U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
21:82.
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:82.
Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm).
21:82.
Dhe disa nga djajtë u futëm që të punojnë për të dhe të bëjnë gjëra të tjera përveç kësaj. Dhe Ne ishim mbikëqyrësit e tyre.
21:82.
WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA'MELUNE 'AMELEN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
C
21:83.
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21:83.
(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
21:83.
Dhe përkujto Ejubin, kur ai thirri Zotin e tij: "Me të vërtetë, e keqja më ka prekur, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
21:83.
WE 'EJJUBE 'IDH NADA REBBEHU 'ENNI MESSENI ED-DURRU WE 'ENTE 'ERHEMU ER-RAHIMINE
C
21:84.
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:84.
Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.
21:84.
Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe ia hoqëm atë që e shqetësonte dhe ia dhamë atij familjen e tij dhe si ata me ta, si mëshirë nga Ne dhe përkujtim për adhuruesit.
21:84.
FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE 'ATEJNAHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MIN 'INDINA WE DHIKRA LIL'ABIDINE
C
21:85.
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:85.
(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.
21:85.
Dhe përkujto Ismailin, Idrisin dhe Dhul-Kiflin. Secili prej tyre ishte nga të durueshmit.
21:85.
WE 'ISMA'ILE WE 'IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
C
21:86.
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:86.
Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.
21:86.
Dhe Ne i futëm ata në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin nga të drejtët.
21:86.
WE 'EDHALNAHUM FI REHMETINA 'INNEHUM MINE ES-SALIHINE
C
21:87.
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
21:87.
(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S'ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
21:87.
Dhe përkujto Dhun-Nunin, kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do ta ndëshkonim atë. Pastaj ai bëri thirrje në errësirë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Lavdëruar je Ti. Me të vërtetë, unë kam qenë nga të padrejtët."
21:87.
WE DHA EN-NUNI 'IDH DHEHEBE MUGADIBEN FEDHENNE 'EN LEN NEKDIRE 'ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI 'EN LA 'ILAHE 'ILLA 'ENTE SUBHANEKE 'INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
C
21:88.
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:88.
Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.
21:88.
Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë nga pikëllimi. Dhe kështu Ne shpëtojmë besimtarët.
21:88.
FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU'UMININE
C
21:89.
(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
21:89.
(Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.”
21:89.
Dhe përkujto Zekerijan, kur ai thirri Zotin e tij: "O Zoti im, mos më lër vetëm, edhe pse Ti je më i Miri i trashëguesve."
21:89.
WE ZEKERIJA 'IDH NADA REBBEHU RABBI LA TEDHERNI FERDEN WE 'ENTE HAJRUL-WARITHINE
C
21:90.
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:90.
Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90.
Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam atij Jahjan dhe ia bëmë gruan e tij të aftë për të lindur. Me të vërtetë, ata ishin që garonin për në të mira dhe na thërrisnin Ne me dëshirë dhe frikë, dhe ata ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90.
FASTEXHEBNA LEHU WE WEHEBNA LEHU JEHJA WE 'ESLEHNA LEHU ZEWXHEHU 'INNEHUM KANU JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE JED'UNENA REGABEN WE REHEBAN WE KANU LENA HASHI'INE
C
21:91.
(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
21:91.
(Kujtoje) atë që ruajti virgjërinë e saj! Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë dhe e bëmë atë dhe birin e saj mrekulli për gjithë njerëzit.
21:91.
Dhe përkujto atë që ruajti nderin e saj. Pastaj Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe Ne e bëmë atë dhe djalin e saj një shenjë për botët.
21:91.
WE E-ETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHA MIN RUHINA WE XHE'ALNAHA WE EBNEHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C
21:92.
Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
21:92.
Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!
21:92.
Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni Mua.
21:92.
'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FA'BUDUNI