U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
21:87.
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
21:87.
(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S'ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
21:87.
Dhe përkujto Dhun-Nunin, kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do ta ndëshkonim atë. Pastaj ai bëri thirrje në errësirë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Lavdëruar je Ti. Me të vërtetë, unë kam qenë nga të padrejtët."
21:87.
WE DHA EN-NUNI 'IDH DHEHEBE MUGADIBEN FEDHENNE 'EN LEN NEKDIRE 'ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI 'EN LA 'ILAHE 'ILLA 'ENTE SUBHANEKE 'INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
C
21:88.
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:88.
Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.
21:88.
Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë nga pikëllimi. Dhe kështu Ne shpëtojmë besimtarët.
21:88.
FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU'UMININE
C
21:89.
(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
21:89.
(Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.”
21:89.
Dhe përkujto Zekerijan, kur ai thirri Zotin e tij: "O Zoti im, mos më lër vetëm, edhe pse Ti je më i Miri i trashëguesve."
21:89.
WE ZEKERIJA 'IDH NADA REBBEHU RABBI LA TEDHERNI FERDEN WE 'ENTE HAJRUL-WARITHINE
C
21:90.
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:90.
Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90.
Prandaj, Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam atij Jahjan dhe ia bëmë gruan e tij të aftë për të lindur. Me të vërtetë, ata ishin që garonin për në të mira dhe na thërrisnin Ne me dëshirë dhe frikë, dhe ata ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90.
FASTEXHEBNA LEHU WE WEHEBNA LEHU JEHJA WE 'ESLEHNA LEHU ZEWXHEHU 'INNEHUM KANU JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE JED'UNENA REGABEN WE REHEBAN WE KANU LENA HASHI'INE
C
21:91.
(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
21:91.
(Kujtoje) atë që ruajti virgjërinë e saj! Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë dhe e bëmë atë dhe birin e saj mrekulli për gjithë njerëzit.
21:91.
Dhe përkujto atë që ruajti nderin e saj. Pastaj Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe Ne e bëmë atë dhe djalin e saj një shenjë për botët.
21:91.
WE E-ETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHA MIN RUHINA WE XHE'ALNAHA WE EBNEHA 'AJETEN LIL'ALEMINE
C
21:92.
Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
21:92.
Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!
21:92.
Dhe me të vërtetë, kjo, kombi juaj, është një komb i vetëm, dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni Mua.
21:92.
'INNE HEDHIHI 'UMMETUKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE 'ENA REBBUKUM FA'BUDUNI
C
21:93.
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
21:93.
Njerëzit janë përçarë në çështje të besimit, por të gjithë do të kthehen te Ne (Ditën e Gjykimit).
21:93.
Por ata ndanë çështjet e tyre mes tyre. Të gjithë do të kthehen te Ne.
21:93.
WE TEKATTA'U 'EMREHUM BEJNEHUM KULLUN 'ILEJNA RAXHI'UNE
C
21:94.
E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
21:94.
Atij që bën vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t'i mohohet. Dhe këtë Ne ia shënojmë atij.
21:94.
Prandaj, kushdo që bën vepra të mira ndërsa është besimtar, përpjekja e tij nuk do të mohohet, dhe Ne jemi për të shkrues.
21:94.
FEMEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU'UMINUN FELA KUFRANE LISA'JIHI WE 'INNA LEHU KATIBUNE
C
21:95.
Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
21:95.
Është e pamundur, që banorët e një vendi, të cilët i kemi zhdukur Ne, të kthehen sërish në këtë botë.
21:95.
Dhe është e ndaluar për çdo qytet që Ne e kemi shkatërruar se ata do të kthehen,
21:95.
WE HERAMUN 'ALA KARJETIN 'EHLEKNAHA 'ENNEHUM LA JERXHI'UNE
C
21:96.
Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
21:96.
Dhe, kur të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët e të shpejtojnë prej çdo lartësie,
21:96.
Derisa Jexhuxhi dhe Mexhuxhi të hapen dhe ata të dalin shpejt nga çdo vend i lartë.
21:96.
HETTA 'IDHA FUTIHET JE'XHUXHU WE ME'XHUXHU WE HUM MIN KULLI HEDEBIN JENSILUNE
C
21:97.
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj".
21:97.
dhe të afrohet premtimi i vërtetë (Kiameti), atëherë sytë e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Mjerë për ne! Ne kemi qenë të pavëmendshëm ndaj kësaj dhe e kemi ngarkuar veten me gjynahe”.
21:97.
Dhe premtimi i vërtetë do të afrohet, atëherë ja, sytë e atyre që mohojnë do të zmadhohen, duke thënë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë të pavëmendshëm për këtë. Jo, ne kemi qenë të padrejtët."
21:97.
WAKTEREBEL-WA'DUL-HEKKU FE'IDHA HIJE SHAHISETUN 'EBSARUL-LEDHINE KEFERU JA WEJLENA KAD KUNNA FI GAFLETIN MIN HADHA BEL KUNNA DHALIMINE