Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
21:78. (Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat në të cilat kishin kullotur natën bagëtitë e disa njerëzve. Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78. Dhe përkujto Davidin dhe Sulejmanin, kur ata gjykuan për rastin e tokës kur delet e një populli kishin kullotur aty natën, dhe Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78. WE DAWUDE WE SULEJMANE 'IDH JEHKUMANI FIL-HERTHI 'IDH NEFESHET FIHI GANEMUL-KAWMI WE KUNNA LIHUKMIHIM SHAHIDINE
C 21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
21:79. Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe, që të dyve u dhamë mençuri e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun). Ishim Ne që i bënim këto.
21:79. Dhe Ne ia shpjeguam atë Sulejmanit, dhe secilit prej tyre Ne i dhamë gjykim dhe dije. Dhe Ne i nënshtruam malet dhe zogjtë të lavdërojnë me Davidin. Dhe Ne ishim Ata që e bëmë këtë.
21:79. FEFEHHEMNAHA SULEJMANE WE KULLEN 'ATEJNA HUKMAN WE 'ILMÆN WE SEHHARNA ME'A DAWUDEL-XHIBALE JUSEBBIHNE WET-TEJRE WE KUNNA FA'ILINE
C 21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
21:80. Ne i mësuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri për ju, për t'ju mbrojtur në luftë me armikun, andaj, a jeni mirënjohës?
21:80. Dhe Ne e mësuam atij artin e prodhimit të veshjeve të blinduara për ju që t'ju mbrojnë në betejën tuaj. A nuk do të jeni mirënjohës?
21:80. WE 'ALLEMNAHU SEN'ATE LEBUSIN LEKUM LITUHSINEKUM MIN BE'SIKUM FEHEL 'ENTUM SHAKIRUNE
C 21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
21:81. Sulejmanit i dhamë erën e fortë, që të fryjë sipas urdhrit të tij, drejt tokës, të cilën Ne e kemi bekuar; Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
21:81. Dhe për Sulejmanin (Ne nënshtruam) erën e fortë, që frynte sipas urdhrit të tij drejt tokës që Ne e kemi bekuar. Dhe Ne ishim të Dijshëm për çdo gjë.
21:81. WE LISULEJMANE ER-RIHE 'ASIFETEN TEXHRI BI'EMRIHI 'ILAL-'ERDI ELLETI BAREKNA FIHA WE KUNNA BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMINE
C 21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:82. Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm).
21:82. Dhe disa nga djajtë u futëm që të punojnë për të dhe të bëjnë gjëra të tjera përveç kësaj. Dhe Ne ishim mbikëqyrësit e tyre.
21:82. WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA'MELUNE 'AMELEN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
C 21:83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21:83. (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
21:83. Dhe përkujto Ejubin, kur ai thirri Zotin e tij: "Me të vërtetë, e keqja më ka prekur, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
21:83. WE 'EJJUBE 'IDH NADA REBBEHU 'ENNI MESSENI ED-DURRU WE 'ENTE 'ERHEMU ER-RAHIMINE
C 21:84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:84. Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.
21:84. Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe ia hoqëm atë që e shqetësonte dhe ia dhamë atij familjen e tij dhe si ata me ta, si mëshirë nga Ne dhe përkujtim për adhuruesit.
21:84. FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE 'ATEJNAHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MIN 'INDINA WE DHIKRA LIL'ABIDINE
C 21:85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:85. (Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.
21:85. Dhe përkujto Ismailin, Idrisin dhe Dhul-Kiflin. Secili prej tyre ishte nga të durueshmit.
21:85. WE 'ISMA'ILE WE 'IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
C 21:86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:86. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.
21:86. Dhe Ne i futëm ata në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin nga të drejtët.
21:86. WE 'EDHALNAHUM FI REHMETINA 'INNEHUM MINE ES-SALIHINE
C 21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
21:87. (Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S'ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
21:87. Dhe përkujto Dhun-Nunin, kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do ta ndëshkonim atë. Pastaj ai bëri thirrje në errësirë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Lavdëruar je Ti. Me të vërtetë, unë kam qenë nga të padrejtët."
21:87. WE DHA EN-NUNI 'IDH DHEHEBE MUGADIBEN FEDHENNE 'EN LEN NEKDIRE 'ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI 'EN LA 'ILAHE 'ILLA 'ENTE SUBHANEKE 'INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
C 21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:88. Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.
21:88. Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë nga pikëllimi. Dhe kështu Ne shpëtojmë besimtarët.
21:88. FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU'UMININE