U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
21:37.
Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37.
Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37.
Njeriu është krijuar nga nxitoja. Unë do t'ju tregoj shenjat e Mia; prandaj mos kërkoni të më shpejtoni.
21:37.
HULIKAL-'INSANU MIN 'AXHELIN SE'URIKUM 'AJATI FELA TESTA'XHILUNI
C
21:38.
Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38.
Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38.
Dhe ata thonë: "Kur do të realizohet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
21:38.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
21:39.
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:39.
Sikur mohuesit ta dinin kohën, kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen, (nuk do të flisnin kështu)!
21:39.
Sikur ata që mohojnë të dinin kohën kur ata nuk do të mund ta pengonin zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinat e tyre, dhe ata nuk do të ndihmohen!
21:39.
LEW JA'LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE 'AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA 'AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
C
21:40.
Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:40.
Por atyre (Kiameti) do t'u vijë papritmas e do t'i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin atë e as nuk do t'u jepet afat!
21:40.
Jo, ai do t'ju vijë papritur dhe do t'i hutojë ata, dhe ata nuk do të mund ta kthejnë atë dhe as nuk do të kenë një afat.
21:40.
BEL TE'TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI'UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
C
21:41.
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:41.
Në të vërtetë, janë përqeshur edhe të dërguar të tjerë para teje, por shpotitësve u erdhi dënimi, me të cilin talleshin.
21:41.
Dhe me të vërtetë, të dërguarit para teje janë marrë në tallje, por ata që përqeshnin u përfshinë nga ajo me të cilën ata talleshin.
21:41.
WE LEKADI ESTUHZI'E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
21:42.
Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
21:42.
Thuaj: “Kush do t'ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?” Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangen nga përmendja e Zotit të tyre.
21:42.
Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga Mëshirëploti?" Por ata janë të pavëmendshëm ndaj përkujtimit të Zotit të tyre.
21:42.
KUL MEN JEKLE'UUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI MINE ER-REHMANI BEL HUM 'AN DHIKRI RABBIHIM MU'RIDUNE
C
21:43.
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
21:43.
Apo ata kanë zota të tjerë, të cilët mund t'i mbrojnë prej Nesh? Këta nuk mund të ndihmojnë as veten dhe askush nuk mund t'i marrë në mbrojtje kundër Nesh.
21:43.
A kanë ata zota që mund t'i mbrojnë ata përveç Nesh? Ata nuk mund të ndihmojnë vetveten dhe as nuk do të mbrohen nga Ne.
21:43.
'EM LEHUM 'ALIHETUN TEMNA'UHUM MIN DUNINA LA JESTETI'UNE NESRE 'ENFUSIHIM WE LA HUM MINNA JUSHEBUNE
C
21:44.
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
21:44.
Ne u dhamë atyre dhe baballarëve të tyre kënaqësi e ua zgjatëm jetën. A nuk e shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së tyre dhe ia cungojmë skajet? E si mund të jenë ata fitues?!
21:44.
Jo, Ne i lejuam ata dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa atyre u zgjati jeta. A nuk e shohin ata se Ne vijmë në tokë duke ia zvogëluar skajet e saj? A do të jenë ata triumfues?
21:44.
BEL METTA'NA HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA TALE 'ALEJHIMUL-'UMURU 'EFELA JEREWNE 'ENNA NE'TIL-'ERDE NENKUSUHA MIN 'ETRAFIHA 'EFEHUMUL-GALIBUNE
C
21:45.
Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
21:45.
Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj, me atë që më është shpallur”. Por, shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
21:45.
Thuaj: "Unë vetëm ju paralajmëroj me shpalljen." Por të shurdhët nuk dëgjojnë thirrjen kur ata paralajmërohen.
21:45.
KUL 'INNEMA 'UNDHIRUKUM BIL-WEHJI WE LA JESMA'U ES-SUMMU ED-DU'A'E 'IDHA MA JUNDHERUNE
C
21:46.
E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
21:46.
Sikur ata t'i prekte një puhi prej dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: “Mjerë ne që kemi qenë keqbërës!”
21:46.
Dhe sikur t'i prekte ata një frymëmarrje e ndëshkimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thoshin: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë të padrejtë."
21:46.
WE LE'IN MESSET/HUM NEFHETUN MIN 'ADHABI RABBIKE LEJEKULUNNE JA WEJLENA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C
21:47.
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
21:47.
Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.
21:47.
Dhe Ne do të vendosim peshore të drejta për Ditën e Ringjalljes, që askujt të mos i bëhet padrejtësi në asgjë. Dhe edhe nëse është pesha e një fare të sinapit, Ne do ta sjellim atë. Dhe mjafton që Ne të jemi Llogaritës.
21:47.
WE NEDA'UL-MEWAZINEL-KISTE LIJEWMIL-KIJAMETI FELA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ'EN WE 'IN KANE MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN 'ETEJNA BIHA WE KEFA BINA HASIBINE