dhe ia cungojmë skajet? E si mund të jenë ata fitues?!
21:44. Jo, Ne i lejuam ata dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa atyre u zgjati jeta. A nuk e shohin ata se Ne vijmë në tokë duke ia zvogëluar skajet e saj? A do të jenë ata triumfues?
21:44. BEL METTA'NA HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA TALE 'ALEJHIMUL-'UMURU 'EFELA JEREWNE 'ENNA NE'TIL-'ERDE NENKUSUHA MIN 'ETRAFIHA 'EFEHUMUL-GALIBUNE
C 21:45. Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
21:45. Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj, me atë që më është shpallur”. Por, shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
21:45. Thuaj: "Unë vetëm ju paralajmëroj me shpalljen." Por të shurdhët nuk dëgjojnë thirrjen kur ata paralajmërohen.
21:45. KUL 'INNEMA 'UNDHIRUKUM BIL-WEHJI WE LA JESMA'U ES-SUMMU ED-DU'A'E 'IDHA MA JUNDHERUNE
C 21:46. E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
21:46. Sikur ata t'i prekte një puhi prej dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: “Mjerë ne që kemi qenë keqbërës!”
21:46. Dhe sikur t'i prekte ata një frymëmarrje e ndëshkimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thoshin: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë të padrejtë."
21:46. WE LE'IN MESSET/HUM NEFHETUN MIN 'ADHABI RABBIKE LEJEKULUNNE JA WEJLENA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 21:47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
21:47. Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.
21:47. Dhe Ne do të vendosim peshore të drejta për Ditën e Ringjalljes, që askujt të mos i bëhet padrejtësi në asgjë. Dhe edhe nëse është pesha e një fare të sinapit, Ne do ta sjellim atë. Dhe mjafton që Ne të jemi Llogaritës.
21:47. WE NEDA'UL-MEWAZINEL-KISTE LIJEWMIL-KIJAMETI FELA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ'EN WE 'IN KANE MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN 'ETEJNA BIHA WE KEFA BINA HASIBINE
C 21:48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
21:48. Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin, që është dritë dhe këshillë për të devotshmit,
21:48. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin dhe një dritë dhe një përkujtim për të devotshmit,
21:48. WE LEKAD 'ATEJNA MUSA WE HARUNEL-FURKANE WE DIJA'EN WE DHIKREN LILMUTTEKINE
C 21:49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
21:49. që i frikësohen Zotit të tyre - edhe kur nuk i sheh askush dhe, që i tremben Orës (së Kiametit).
21:49. Ata që kanë frikë nga Zoti i tyre në të padukshmen dhe ata që janë të kujdesshëm ndaj Orës.
21:49. EL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE HUM MINE ES-SA'ATI MUSHFIKUNE
C 21:50. Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
21:50. Ndërsa ky (Kuran) është Këshillë e bekuar, të cilën Ne e kemi shpallur, prandaj, si mund ta mohoni ju atë?!
21:50. Dhe ky është një përkujtim i bekuar që Ne e kemi shpallur. A do ta mohoni atë?
21:50. WE HEDHA DHIKRUN MUBAREKUN 'ENZELNAHU 'EFE'ENTUM LEHU MUNKIRUNE
C 21:51. Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
21:51. Në të vërtetë, Ne e udhëzuam Ibrahimin në rrugë të drejtë qysh më parë dhe e njihnim atë (se ishte i aftë për këtë gjë).
21:51. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më parë, dhe Ne e njohëm atë mirë.
21:51. WE LEKAD 'ATEJNA 'IBRAHIME RUSHDEHU MIN KABLU WE KUNNA BIHI 'ALIMINE
C 21:52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i adhuroni?"
21:52. Kur ai i tha të atit dhe popullit të tij: “Ç'janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”,
21:52. Kur ai i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Çfarë janë këto idhuj të cilëve ju u përkushtoheni?"
21:52. 'IDH KALE LI'EBIHI WE KAWMIHI MA HEDHIHIT-TEMATHILU ELLETI 'ENTUM LEHA 'AKIFUNE
C 21:53. Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
21:53. ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.”
21:53. Ata thanë: "Ne gjetëm etërit tanë që i adhuronin ata."
21:53. KALU WEXHEDNA 'ABA'ENA LEHA 'ABIDINE
C 21:54. Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
21:54. (Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë.”
21:54. Ai tha: "Me të vërtetë, ju dhe etërit tuaj keni qenë në një devijim të qartë."
21:54. KALE LEKAD KUNTUM 'ENTUM WE 'ABA'UUKUM FI DELALIN MUBININ
C 21:55. Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
21:55. Ata thanë: “A po na sjell të Vërtetën apo je nga ata që tallen?”
21:55. Ata thanë: "A na ke sjellë të vërtetën apo je nga ata që bëjnë shaka?"
21:55. KALU 'EXHI'TENA BIL-HEKKI 'EM 'ENTE MINEL-LA'IBINE
C 21:56. Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
21:56. Ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që i ka krijuar ato, ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë.
21:56. Ai tha: "Jo, Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i tokës, i Cili i krijoi ato, dhe unë jam prej dëshmitarëve për këtë.
21:56. KALE BEL REBBUKUM REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDIL-LEDHI FETEREHUNNE WE 'ENA 'ALA DHALIKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C 21:57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
21:57. (Betohem) për Allahun, se do t'i flak idhujt tuaj, posa të largoheni ju!”
21:57. Dhe për Allahun, unë do të bëj një kurth kundër idhujve tuaj pasi të largoheni ju duke u kthyer mbrapa."
21:57. WE TALLLEHI LE'EKIDENNE 'ESNAMEKUM BA'DE 'EN TUWELLU MUDBIRINE
C 21:58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
21:58. Dhe i bëri ata copa-copa, përveç idhullit të tyre më të madh, kështu që ata t'i drejtoheshin atij.
21:58. Prandaj, ai i bëri ata copa, përveç më të madhit të tyre, që ata të mund t'i drejtohen atij.
21:58. FEXHE'ALEHUM XHUDHADHEN 'ILLA KEBIRAN LEHUM LE'ALLEHUM 'ILEJHI JERXHI'UNE
C 21:59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"
21:59. Disa thanë: “Kush i bëri kështu zotat tanë? Me të vërtetë, ai është keqbërës!”
21:59. Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Me të vërtetë, ai është nga keqbërësit."
21:59. KALU MEN FE'ALE HADHA BI'ALIHETINA 'INNEHU LEMINE EDH-DHALIMINE
C 21:60. (pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
21:60. Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.”
21:60. Ata thanë: "Ne kemi dëgjuar për një djalosh që përmend ata. Ai quhet Ibrahim."
21:60. KALU SEMI'NA FETEN JEDHKURUHUM JUKALU LEHU 'IBRAHIMU
C 21:61. Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".
21:61. “Atëherë silleni atë para syve të botës, që ata të dëshmojnë” – thanë ata.
21:61. Ata thanë: "Prandaj, silleni atë para syve të njerëzve që ata të mund të dëshmojnë."
21:61. KALU FE'TU BIHI 'ALA 'A'JUNI EN-NASI LE'ALLEHUM JESH/HEDUNE
C 21:62. I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
21:62. Ata e pyetën: “Ti i bëre kështu zotat tanë, o Ibrahim?”
21:62. Ata thanë: "A je ti që e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
21:62. KALU 'E'ENTE FE'ALTE HADHA BI'ALIHETINA JA 'IBRAHIMU
C 21:63. Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
21:63. Ai tha: “Jo! Këtë e ka bërë ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nëse flasin!”
21:63. Ai tha: "Jo, kjo është bërë nga ky i madhi i tyre. Prandaj, pyesni ata nëse ata flasin."
21:63. KALE BEL FE'ALEHU KEBIRUHUM HADHA FAS'ELUHUM 'IN KANU JENTIKUNE
C 21:64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
21:64. Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thanë njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.”
21:64. Prandaj, ata u kthyen në veten e tyre dhe thanë: "Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërës."
21:64. FEREXHA'U 'ILA 'ENFUSIHIM FEKALU 'INNEKUM 'ENTUMU EDH-DHALIMUNE
C 21:65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"
21:65. Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di, se këta nuk flasin!”
21:65. Pastaj ata e kthyen kokën poshtë dhe thanë: "Me të vërtetë, ti e di se këta nuk flasin."
21:65. THUMME NUKISU 'ALA RU'USIHIM LEKAD 'ALIMTE MA HA'UULA' JENTIKUNE
C 21:66. Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
21:66. Ai u tha: “Mos vallë, ju adhuroni në vend të Allahut gjëra që nuk mund t'ju sjelljn kurrfarë dobie e as dëmi?!
21:66. (Ibrahimi) tha: "A atëherë ju adhuroni përveç Allahut atë që nuk ju sjell asnjë dobi dhe as ju bën dëm?
21:66. KALE 'EFETA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA'UKUM SHEJ'EN WE LA JEDURRUKUM
C 21:67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
21:67. Mjerë ju dhe mjerë ata që ju i adhuroni në vend të Allahut! A nuk arsyetoni?!”
21:67. Mjerë për ju dhe për atë që adhuroni përveç Allahut! A nuk do të kuptoni?"
21:67. 'UFFIN LEKUM WE LIMA TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI 'EFELA TA'KILUNE
C 21:68. Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
21:68. Ata thirrën: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!”
21:68. Ata thanë: "Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse do të veproni."
21:68. KALU HERRIKUHU WE ENSURU 'ALIHETEKUM 'IN KUNTUM FA'ILINE
C 21:69. Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
21:69. Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
21:69. Ne thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin."
21:69. KULNA JA NARU KUNI BERDEN WE SELAMAN 'ALA 'IBRAHIME
C 21:70. Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
21:70. Ata deshën ta lëndonin, por Ne i bëmë të dështonin.
21:70. Dhe ata deshën t'i bënin atij një kurth, por Ne i bëmë ata më të humburit.
21:70. WE 'ERADU BIHI KEJDEN FEXHE'ALNAHUMUL-'EHSERINE
C 21:71. E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
21:71. Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.
21:71. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe Lutin drejt tokës që Ne e kemi bekuar për të gjithë botët.
21:71. WE NEXHXHEJNAHU WE LUTEN 'ILAL-'ERDI ELLETI BAREKNA FIHA LIL'ALEMINE
C 21:72. Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
21:72. Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin si dhunti dhe të gjithë i bëmë të drejtë.
21:72. Dhe Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin si një dhuratë shtesë, dhe secilin prej tyre Ne e bëmë të drejtë.
21:72. WE WEHEBNA LEHU 'ISHAKA WE JA'KUBE NAFILETEN WE KULLEN XHE'ALNA SALIHINE
C 21:73. Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
21:73. Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.
21:73. Dhe Ne i bëmë ata udhëheqës, duke udhëzuar sipas urdhrit Tonë, dhe Ne u shpallëm atyre të bënin vepra të mira, të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Dhe ata na adhuronin vetëm Ne.
21:73. WE XHE'ALNAHUM 'E'IMMETEN JEHDUNE BI'EMRINA WE 'EWHEJNA 'ILEJHIM FI'LEL-HAJRATI WE 'IKAME ES-SELETI WE 'ITA'E EZ-ZEKATI WE KANU LENA 'ABIDINE
C 21:74. Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
21:74. Lutit i dhamë urtësi dhe dituri, dhe e shpëtuam prej vendbanimit ku bëheshin vepra të liga. Ata ishin vërtet njerëz të këqij e të mbrapshtë.
21:74. Dhe Lutit Ne i dhamë gjykim dhe dije, dhe Ne e shpëtuam atë nga qyteti që bënte punë të keqe. Me të vërtetë, ata ishin një popull i keq dhe i pabindur.
21:74. WE LUTEN 'ATEJNAHU HUKMAN WE 'ILMÆN WE NEXHXHEJNAHU MINEL-KARJETI ELLETI KANET TA'MELUL-HABA'ITHE 'INNEHUM KANU KAWME SEW'IN FASIKINE
C 21:75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
21:75. Lutin e pranuam në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve.
21:75. Dhe Ne e futëm atë në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai ishte nga të drejtët.
21:75. WE 'EDHALNAHU FI REHMETINA 'INNEHU MINE ES-SALIHINE
C 21:76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
21:76. (Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja).
21:76. Dhe përkujto Nuhun, kur ai na thirri më parë, dhe Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe.
21:76. WE NUHEN 'IDH NADA MIN KABLU FASTEXHEBNA LEHU FENEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C 21:77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
21:77. Dhe e ndihmuam atë kundër popullit që i quante gënjeshtra shenjat Tona. Me të vërtetë, ai ishte popull i keq, prandaj e fundosëm të gjithin.
21:77. Dhe Ne e ndihmuam atë kundër popullit që përgënjeshtronte shenjat Tona. Me të vërtetë, ata ishin një popull i keq, prandaj Ne i bëmë ata të përmbyturit.
21:77. WE NESERNAHU MINEL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'INNEHUM KANU KAWME SEW'IN FE'EGREKNAHUM 'EXHMA'INE
C 21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
21:78. (Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat në të cilat kishin kullotur natën bagëtitë e disa njerëzve. Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78. Dhe përkujto Davidin dhe Sulejmanin, kur ata gjykuan për rastin e tokës kur delet e një populli kishin kullotur aty natën, dhe Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78. WE DAWUDE WE SULEJMANE 'IDH JEHKUMANI FIL-HERTHI 'IDH NEFESHET FIHI GANEMUL-KAWMI WE KUNNA LIHUKMIHIM SHAHIDINE
C 21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
21:79. Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe, që të dyve u dhamë mençuri e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun). Ishim Ne që i bënim këto.
21:79. Dhe Ne ia shpjeguam atë Sulejmanit, dhe secilit prej tyre Ne i dhamë gjykim dhe dije. Dhe Ne i nënshtruam malet dhe zogjtë të lavdërojnë me Davidin. Dhe Ne ishim Ata që e bëmë këtë.
21:79. FEFEHHEMNAHA SULEJMANE WE KULLEN 'ATEJNA HUKMAN WE 'ILMÆN WE SEHHARNA ME'A DAWUDEL-XHIBALE JUSEBBIHNE WET-TEJRE WE KUNNA FA'ILINE
C 21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
21:80. Ne i mësuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri për ju, për t'ju mbrojtur në luftë me armikun, andaj, a jeni mirënjohës?
21:80. Dhe Ne e mësuam atij artin e prodhimit të veshjeve të blinduara për ju që t'ju mbrojnë në betejën tuaj. A nuk do të jeni mirënjohës?
21:80. WE 'ALLEMNAHU SEN'ATE LEBUSIN LEKUM LITUHSINEKUM MIN BE'SIKUM FEHEL 'ENTUM SHAKIRUNE
C 21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
21:81. Sulejmanit i dhamë erën e fortë, që të fryjë sipas urdhrit të tij, drejt tokës, të cilën Ne e kemi bekuar; Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
21:81. Dhe për Sulejmanin (Ne nënshtruam) erën e fortë, që frynte sipas urdhrit të tij drejt tokës që Ne e kemi bekuar. Dhe Ne ishim të Dijshëm për çdo gjë.
21:81. WE LISULEJMANE ER-RIHE 'ASIFETEN TEXHRI BI'EMRIHI 'ILAL-'ERDI ELLETI BAREKNA FIHA WE KUNNA BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMINE
C 21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:82. Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm).
21:82. Dhe disa nga djajtë u futëm që të punojnë për të dhe të bëjnë gjëra të tjera përveç kësaj. Dhe Ne ishim mbikëqyrësit e tyre.
21:82. WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA'MELUNE 'AMELEN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
C 21:83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21:83. (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
21:83. Dhe përkujto Ejubin, kur ai thirri Zotin e tij: "Me të vërtetë, e keqja më ka prekur, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
21:83. WE 'EJJUBE 'IDH NADA REBBEHU 'ENNI MESSENI ED-DURRU WE 'ENTE 'ERHEMU ER-RAHIMINE
C 21:84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:84. Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.
21:84. Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe ia hoqëm atë që e shqetësonte dhe ia dhamë atij familjen e tij dhe si ata me ta, si mëshirë nga Ne dhe përkujtim për adhuruesit.
21:84. FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE 'ATEJNAHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MIN 'INDINA WE DHIKRA LIL'ABIDINE
C 21:85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:85. (Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.
21:85. Dhe përkujto Ismailin, Idrisin dhe Dhul-Kiflin. Secili prej tyre ishte nga të durueshmit.
21:85. WE 'ISMA'ILE WE 'IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
C 21:86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:86. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.
21:86. Dhe Ne i futëm ata në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin nga të drejtët.
21:86. WE 'EDHALNAHUM FI REHMETINA 'INNEHUM MINE ES-SALIHINE
C 21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
21:87. (Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S'ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
21:87. Dhe përkujto Dhun-Nunin, kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do ta ndëshkonim atë. Pastaj ai bëri thirrje në errësirë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Lavdëruar je Ti. Me të vërtetë, unë kam qenë nga të padrejtët."
21:87. WE DHA EN-NUNI 'IDH DHEHEBE MUGADIBEN FEDHENNE 'EN LEN NEKDIRE 'ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI 'EN LA 'ILAHE 'ILLA 'ENTE SUBHANEKE 'INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
C 21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:88. Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.
21:88. Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë nga pikëllimi. Dhe kështu Ne shpëtojmë besimtarët.
21:88. FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU'UMININE
C 21:89. (Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
21:89. (Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.”
21:89. Dhe përkujto Zekerijan, kur ai thirri Zotin e tij: "O Zoti im, mos më lër vetëm, edhe pse Ti je më i Miri i trashëguesve."
21:89. WE ZEKERIJA 'IDH NADA REBBEHU RABBI LA TEDHERNI FERDEN WE 'ENTE HAJRUL-WARITHINE
C 21:90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:90. Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90. Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam atij Jahjan dhe ia bëmë gruan e tij të aftë për të lindur. Me të vërtetë, ata ishin që garonin për në të mira dhe na thërrisnin Ne me dëshirë dhe frikë, dhe ata ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90. FASTEXHEBNA LEHU WE WEHEBNA LEHU JEHJA WE 'ESLEHNA LEHU ZEWXHEHU 'INNEHUM KANU JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE JED'UNENA REGABEN WE REHEBAN WE KANU LENA HASHI'INE
C 21:91. (Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
21:91. (Kujtoje) atë që ruajti virgjërinë e saj! Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë dhe e bëmë atë dhe birin e saj mrekulli për gjithë njerëzit.
21:91. Dhe përkujto atë që ruajti nderin e saj. Pastaj Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe Ne e bëmë atë dhe djalin e saj një shenjë për botët.
21:91. WE E-ETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHA MIN RUHINA WE XHE'ALNAHA WE EBNEHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C 21:92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
21:92. Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!
21:92. Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni Mua.
21:92. 'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FA'BUDUNI
C 21:93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
21:93. Njerëzit janë përçarë në çështje të besimit, por të gjithë do të kthehen te Ne (Ditën e Gjykimit).
21:93. Por ata ndanë çështjet e tyre mes tyre. Të gjithë do të kthehen te Ne.
21:93. WE TEKATTA'U 'EMREHUM BEJNEHUM KULLUN 'ILEJNA RAXHI'UNE
C 21:94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
21:94. Atij që bën vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t'i mohohet. Dhe këtë Ne ia shënojmë atij.
21:94. Prandaj, kushdo që bën vepra të mira ndërsa është besimtar, përpjekja e tij nuk do të mohohet, dhe Ne jemi për të shkrues.
21:94. FEMEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU'UMINUN FELA KUFRANE LISA'JIHI WE 'INNA LEHU KATIBUNE
C 21:95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
21:95. Është e pamundur, që banorët e një vendi, të cilët i kemi zhdukur Ne, të kthehen sërish në këtë botë.
21:95. Dhe është e ndaluar për çdo qytet që Ne e kemi shkatërruar se ata do të kthehen,
21:95. WE HERAMUN 'ALA KARJETIN 'EHLEKNAHA 'ENNEHUM LA JERXHI'UNE
C 21:96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
21:96. Dhe, kur të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët e të shpejtojnë prej çdo lartësie,
21:96. Derisa Jexhuxhi dhe Mexhuxhi të hapen dhe ata të dalin shpejt nga çdo vend i lartë.
21:96. HETTA 'IDHA FUTIHET JE'XHUXHU WE ME'XHUXHU WE HUM MIN KULLI HEDEBIN JENSILUNE
C 21:97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj".
21:97. dhe të afrohet premtimi i vërtetë (Kiameti), atëherë sytë e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Mjerë për ne! Ne kemi qenë të pavëmendshëm ndaj kësaj dhe e kemi ngarkuar veten me gjynahe”.
21:97. Dhe premtimi i vërtetë do të afrohet, atëherë ja, sytë e atyre që mohojnë do të zmadhohen, duke thënë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë të pavëmendshëm për këtë. Jo, ne kemi qenë të padrejtët."
21:97. WAKTEREBEL-WA'DUL-HEKKU FE'IDHA HIJE SHAHISETUN 'EBSARUL-LEDHINE KEFERU JA WEJLENA KAD KUNNA FI GAFLETIN MIN HADHA BEL KUNNA DHALIMINE
C 21:98. Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
21:98. Me të vërtetë, ju (idhujtarë) dhe idhujt që i adhuroni në vend të Allahut, do të jeni lëndë djegëse për Xhehenemin. Ju do të vini në të.
21:98. Me të vërtetë, ju dhe atë që adhuroni përveç Allahut, jeni lëndë për Xhehenemin. Ju do të hyni në të.
21:98. 'INNEKUM WE MA TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI HESEBU XHEHENNEME 'ENTUM LEHA WE ERIDUNE
C 21:99. Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
21:99. Sikur këta të ishin zota (të vërtetë), nuk do të vinin atje dhe të gjithë do të mbeteni përherë aty.
21:99. Sikur ata të ishin zota, ata nuk do të kishin hyrë në të. Dhe të gjithë do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
21:99. LEW KANE HA'UULA' 'ALIHETEN MA WEREDUHA WE KULLUN FIHA HALIDUNE
C 21:100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
21:100. Ata do të gulçojnë dhe nuk do të dëgjojnë (asgjë).
21:100. Për ta do të ketë një rënkim të madh, dhe ata në të nuk do të dëgjojnë.
21:100. LEHUM FIHA ZEFIRUN WE HUM FIHA LA JESMA'UNE
C 21:101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
21:101. Ndërsa ata të cilëve u ka prirë mirësia Jonë qysh më parë, do të jenë larg nga Xhehenemi.
21:101. Me të vërtetë, ata për të cilët Ne kemi bërë premtimin më të mirë, ata do të largohen prej tij.
21:101. 'INNEL-LEDHINE SEBEKAT LEHUM MINNAL-HUSNA 'ULA'IKE 'ANHA MUB'ADUNE
C 21:102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
21:102. Ata nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre.
21:102. Ata nuk do të dëgjojnë asgjë nga ai, dhe ata do të qëndrojnë përgjithmonë në atë që shpirtrat e tyre dëshirojnë.
21:102. LA JESMA'UNE HESISEHA WE HUM FI MA ESHTEHET 'ENFUSUHUM HALIDUNE
C 21:103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
21:103. Ata nuk do t'i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t'i presin (duke u thënë): “Kjo është dita juaj e premtuar.”
21:103. Dhe nuk do t'i shqetësojë atyre frika më e madhe, dhe engjëjt do t'i takojnë ata (duke thënë): "Kjo është dita juaj që ju u premtua."
21:103. LA JEHZUNUHUMUL-FEZA'UL-'EKBERU WE TETELEKKAHUMUL-MELA'IKETU HADHA JEWMUKUMUL-LEDHI KUNTUM TU'ADUNE
C 21:104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
21:104. Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.
21:104. Dhe Ne do ta mbledhim qiellin si një mbledhje të një rrotulli për libra. Ashtu siç Ne e filluam krijimin e parë, kështu Ne do ta përsërisim atë. Ky është një premtim që Ne e kemi bërë; me të vërtetë, Ne jemi të aftë për këtë.
21:104. JEWME NETWI ES-SEMA'E KETEJJI ES-SIXHILLI LILKUTUBI KEMA BEDE'NA 'EWWELE HALKIN NU'IDUHU WA'DEN 'ALEJNA 'INNA KUNNA FA'ILINE
C 21:105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
21:105. Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
21:105. Dhe me të vërtetë, Ne kemi shkruar në Zebur, pas Përkujtimit, që toka do të trashëgohet nga robërit e Mi të drejtë.
21:105. WE LEKAD KETEBNA FI EZ-ZEBURI MIN BA'DI EDH-DHIKRI 'ENNEL-'ERDE JERITHUHA 'IBADIJE ES-SALIHUNE
C 21:106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
21:106. Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun).
21:106. Me të vërtetë, në këtë është një përkujtim për një popull që adhurojnë Allahun.
21:106. 'INNE FI HADHA LEBELAGEN LIKAWMIN 'ABIDINE
C 21:107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
21:107. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.
21:107. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty përveç se si një mëshirë për botët.
21:107. WE MA 'ERSELNAKE 'ILLA REHMETEN LIL'ALEMINE
C 21:108. Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
21:108. Thuaj: “Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i vetëm; pra, a jeni myslimanë?”
21:108. Thuaj: "Me të vërtetë, mua më është shpallur vetëm se Zoti juaj është një Zot i vetëm. A do të dorëzoheni ndaj Tij?"
21:108. KUL 'INNEMA JUHA 'ILEJJE 'ENNEMA 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FEHEL 'ENTUM MUSLIMUNE
C 21:109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
21:109. E, nëse ata i shmangen (thirrjes sate), ti thuaju: “Unë ju kam lajmëruar të gjithëve pa dallim dhe nuk di a është afër apo larg ajo, që ju është premtuar.
21:109. Por nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaj: "Unë ju kam paralajmëruar juve njësoj, dhe unë nuk di nëse ajo që ju është premtuar është afër apo larg.
21:109. FE'IN TEWELLEW FEKUL 'ADHENTUKUM 'ALA SEWA'IN WE 'IN 'EDRI 'EKARIBUN 'EM BA'IDUN MA TU'ADUNE
C 21:110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
21:110. Ai i di vërtet fjalët e thëna haptazi apo fshehtazi.
21:110. Me të vërtetë, Ai e di të thënat e hapura dhe Ai e di atë që ju e fshehni.
21:110. 'INNEHU JA'LEMUL-XHEHRE MINEL-KAWLI WE JA'LEMU MA TEKTUMUNE
C 21:111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
21:111. Ndërsa unë nuk e di: a është ajo sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme.
21:111. Dhe unë nuk di, ndoshta ajo është një sprovë për ju dhe një kënaqësi për një kohë."
21:111. WE 'IN 'EDRI LE'ALLEHU FITNETUN LEKUM WE META'UN 'ILA HININ
C 21:112. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
21:112. O Zoti im, gjyko me drejtësi! Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, ndihmën e të Cilit kërkojmë kundër atyre që thoni.”
21:112. Ai tha: "O Zoti im, gjyko me të vërtetën! Dhe Zoti ynë është Mëshirëploti, të Cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani."
21:112. KALE RABBI EHKUM BIL-HEKKI WE REBBUNA ER-REHMANUL-MUSTA'ANU 'ALA MA TESIFUNE