U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 33. Ahzab
Ajete: 73
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
33:1.
O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi.
33:1.
O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët! Me të vërtetë, Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm,
33:1.
O Profet, ki frikë Allahun dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
33:1.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU ETTEKI ELLAHE WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C
33:2.
Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
33:2.
Bindju asaj që të është shpallur ty nga Zoti yt, se vërtet, Allahu e di mirë se çfarë bëni!
33:2.
Dhe ndiq atë që të është shpallur ty nga Zoti yt. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:2.
WE ETTEBI' MA JUHA 'ILEJKE MIN RABBIKE 'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIREN
C
33:3.
E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
33:3.
Mbështetu tek Allahu; Allahu të mjafton si mbrojtës!
33:3.
Dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Ndihmës.
33:3.
WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
33:4.
All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
33:4.
Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.
33:4.
Allahu nuk e ka bërë për një njeri dy zemra brenda tij. Dhe Ai nuk i ka bërë gratë tuaja, që ju i bëni si nënat tuaja, të jenë nënat tuaja të vërteta, as ka bërë bijtë tuaj të birësuar të jenë bijtë tuaj të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja nga gojët tuaja. Por Allahu thotë të vërtetën, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
33:4.
MA XHE'ALEL-LAHU LIREXHULIN MIN KALBEJNI FI XHEWFIHI WE MA XHE'ALE 'EZWAXHEKUMUL-LA'I TUDHAHIRUNE MINHUNNE 'UMMEHATIKUM WE MA XHE'ALE 'ED'IJA'EKUM 'EBNA'EKUM DHALIKUM KAWLUKUM BI'EFWAHIKUM WEL-LAHU JEKULUL-HEKKA WE HUWE JEHDI ES-SEBILE
C
33:5.
Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
33:5.
Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:5.
Thirrini ata me emrat e baballarëve të tyre. Kjo është më e drejtë te Allahu. Por nëse nuk e dini emrin e baballarëve të tyre, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe dhe miqtë tuaj. Dhe nuk ka faj për ju në atë që gaboni me qëllim, por për atë që qëllimisht ka qëlluar zemrat tuaja. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:5.
ED'UHUM LI'EBA'IHIM HUWE 'EKSETU 'INDEL-LAHI FE'IN LEM TA'LEMU 'ABA'EHUM FE'IHWANUKUM FI ED-DINI WE MEWALIKUM WE LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN FIMA 'EHTE'TUM BIHI WE LEKIN MA TE'AMMEDET KULUBUKUM WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C
33:6.
Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t'u bëni ndonjë të mirë (u lini testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur'an).
33:6.
I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.
33:6.
Profeti është më afër besimtarëve sesa vetet e tyre, dhe gratë e tij janë nënat e tyre. Dhe të afërmit janë më afër njëri-tjetrit në Libër të Allahut sesa besimtarët dhe emigrantët, përveçse ju të bëni ndonjë të mirë për miqtë tuaj. Kjo është e shkruar në Libër.
33:6.
EN-NEBIJU 'EWLA BIL-MU'UMININE MIN 'ENFUSIHIM WE 'EZWAXHUHU 'UMMEHATUHUM WE 'ULUL-'ERHAMI BA'DUHUM 'EWLA BIBA'DIN FI KITABI ELLAHI MINEL-MU'UMININE WEL-MUHAXHIRINE 'ILLA 'EN TEF'ALU 'ILA 'EWLIJA'IKUM MA'RUFEN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURAN
C
33:7.
(Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë.
33:7.
Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne,
33:7.
Dhe (kujto) kur Ne morëm nga profetët besëlidhjen e tyre dhe nga ti dhe nga Nuhu dhe Ibrahimi dhe Musai dhe Isai, biri i Merjemes. Dhe Ne morëm prej tyre një besëlidhje të fortë,
33:7.
WE 'IDH 'EHADHNA MINE EN-NEBIJINE MITHAKAHUM WE MINKE WE MIN NUHIN WE 'IBRAHIME WE MUSA WE 'ISA EBNI MERJEME WE 'EHADHNA MINHUM MITHAKEN GALIDHAN
C
33:8.
Për t'i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
33:8.
që Allahu të mund t'i pyesë të sinqertët për besnikërinë e tyre. Ndërsa për mohuesit Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.
33:8.
Që Ai të pyesë të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe Ai ka përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim të dhimbshëm.
33:8.
LIJES'ELE ES-SADIKINE 'AN SIDKIHIM WE 'E'ADDE LILKAFIRINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C
33:9.
O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
33:9.
O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
33:9.
O ju që keni besuar, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ushtritë erdhën kundër jush, dhe Ne dërguam mbi ta një erë dhe ushtri që ju nuk i patë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:9.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH XHA'ETKUM XHUNUDUN FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN WE XHUNUDAN LEM TEREWHA WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRÆN
C
33:10.
Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
33:10.
Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.
33:10.
Kur ata ju erdhën nga sipër dhe nga poshtë jush dhe kur sytë u zgjeruan dhe zemrat arritën te fytet tuaja, dhe ju menduat për Allahun mendime të ndryshme.
33:10.
'IDH XHA'UKUM MIN FEWKIKUM WE MIN 'ESFELE MINKUM WE 'IDH ZAGATIL-'EBSARU WE BELEGATIL-KULUBUL-HENAXHIRE WE TEDHUNNUNE BILLAHI EDH-DHUNUNE
C
33:11.
Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
33:11.
Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.
33:11.
Atje, besimtarët u sprovuan dhe u tronditën një tronditje e madhe.
33:11.
HUNALIKE EBTULIJEL-MU'UMINUNE WE ZULZILU ZILZALEN SHEDIDAN
C
33:12.
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: "All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!"
33:12.
Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit”!
33:12.
Dhe kur hipokritët dhe ata që kishin një sëmundje në zemrat e tyre thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan asgjë përveç mashtrimit."
33:12.
WE 'IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU 'ILLA GURUREN
C
33:13.
Dhe kur një grup prej tyre thanë: "O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!" E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: "Shtëpitë tona janë të pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
33:13.
Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit, s'ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.
33:13.
Dhe kur një grup prej tyre tha: "O populli i Jathribit, nuk ka qëndrim për ju këtu. Prandaj, kthehuni." Dhe një grup prej tyre kërkoi leje nga Profeti duke thënë: "Shtëpitë tona janë të ekspozuara." Ndërkohë që ato nuk ishin të ekspozuara. Ata donin vetëm të iknin.
33:13.
WE 'IDH KALET TA'IFETUN MINHUM JA 'EHLE JETHRIBE LA MUKAME LEKUM FARXHI'U WE JESTE'DHINU FERIKUN MINHUMU EN-NEBIJE JEKULUNE 'INNE BUJUTENA 'AWRETUN WE MA HIJE BI'AWRETIN 'IN JURIDUNE 'ILLA FIRAREN
C
33:14.
Dhe sikur t'u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin).
33:14.
Sikur armiku t'i pushtonte ata nga të gjitha anët e t'u kërkonte që të bëheshin idhujtarë, ata do të bëheshin duke ngurruar fare pak.
33:14.
Dhe sikur të ishin hyrë mbi ta nga të gjitha anët e tij dhe pastaj t'u ishte kërkuar atyre të devijonin, ata me siguri do ta kishin bërë këtë, ndërsa ata nuk do të kishin qëndruar përveçse për pak kohë.
33:14.
WE LEW DUHILET 'ALEJHIM MIN 'EKTARIHA THUMME SU'ILUL-FITNETE LE'ATEWHA WE MA TELEBBETHU BIHA 'ILLA JESIREN
C
33:15.
E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
33:15.
Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. Për këtë besëlidhje me Allahun do të përgjigjen!
33:15.
Dhe me të vërtetë, ata më parë i kishin dhënë Allahut një premtim të fortë se ata nuk do të kthenin shpinën. Dhe premtimi ndaj Allahut do të pyetet.
33:15.
WE LEKAD KANU 'AHEDU ELLAHE MIN KABLU LA JUWELLUNEL-'EDBARE WE KANE 'AHDU ELLAHI MES'ULEN
C
33:16.
Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë".
33:16.
Thuaju: “Nuk do t'ju bëjë dobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atëherë, ju do të kënaqeni vetëm për pak kohë!”
33:16.
Thuaj: "Arratisja nuk do t'ju ndihmojë kurrë nëse ikni nga vdekja ose nga vrasja. Dhe atëherë nuk do të kënaqeni përveçse për pak kohë."
33:16.
KUL LEN JENFE'AKUMUL-FIRARU 'IN FERERTUM MINEL-MEWTI 'EWIL-KATLI WE 'IDHEN LA TUMETTA'UNE 'ILLA KALILAN
C
33:17.
Thuaj: "Kush do t'ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t'ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar".
33:17.
Thuaju: “Kush është ai, që do t'ju ruajë nga Allahu, nëse Ai dëshiron që t'ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë, nëse Ai do që t'ju japë mëshirë?!” Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut.
33:17.
Thuaj: "Kush është ai që mund t'ju mbrojë nga Allahu nëse Ai dëshiron për ju të keqen ose dëshiron për ju mëshirën?" Dhe ata nuk gjejnë për vete as ndonjë mbrojtës dhe as ndonjë ndihmës përveç Allahut.
33:17.
KUL MEN DHAL-LEDHI JA'SIMUKUM MINEL-LAHI 'IN 'ERADE BIKUM SU'EN 'EW 'ERADE BIKUM REHMETEN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJAN WE LA NESIRÆN
C
33:18.
All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata që vëllezërve të vet u thonin: "Ejani me ne!" E ata nuk vijnë në luftë, vetëm një pakicë.
33:18.
Allahu i njeh mirë ata midis jush, që pengojnë (të tjerët nga vajtja në luftë) dhe u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” Vetëm pak prej tyre vijnë në luftë,
33:18.
Me të vërtetë, Allahu i di ata midis jush që i pengojnë të tjerët dhe ata që thonë vëllezërve të tyre: "Ejani tek ne," ndërsa ata hyjnë në betejë vetëm për pak kohë.
33:18.
KAD JA'LEMU ELLAHUL-MU'AWWIKINE MINKUM WEL-KA'ILINE LI'IHWANIHIM HELUMME 'ILEJNA WE LA JE'TUNEL-BE'SE 'ILLA KALILEN
C
33:19.
Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit pranë vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë të mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë - ganimet). Të tillët nuk kanë besuar, andaj All-llahu ua asgjësoi veprat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
33:19.
por edhe atëherë ngurrojnë që t'ju ndihmojnë. Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t'u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Allahu i ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Allahun është lehtë.
33:19.
Me zili ndaj jush. Kur frika vjen, ti i sheh ata që të shikojnë ty me sytë që rrotullohen si të atij që është në prag të vdekjes. Por kur frika largohet, ata ju godasin me gjuhë të ashpra nga lakmia për të mirën. Këta nuk kanë besuar, prandaj Allahu i bëri të kota veprat e tyre. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
33:19.
'ESHIHHETEN 'ALEJKUM FE'IDHA XHA'EL-HAWFU RE'EJTEHUM JENDHURUNE 'ILEJKE TEDURU 'A'JUNUHUM KALLEDHI JUGSHA 'ALEJHI MINEL-MEWTI FE'IDHA DHEHEBEL-HAWFU SELEKUKUM BI'ELSINETIN HIDADIN 'ESHIHHETEN 'ALEL-HAJRI 'ULA'IKE LEM JU'UMINU FE'EHBETEL-LAHU 'A'MALEHUM WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIREN
C
33:20.
Ata mendonin se grupet aleate ende nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej atje të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
33:20.
Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleatëve e, nëse do vinte ushtria e aleatëve, ata do të dëshironin të ishin në mesin e arabëve të shkretëtirës e të pyesin për ju. Por edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
33:20.
Ata mendojnë se aleatët nuk janë larguar ende. Dhe nëse aleatët vijnë përsëri, ata do të donin të ishin në mesin e beduinëve, duke kërkuar lajme për ju. Dhe sikur të ishin midis jush, ata do të luftonin vetëm për pak kohë.
33:20.
JEHSEBUNEL-'EHZABE LEM JEDH/HEBU WE 'IN JE'TIL-'EHZABU JEWEDDU LEW 'ENNEHUM BADUNE FIL-'A'RABI JES'ELUNE 'AN 'ENBA'IKUM WE LEW KANU FIKUM MA KATELU 'ILLA KALILEN
C
33:21.
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
33:21.
Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.
33:21.
Me të vërtetë, për ju në të Dërguarin e Allahut është një shembull i shkëlqyer për atë që shpreson te Allahu dhe Ditën e Fundit dhe përkujton Allahun shpesh.
33:21.
LEKAD KANE LEKUM FI RESULI ELLAHI 'USWETUN HESENETUN LIMEN KANE JERXHU ELLAHE WEL-JEWMEL-'AHIRE WE DHEKEREL-LAHE KETHIREN
C
33:22.
E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën". Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
33:22.
Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.
33:22.
Dhe kur besimtarët panë aleatët, ata thanë: "Ky është ajo që na premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën." Dhe kjo nuk bëri tjetër përveçse shtoi besimin dhe nënshtrimin e tyre.
33:22.
WE LEMMA RE'AL-MU'UMINUNEL-'EHZABE KALU HADHA MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU WE SEDEKAL-LAHU WE RESULUHU WE MA ZADEHUM 'ILLA 'IMANEN WE TESLIMAN
C
33:23.
Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
33:23.
Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.
33:23.
Midis besimtarëve janë burra që kanë përmbushur besëlidhjen e tyre me Allahun. Prej tyre, disa kanë përmbushur premtimin e tyre dhe disa presin. Dhe ata nuk kanë ndryshuar asgjë.
33:23.
MINEL-MU'UMININE RIXHALUN SEDEKU MA 'AHEDU ELLAHE 'ALEJHI FEMINHUM MEN KADA NEHBEHU WE MINHUM MEN JENTEDHIRU WE MA BEDDELU TEBDILEN
C
33:24.
Që All-llahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t'i ndëshkojë, nëse do, ose t'ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:24.
Nuk ka dyshim se Allahu do t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre e do t'i dënojë hipokritët, nëse do ose do t'u pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:24.
Që Allahu t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe të ndëshkojë hipokritët nëse Ai do ose t'ua pranojë pendimin atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:24.
LIJEXHZIJEL-LAHU ES-SADIKINE BISIDKIHIM WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE 'IN SHA'E 'EW JETUBE 'ALEJHIM 'INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C
33:25.
Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
33:25.
Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
33:25.
Dhe Allahu i ktheu ata që nuk besuan me zemërimin e tyre; ata nuk arritën asnjë të mirë. Dhe Allahu e mjaftoi betejën për besimtarët. Dhe Allahu është i Forti, i Gjithëfuqishmi.
33:25.
WEREDDEL-LAHUL-LEDHINE KEFERU BIGAJDHIHIM LEM JENALU HAJREN WE KEFALLAHUL-MU'UMININEL-KITALE WE KANEL-LAHU KAWIJAN 'AZIZÆN
C
33:26.
E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni.
33:26.
Ai i nxori nga kështjellat e tyre ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve dhe mbolli frikë në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë dhe pjesën tjetër i zutë rob.
33:26.
Dhe Ai i zbriti ata nga ithtarët e Librit që i ndihmuan ata nga fortesat e tyre dhe hodhi frikë në zemrat e tyre; një grup prej tyre ju vratë dhe një grup prej tyre i robëruat.
33:26.
WE 'ENZELEL-LEDHINE DHAHERUHUM MIN 'EHLIL-KITABI MIN SEJASIHIM WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE FERIKEN TEKTULUNE WE TE'SIRUNE FERIKAN
C
33:27.
E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
33:27.
Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë; Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
33:27.
Dhe Ai ju bëri të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe një tokë të cilën ju nuk e keni shkelur. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
33:27.
WE 'EWRETHEKUM 'ERDEHUM WE DIJAREHUM WE 'EMWALEHUM WE 'ERDEN LEM TETE'UHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRAN
C
33:28.
O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
33:28.
O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t'ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t'ju lëshoj si është më mirë.
33:28.
O Profet, thuaju grave të tua: "Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe zbukurimin e saj, ejani, unë do t'ju jap një lirim të drejtë dhe do t'ju lë të largoheni me mirësjellje."
33:28.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE 'IN KUNTUNNE TURIDNEL-HEJA ETE ED-DUNJA WE ZINETEHA FETA'ALEJNE 'UMETTI'KUNNE WE 'USERRIHKUNNE SERAHEN XHEMILAN
C
33:29.
E në qoftë se e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
33:29.
Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.”
33:29.
Por nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe shtëpinë e botës tjetër, atëherë me të vërtetë, Allahu ka përgatitur për bamirëset midis jush një shpërblim të madh."
33:29.
WE 'IN KUNTUNNE TURIDNEL-LAHE WE RESULEHU WE ED-DAREL-'AHIRETE FE'INNALL-LLAHE 'E'ADDE LILMUHSINATI MINKUNNE 'EXHREN 'ADHIMAN
C
33:30.
O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
33:30.
O gratë e të Dërguarit! Ato prej jush që bëjnë ndonjë turp të hapur, do të kenë ndëshkim të dyfishtë; kjo për Allahun është e lehtë.
33:30.
O gratë e Profetit, kushdo prej jush që bën një imoralitet të qartë, ndëshkimi do t'i dyfishohet dyfish. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
33:30.
JA NISA'E EN-NEBIJI MEN JE'TI MINKUNNE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN JUDA'AF LEHAL-'ADHABU DI'FEJNI WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIREN
C
33:31.
E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t'i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
33:31.
Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha.
33:31.
Dhe kushdo nga ju që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bën vepra të mira, Ne do t'i japim asaj shpërblimin e saj dy herë, dhe Ne kemi përgatitur për të një furnizim fisnik.
33:31.
WE MEN JEKNUT MINKUNNE LILLAHI WE RESULIHI WE TA'MEL SALIHEN NU'UTIHA 'EXHREHA MERRETEJNI WE 'A'TEDNA LEHA RIZKAN KERIMÆN
C
33:32.
O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
33:32.
O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!
33:32.
O gratë e Profetit, ju nuk jeni si ndonjë grua tjetër. Nëse keni frikë Allahun, atëherë mos jini të përulur në të folur, që ai që ka një sëmundje në zemrën e tij të mos shpresojë, por thoni fjalë që janë të mira.
33:32.
JA NISA'E EN-NEBIJI LESTUNNE KE'EHEDIN MINE EN-NISA' 'INI ETTEKAJTUNNE FELA TEHDA'NE BIL-KAWLI FEJETME'AL-LEDHI FI KALBIHI MEREDUN WE KULNE KAWLEN MA'RUFAN
C
33:33.
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë deri në skaj.
33:33.
Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t'ju pastrojë plotësisht.
33:33.
Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e tregoni veten si tregimi i injorancës së parë. Dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu vetëm dëshiron të largojë papastërtinë prej jush, o familja e shtëpisë, dhe t'ju pastrojë plotësisht.
33:33.
WE KARNE FI BUJUTIKUNNE WE LA TEBERREXHNE TEBERRUXHEL-XHAHILIJETIL-'ULA WE 'EKIMNE ES-SELETE WE 'ATINE EZ-ZEKATE WE 'ETI'NEL-LAHE WE RESULEHU 'INNEMA JURIDU ELLAHU LIJUDH/HIBE 'ANKUMU ER-RIXHSE 'EHLEL-BEJTI WE JUTEHHIREKUM TETHIRÆN
C
33:34.
E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
33:34.
Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej Shpalljes së Allahut dhe Urtësisë (profetike)! Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.
33:34.
Dhe përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga shpalljet e Allahut dhe urtësia. Me të vërtetë, Allahu është i Buti, i Gjithëdituri.
33:34.
WE EDHKURNE MA JUTLA FI BUJUTIKUNNE MIN 'AJATI ELLAHI WEL-HIKMETI 'INNALL-LLAHE KANE LETIFEN HABIRAN
C
33:35.
Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
33:35.
Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.
33:35.
Me të vërtetë, burrat dhe gratë muslimane, burrat dhe gratë besimtare, burrat dhe gratë e bindura, burrat dhe gratë e sinqerta, burrat dhe gratë e durueshme, burrat dhe gratë bamirëse, burrat dhe gratë agjëruese, burrat dhe gratë që e ruajnë nderin e tyre, dhe burrat dhe gratë që përkujtojnë shpesh Allahun – për ta, Allahu ka përgatitur falje dhe një shpërblim të madh.
33:35.
'INNEL-MUSLIMINE WEL-MUSLIMATI WEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI WEL-KANITINE WEL-KANITATI WE ES-SADIKINE WE ES-SADIKATI WE ES-SABIRINE WE ES-SABIRATI WEL-HASHI'INE WEL-HASHI'ATI WEL-MUTESEDDIKINE WEL-MUTESEDDIKATI WE ES-SA'IMINE WE ES-SA'IMATI WEL-HAFIDHINE FURUXHEHUM WEL-HAFIDHATI WE EDH-DHAKIRINEL-LAHE KETHIREN WE EDH-DHAKIRATI 'E'ADDEL-LAHU LEHUM MEGFIRETEN WE 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C
33:36.
Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
33:36.
Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.
33:36.
Dhe nuk është për një besimtar ose për një besimtare, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë vendosur një çështje, që ata të kenë një zgjedhje në çështjen e tyre. Dhe kushdo që i kundërshton Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë, ai ka devijuar në një devijim të qartë.
33:36.
WE MA KANE LIMU'UMININ WE LA MU'UMINETIN 'IDHA KADALLAHU WE RESULUHU 'EMREN 'EN JEKUNE LEHUMUL-HIJERETU MIN 'EMRIHIM WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FEKAD DELLE DELALAN MUBINÆN
C
33:37.
(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
33:37.
Ti (o Muhamed) i the atij, që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t'i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë, që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.
33:37.
Dhe kur ti i the atij mbi të cilin Allahu dhe ti keni dhënë bekime: "Mbaje gruan tënde dhe ki frikë Allahun," ndërsa ti fshehje në zemrën tënde atë që Allahu do ta bënte të njohur, dhe ti kishe frikë nga njerëzit, ndërsa Allahu është më i denjë që të kesh frikë prej Tij. Pastaj, kur Zejdi e përfundoi lidhjen me të, Ne ta dhamë atë ty si grua, që të mos ketë ndonjë pengesë për besimtarët për sa i përket grave të birësuarve të tyre kur ata i kanë ndarë. Dhe urdhri i Allahut duhet të përmbushet.
33:37.
WE 'IDH TEKULU LILLEDHI 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHI WE 'EN'AMTE 'ALEJHI 'EMSIK 'ALEJKE ZEWXHEKE WE ETTEKI ELLAHE WE TUHFI FI NEFSIKE MALLAHU MUBDIHI WE TEHSHA EN-NASE WEL-LAHU 'EHEKKU 'EN TEHSHAHU FELEMMA KADA ZEJDUN MINHA WETEREN ZEWWEXHNAKEHA LIKEJ LA JEKUNE 'ALEL-MU'UMININE HEREXHUN FI 'EZWAXHI 'ED'IJA'IHIM 'IDHA KADEW MINHUNNE WETERAN WE KANE 'EMRU ELLAHI MEF'ULÆN
C
33:38.
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
33:38.
S'ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,
33:38.
Nuk ka asnjë pengesë për të Dërguarin në atë që Allahu i ka përcaktuar atij. Kjo ishte mënyra e Allahut ndër ata që ishin më parë. Dhe urdhri i Allahut është një dekret i përcaktuar.
33:38.
MA KANE 'ALA EN-NEBIJI MIN HEREXHIN FIMA FEREDEL-LAHU LEHU SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE KANE 'EMRU ELLAHI KADEREN MEKDURAN
C
33:39.
(ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
33:39.
e të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.
33:39.
Ata që shpallin shpalljet e Allahut dhe kanë frikë prej Tij dhe nuk kanë frikë nga askush përveç Allahut. Dhe mjafton Allahu si Llogaritar.
33:39.
EL-LEDHINE JUBELLIGUNE RISALATI ELLAHI WE JEHSHEWNEHU WE LA JEHSHEWNE 'EHEDEN 'ILLALLAHE WE KEFA BILLAHI HESIBAN
C
33:40.
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33:40.
Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.
33:40.
Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
33:40.
MA KANE MUHEMMEDUN 'EBA 'EHEDIN MIN RIXHALIKUM WE LEKIN RESULEL-LAHI WE HATEME EN-NEBIJINE WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C
33:41.
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
33:41.
O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun
33:41.
O ju që keni besuar, përkujtoni shpesh Allahun.
33:41.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU ELLAHE DHIKREN KETHIRAN
C
33:42.
Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
33:42.
dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!
33:42.
Dhe lavdërojeni Atë mëngjes dhe mbrëmje.
33:42.
WE SEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C
33:43.
Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:43.
Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.
33:43.
Ai është që ju bekon ju dhe engjëjt e Tij, që t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe Ai është i Mëshirshmi ndaj besimtarëve.
33:43.
HUWEL-LEDHI JUSELLI 'ALEJKUM WE MELA'IKETUHU LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE KANE BIL-MU'UMININE REHIMEN
C
33:44.
Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:44.
Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.
33:44.
Përshëndetja e tyre atë ditë kur do ta takojnë Atë do të jetë: "Selam." Dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim fisnik.
33:44.
TEHIJETUHUM JEWME JELKAWNEHU SELAMUN WE 'E'ADDE LEHUM 'EXHREN KERIMAN
C
33:45.
O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
33:45.
O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
33:45.
O Profet, me të vërtetë, Ne të kemi dërguar si një dëshmitar, një përgëzues dhe një paralajmërues,
33:45.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C
33:46.
Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
33:46.
njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
33:46.
Dhe si një thirrës te Allahu me urdhrin e Tij dhe si një llambë ndriçuese.
33:46.
WE DA'IEN 'ILA ELLAHI BI'IDHNIHI WE SIRAXHAN MUNIRÆN
C
33:47.
E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
33:47.
Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe!
33:47.
Dhe përgëzoji besimtarët se ata do të kenë nga Allahu një mirësim të madh.
33:47.
WE BESHSHIRIL-MU'UMININE BI'ENNE LEHUM MINEL-LAHI FEDLEN KEBIRAN
C
33:48.
Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
33:48.
Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.
33:48.
Dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët dhe lëri të panevojshëm ofendimet e tyre, dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Mbrojtës.
33:48.
WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE WE DA' 'EDHAHUM WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
33:49.
O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
33:49.
O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t'i prekni, ato nuk janë të detyruara t'ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.
33:49.
O ju që keni besuar, kur martoheni me gra besimtare dhe pastaj i divorconi ato para se t'i prekni, atëherë ato nuk kanë ndonjë periudhë të pritjes mbi ju që ju ta llogarisni. Prandaj, jepuni atyre një lirim të drejtë dhe lëreni të largohen me mirësjellje.
33:49.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NEKEHTUMUL-MU'UMINATI THUMME TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE FEMA LEKUM 'ALEJHINNE MIN 'IDDETIN TA'TEDDUNEHA FEMETTI'UHUNNE WE SERRIHUHUNNE SERAHEN XHEMILAN
C
33:50.
O ti Pejgamber, Ne t'i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:50.
O Profet! Ne t'i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t'i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
33:50.
O Profet, Ne të kemi lejuar ty gratë tua të cilave u ke dhënë mahërin e tyre dhe ato që posedon dora jote e djathtë nga ajo që Allahu të ka dhënë si plaçkë lufte, dhe bijat e xhaxhallarëve të tu, dhe bijat e hallave të tua, dhe bijat e dajallarëve të tu, dhe bijat e tezeve të tua, të cilat kanë emigruar me ty, dhe një grua besimtare nëse ajo ia dhuron veten Profetit, nëse Profeti dëshiron ta martojë atë – kjo është vetëm për ty, duke përjashtuar besimtarët e tjerë. Me të vërtetë, Ne e dimë atë që u kemi bërë të detyrueshme atyre për sa i përket grave të tyre dhe atyre që posedon dora e tyre e djathtë, që të mos ketë ndonjë pengesë për ty. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:50.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'EHLELNA LEKE 'EZWAXHEKEL-LATI 'ATEJTE 'UXHUREHUNNE WE MA MELEKET JEMINUKE MIMMA 'EFA'EL-LAHU 'ALEJKE WE BENATI 'AMMIKE WE BENATI 'AMMATIKE WE BENATI HALIKE WE BENATI HALATIKEL-LATI HAXHERNE ME'AKE WE EMRE'ETEN MU'UMINETEN 'IN WEHEBET NEFSEHA LILNNEBIJI 'IN 'ERADE EN-NEBIJU 'EN JESTENKIHEHA HALISETEN LEKE MIN DUNIL-MU'UMININE KAD 'ALIMNA MA FEREDNA 'ALEJHIM FI 'EZWAXHIHIM WE MA MELEKET 'EJMANUHUM LIKEJLA JEKUNE 'ALEJKE HEREXHUN WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C
33:51.
Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti ua ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
33:51.
Ti mund ta largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty t'i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë. Allahu e di ç'ka në zemrat tuaja; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
33:51.
Ti mund ta shtysh atë që dëshiron nga ato dhe ta mbash atë që dëshiron. Dhe për atë që ti kërkon nga ato që i ke shtyrë, nuk ka ndonjë faj mbi ty. Kjo është më afër që ato të qetësohen dhe të mos pikëllohen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ke dhënë secilës prej tyre. Dhe Allahu e di atë që është në zemrat tuaja. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Butë.
33:51.
TURXHI MEN TESHA'U MINHUNNE WE TU'UWI 'ILEJKE MEN TESHA'U WE MENI EBTEGAJTE MIMMEN 'AZELTE FELA XHUNAHE 'ALEJKE DHALIKE 'EDNA 'EN TEKARRE 'A'JUNUHUNNE WE LA JEHZENNE WE JERDEJNE BIMA 'ATEJTEHUNNE KULLUHUNNE WEL-LAHU JA'LEMU MA FI KULUBIKUM WE KANEL-LAHU 'ALIMEN HELIMAN
C
33:52.
Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
33:52.
Këtej e tutje nuk të lejohen më gra të tjera, as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, edhe sikur të të magjepsë bukuria e tyre, përveç skllaveve. Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.
33:52.
Nuk të lejohet më të marrësh gra pas kësaj dhe as t'i zëvendësosh ato me gra të tjera, edhe nëse bukuria e tyre të kënaq, përveç asaj që posedon dora jote e djathtë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
33:52.
LA JEHILLU LEKE EN-NISA' MIN BA'DU WE LA 'EN TEBEDDELE BIHINNE MIN 'EZWAXHIN WE LEW 'A'XHEBEKE HUSNUHUNNE 'ILLA MA MELEKET JEMINUKE WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN REKIBEN
C
33:53.
O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.
33:53.
O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.
33:53.
O ju që keni besuar, mos hyni në shtëpitë e Profetit përveçse kur të ftoheni për një vakt, pa qëndruar duke pritur për përgatitjen e tij. Por kur të ftoheni, atëherë hyni, dhe kur të keni ngrënë, atëherë largohuni pa qëndruar për bisedë. Me të vërtetë, kjo e shqetëson Profetin, dhe ai ju turpërohet, por Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Dhe kur kërkoni prej tyre ndonjë gjë, kërkojeni atë nga pas një perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre. Dhe nuk ju lejohet të shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoni ndonjëherë gratë e tij pas tij. Me të vërtetë, kjo do të ishte një gjë e madhe te Allahu.
33:53.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEDHULU BUJUTE EN-NEBIJI 'ILLA 'EN JU'UDHENE LEKUM 'ILA TA'AMIN GAJRE NADHIRINE 'INAHU WE LEKIN 'IDHA DU'ITUM FADHULU FE'IDHA TA'IMTUM FANTESHIRU WE LA MUSTE'NISINE LIHEDITHIN 'INNE DHALIKUM KANE JU'UDHI EN-NEBIJE FEJESTEHJI MINKUM WEL-LAHU LA JESTEHJI MINEL-HEKKI WE 'IDHA SE'ELTUMUHUNNE META'EN FAS'ELUHUNNE MIN WERA'I HIXHABIN DHALIKUM 'ETHERU LIKULUBIKUM WE KULUBIHINNE WE MA KANE LEKUM 'EN TU'UDHU RESULEL-LAHI WE LA 'EN TENKIHU 'EZWAXHEHU MIN BA'DIHI 'EBEDAN 'INNE DHALIKUM KANE 'INDEL-LAHI 'ADHIMÆN
C
33:54.
E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s'ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
33:54.
Çfarëdo që të shfaqni apo të fshihni, (dijeni se) Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
33:54.
Qoftë që e tregoni ndonjë gjë ose e fshehni atë, me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë.
33:54.
'IN TUBDU SHEJ'EN 'EW TUHFUHU FE'INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMAN
C
33:55.
Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
33:55.
Nuk është gjynah për ato, nëse dalin të pambuluara para etërve të tyre, djemve të tyre, vëllezërve dhe djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre e grave të tyre, si dhe para skllaveve që janë nën pushtetin e tyre. Frikësojuni Allahut, se, me të vërtetë, Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
33:55.
Nuk ka faj mbi to (gratë e Profetit) për sa i përket etërve të tyre, as djemve të tyre, as vëllezërve të tyre, as bijve të vëllezërve të tyre, as bijve të motrave të tyre, as grave të tyre, dhe as atyre që posedon dora e tyre e djathtë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Dëshmues mbi çdo gjë.
33:55.
LA XHUNAHE 'ALEJHINNE FI 'ABA'IHINNE WE LA 'EBNA'IHINNE WE LA 'IHWANIHINNE WE LA 'EBNA'I 'IHWANIHINNE WE LA 'EBNA'I 'EHAWATIHINNE WE LA NISA'IHINNE WE LA MA MELEKET 'EJMANUHUNNE WE ETTEKINEL-LAHE 'INNALL-LLAHE KANE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDEN
C
33:56.
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
33:56.
Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!
33:56.
Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. O ju që keni besuar, bekoni atë dhe përshëndeteni me një përshëndetje paqeje.
33:56.
'INNALL-LLAHE WE MELA'IKETEHU JUSELLUNE 'ALA EN-NEBIJI JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU SELLU 'ALEJHI WE SELLIMU TESLIMEN
C
33:57.
E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
33:57.
Pa dyshim, ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i mallkon Allahu në këtë botë dhe në tjetrën. Ai ka përgatitur për ta ndëshkim poshtërues.
33:57.
Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar ata në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ka përgatitur për ta një ndëshkim poshtërues.
33:57.
'INNEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-LAHE WE RESULEHU LE'ANEHUMU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'E'ADDE LEHUM 'ADHABEN MUHINAN
C
33:58.
E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.
33:58.
Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.
33:58.
Dhe ata që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret pa arsye, me të vërtetë, ata kanë mbartur mbi veten e tyre shpifje dhe një mëkat të qartë.
33:58.
WEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI BIGAJRI MA EKTESEBU FEKADI EHTEMELU BUHTANEN WE 'ITHMAN MUBINÆN
C
33:59.
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
33:59.
O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:59.
O Profet, thuaju grave të tua dhe vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që të mbulojnë veten me xhilbabët e tyre. Kjo është më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos shqetësohen. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:59.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE WE BENATIKE WE NISA'IL-MU'UMININE JUDNINE 'ALEJHINNE MIN XHELABIBIHINNE DHALIKE 'EDNA 'EN JU'REFNE FELA JU'UDHEJNE WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C
33:60.
Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
33:60.
Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë të numëruara.
33:60.
Me të vërtetë, nëse hipokritët dhe ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që shpërndajnë thashetheme në Medinë nuk ndalen, Ne do të të nxisim kundër tyre, pastaj ata nuk do të qëndrojnë aty përveçse për pak kohë.
33:60.
LE'IN LEM JENTEHIL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-MURXHIFUNE FIL-MEDINETI LENUGRIJENNEKE BIHIM THUMME LA JUXHAWIRUNEKE FIHA 'ILLA KALILEN
C
33:61.
(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
33:61.
Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen e do të vriten pa mëshirë.
33:61.
Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që gjenden, ata do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë.
33:61.
MEL'UNINE 'EJNEMA THUKIFU 'UHIDHU WE KUTTILU TEKTILEN
C
33:62.
(Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
33:62.
Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.
33:62.
Kjo ishte rruga e Allahut midis atyre që ishin më parë, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut.
33:62.
SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C
33:63.
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!"
33:63.
Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?!
33:63.
Njerëzit të pyesin për Orën. Thuaj: "Dija e saj është vetëm tek Allahu." Dhe çfarë e di ti? Ndoshta Ora është afër.
33:63.
JES'ELUKE EN-NASU 'ANI ES-SA'ATI KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDEL-LAHI WE MA JUDRIKE LE'ALLE ES-SA'ATE TEKUNU KARIBEN
C
33:64.
All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
33:64.
Vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar,
33:64.
Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ta një zjarr të ndezur,
33:64.
'INNALL-LLAHE LE'ANEL-KAFIRINE WE 'E'ADDE LEHUM SA'IREN
C
33:65.
Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t'i mbrojë apo t'i ndihmojë.
33:65.
në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
33:65.
Duke qëndruar aty përgjithmonë. Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës dhe as ndihmës.
33:65.
HALIDINE FIHA 'EBEDEN LA JEXHIDUNE WELIJAN WE LA NESIRÆN
C
33:66.
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!"
33:66.
Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!”
33:66.
Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: "Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit."
33:66.
JEWME TUKALLEBU WUXHUHUHUM FI EN-NARI JEKULUNE JA LEJTENA 'ETA'NA ELLAHE WE 'ETA'NA ER-RESULA
C
33:67.
Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë".
33:67.
Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë.
33:67.
Dhe ata do të thonë: "Zoti ynë, me të vërtetë, ne iu bindëm udhëheqësve tanë dhe të mëdhenjve tanë, dhe ata na çuan në humbje.
33:67.
WE KALU REBBENA 'INNA 'ETA'NA SADETENA WE KUBERA'ENA FE'EDELLUNA ES-SEBILA
C
33:68.
Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!
33:68.
O Zoti ynë, atyre jepu dënim të dyfishtë dhe mallkim të madh!”
33:68.
Zoti ynë, jepu atyre dyfish ndëshkimin dhe mallkoji ata me një mallkim të madh."
33:68.
REBBENA 'ATIHIM DI'FEJNI MINEL-'ADHABI WEL-'ANHUM LA'NEN KEBIRAN
C
33:69.
O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
33:69.
O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.
33:69.
O ju që keni besuar, mos jini si ata që e shqetësuan Musain, por Allahu e pastroi atë nga ajo që ata thanë. Dhe ai ishte i nderuar te Allahu.
33:69.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE 'ADHEW MUSA FEBERRE'EHU ELLAHU MIMMA KALU WE KANE 'INDEL-LAHI WEXHIHEN
C
33:70.
O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
33:70.
O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.
33:70.
O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe thoni një fjalë të drejtë.
33:70.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE KULU KAWLEN SEDIDAN
C
33:71.
Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
33:71.
Ai do t'jua bekojë veprat tuaja dhe do t'jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.
33:71.
Ai do t'i përmirësojë veprat tuaja dhe do t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.
33:71.
JUSLIH LEKUM 'A'MALEKUM WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU FEKAD FAZE FEWZEN 'ADHIMAN
C
33:72.
Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.
33:72.
Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).
33:72.
Me të vërtetë, Ne i ofruam besimin qiejve dhe tokës dhe maleve, por ata refuzuan ta mbajnë atë dhe u frikësuan prej tij. Por njeriu e mbajti atë. Me të vërtetë, ai është i padrejtë dhe i paditur,
33:72.
'INNA 'AREDNAL-'EMANETE 'ALA ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-XHIBALI FE'EBEJNE 'EN JEHMILNEHA WE 'ESHFEKNE MINHA WE HEMELEHAL-'INSANU 'INNEHU KANE DHELUMEN XHEHULAN
C
33:73.
(Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t'u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.
33:73.
Si pasojë, Allahu do t'i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, ndërsa do t'ua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:73.
Që Allahu të ndëshkojë hipokritët, burra dhe gra, dhe idhujtarët, burra dhe gra, dhe që Allahu të pranojë pendimin e besimtarëve, burra dhe gra. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:73.
LIJU'ADHDHIBEL-LAHUL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-MUSHRIKINE WEL-MUSHRIKATI WE JETUBEL-LAHU 'ALEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN