Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:32. Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.
21:32. Dhe Ne e bëmë qiellin një mbulesë të sigurt, por ata shmangen nga shenjat e tij.
21:32. WE XHE'ALNA ES-SEMA'E SEKFEN MEHFUDHAN WE HUM 'AN 'AJATIHA MU'RIDUNE
C 21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
21:33. Dhe Ai është që krijoi natën dhe ditën dhe diellin dhe hënën. Secili lëviz në një orbitë.
21:33. WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:34. Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!
21:34. Dhe Ne nuk i kemi dhënë askujt para teje përjetësi. Prandaj, nëse ti vdes, a do të jenë ata të përjetshëm?
21:34. WE MA XHE'ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE 'EFE'IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
C 21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:35. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë me të keqe dhe me të mirë si provë. Dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE 'ILEJNA TURXHA'UNE
C 21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:36. Kur të shohin jobesimtarët, ata tallen me ty (duke thënë): “Ky është ai që i përmend (për keq) zotat tuaj?” Ndërkohë, ata e mohojnë Këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
21:36. Dhe kur ata që nuk besojnë të shohin ty, ata të marrin vetëm për tallje: "A është ky ai që përmend zotat tuaj?" Ndërkohë që ata mohojnë përkujtimin e Mëshirëplotit.
21:36. WE 'IDHA RE'AKEL-LEDHINE KEFERU 'IN JETTEHIDHUNEKE 'ILLA HUZUEN 'EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU 'ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
C 21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37. Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37. Njeriu është krijuar nga nxitoja. Unë do t'ju tregoj shenjat e Mia; prandaj mos kërkoni të më shpejtoni.
21:37. HULIKAL-'INSANU MIN 'AXHELIN SE'URIKUM 'AJATI FELA TESTA'XHILUNI
C 21:38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38. Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38. Dhe ata thonë: "Kur do të realizohet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
21:38. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 21:39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:39. Sikur mohuesit ta dinin kohën, kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen, (nuk do të flisnin kështu)!
21:39. Sikur ata që mohojnë të dinin kohën kur ata nuk do të mund ta pengonin zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinat e tyre, dhe ata nuk do të ndihmohen!
21:39. LEW JA'LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE 'AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA 'AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
C 21:40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:40. Por atyre (Kiameti) do t'u vijë papritmas e do t'i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin atë e as nuk do t'u jepet afat!
21:40. Jo, ai do t'ju vijë papritur dhe do t'i hutojë ata, dhe ata nuk do të mund ta kthejnë atë dhe as nuk do të kenë një afat.
21:40. BEL TE'TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI'UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
C 21:41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:41. Në të vërtetë, janë përqeshur edhe të dërguar të tjerë para teje, por shpotitësve u erdhi dënimi, me të cilin talleshin.
21:41. Dhe me të vërtetë, të dërguarit para teje janë marrë në tallje, por ata që përqeshnin u përfshinë nga ajo me të cilën ata talleshin.
21:41. WE LEKADI ESTUHZI'E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 21:42. Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
21:42. Thuaj: “Kush do t'ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?” Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangen nga përmendja e Zotit të tyre.
21:42. Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga Mëshirëploti?" Por ata janë të pavëmendshëm ndaj përkujtimit të Zotit të tyre.
21:42. KUL MEN JEKLE'UUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI MINE ER-REHMANI BEL HUM 'AN DHIKRI RABBIHIM MU'RIDUNE