Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 21:6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
21:6. Asnjë vendbanim nga ata që i kemi shkatërruar, nuk ka besuar e vallë, a do të besojnë këta?
21:6. Nuk ka shkatërruar asnjë qytet përpara tyre që të ketë besuar, prandaj a do të besojnë ata?
21:6. MA 'AMENET KABLEHUM MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA 'EFEHUM JU'UMINUNE
C 21:7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
21:7. Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve, u kemi shpallur; andaj, pyetni njerëzit e shkrimeve (të mëparshme), nëse ju nuk dini!
21:7. Dhe Ne nuk dërguam para teje as njerëz përveç burrave, të cilëve Ne u shpallëm. Prandaj, pyetni ata që kanë dijen, nëse nuk e dini.
21:7. WE MA 'ERSELNA KABLEKE 'ILLA RIXHALEN NUHI 'ILEJHIM FAS'ELU 'EHLE EDH-DHIKRI 'IN KUNTUM LA TA'LEMUNE
C 21:8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
21:8. Dhe ne nuk i kemi bërë ata (të dërguarit) trupa që nuk hanë ushqim, as nuk kanë qenë të pavdekshëm.
21:8. Dhe Ne nuk i bëmë ata trupa që nuk hanë ushqim, dhe ata nuk ishin të përjetshëm.
21:8. WE MA XHE'ALNAHUM XHESEDEN LA JE'KULUNET-TA'AME WE MA KANU HALIDINE
C 21:9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
21:9. Pastaj, ua kemi përmbushur atyre premtimin e i kemi shpëtuar së bashku me njerëzit (besimtarë) që kemi dashur; ndërsa i kemi shkatërruar ata që e kanë shkelur kufirin (mohuesit).
21:9. Pastaj Ne ua përmbushëm atyre premtimin, dhe Ne i shpëtuam ata dhe kë donim, dhe Ne i shkatërruam të tepërtit.
21:9. THUMME SEDEKNAHUMUL-WA'DE FE'ENXHEJNAHUM WE MEN NESHA'U WE 'EHLEKNAL-MUSRIFINE
C 21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
21:10. Ne të kemi shpallur Librin, i cili është përkujtesë për ju. Vallë, a nuk po kuptoni?
21:10. Me të vërtetë, Ne ju kemi shpallur juve një libër, në të cilin është përkujtimi juaj. A nuk do të kuptoni?
21:10. LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKUM KITABEN FIHI DHIKRUKUM 'EFELA TA'KILUNE
C 21:11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
21:11. Sa e sa vendbanime, banorët e të cilëve kanë qenë mohues, i kemi shkatërruar; e pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!
21:11. Sa shumë qytete që bënë padrejtësi Ne i kemi shkatërruar, dhe kemi krijuar pas tyre njerëz të tjerë.
21:11. WE KEM KASEMNA MIN KARJETIN KANET DHALIMETEN WE 'ENSHE'NA BA'DEHA KAWMEN 'AHARINE
C 21:12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
21:12. Kur e ndienin dënimin Tonë, ata iknin me të shpejtë.
21:12. Dhe kur ata ndjenë ndëshkimin Tonë, ja, ata filluan të iknin prej tij.
21:12. FELEMMA 'EHESSU BE'SENA 'IDHA HUM MINHA JERKUDUNE
C 21:13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
21:13. Mos ikni! Kthehuni atje, në luksin tuaj dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni.”
21:13. Mos ikni, por kthehuni te ajo në të cilën ju gëzuat dhe te vendbanimet tuaja, që të mund të pyeteni.
21:13. LA TERKUDU WE ERXHI'U 'ILA MA 'UTRIFTUM FIHI WE MESAKINIKUM LE'ALLEKUM TUS'ELUNE
C 21:14. Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
21:14. Ata do të thonë: “Mjerë ne, me të vërtetë, kemi qenë keqbërës!”
21:14. Ata thanë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
21:14. KALU JA WEJLENA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 21:15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
21:15. Këto rënkime të tyre nuk pushuan, derisa Ne i palosëm si drithë i korrur.
21:15. Dhe kjo vazhdoi të jetë britma e tyre, derisa Ne i bëmë ata të korrur dhe të heshtur.
21:15. FEMA ZALET TILKE DA'WAHUM HETTA XHE'ALNAHUM HESIDEN HAMIDINE
C 21:16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
21:16. Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokën e ç'gjendet në mes tyre, për të luajtur (pa qëllim).
21:16. Dhe Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre për lojë.
21:16. WE MA HALEKNA ES-SEMA'E WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA LA'IBINE