Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:43. Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.
33:43. Ai është që ju bekon ju dhe engjëjt e Tij, që t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe Ai është i Mëshirshmi ndaj besimtarëve.
33:43. HUWEL-LEDHI JUSELLI 'ALEJKUM WE MELA'IKETUHU LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE KANE BIL-MU'UMININE REHIMEN
C 33:44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:44. Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.
33:44. Përshëndetja e tyre atë ditë kur do ta takojnë Atë do të jetë: "Selam." Dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim fisnik.
33:44. TEHIJETUHUM JEWME JELKAWNEHU SELAMUN WE 'E'ADDE LEHUM 'EXHREN KERIMAN
C 33:45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
33:45. O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
33:45. O Profet, me të vërtetë, Ne të kemi dërguar si një dëshmitar, një përgëzues dhe një paralajmërues,
33:45. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C 33:46. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
33:46. njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
33:46. Dhe si një thirrës te Allahu me urdhrin e Tij dhe si një llambë ndriçuese.
33:46. WE DA'IEN 'ILA ELLAHI BI'IDHNIHI WE SIRAXHAN MUNIRÆN
C 33:47. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
33:47. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe!
33:47. Dhe përgëzoji besimtarët se ata do të kenë nga Allahu një mirësim të madh.
33:47. WE BESHSHIRIL-MU'UMININE BI'ENNE LEHUM MINEL-LAHI FEDLEN KEBIRAN
C 33:48. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
33:48. Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.
33:48. Dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët dhe lëri të panevojshëm ofendimet e tyre, dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Mbrojtës.
33:48. WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE WE DA' 'EDHAHUM WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C 33:49. O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
33:49. O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t'i prekni, ato nuk janë të detyruara t'ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.
33:49. O ju që keni besuar, kur martoheni me gra besimtare dhe pastaj i divorconi ato para se t'i prekni, atëherë ato nuk kanë ndonjë periudhë të pritjes mbi ju që ju ta llogarisni. Prandaj, jepuni atyre një lirim të drejtë dhe lëreni të largohen me mirësjellje.
33:49. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NEKEHTUMUL-MU'UMINATI THUMME TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE FEMA LEKUM 'ALEJHINNE MIN 'IDDETIN TA'TEDDUNEHA FEMETTI'UHUNNE WE SERRIHUHUNNE SERAHEN XHEMILAN
C 33:50. O ti Pejgamber, Ne t'i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:50. O Profet! Ne t'i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t'i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
33:50. O Profet, Ne të kemi lejuar ty gratë tua të cilave u ke dhënë mahërin e tyre dhe ato që posedon dora jote e djathtë nga ajo që Allahu të ka dhënë si plaçkë lufte, dhe bijat e xhaxhallarëve të tu, dhe bijat e hallave të tua, dhe bijat e dajallarëve të tu, dhe bijat e tezeve të tua, të cilat kanë emigruar me ty, dhe një grua besimtare nëse ajo ia dhuron veten Profetit, nëse Profeti dëshiron ta martojë atë – kjo është vetëm për ty, duke përjashtuar besimtarët e tjerë. Me të vërtetë, Ne e dimë atë që u kemi bërë të detyrueshme atyre për sa i përket grave të tyre dhe atyre që posedon dora e tyre e djathtë, që të mos ketë ndonjë pengesë për ty. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:50. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'EHLELNA LEKE 'EZWAXHEKEL-LATI 'ATEJTE 'UXHUREHUNNE WE MA MELEKET JEMINUKE MIMMA 'EFA'EL-LAHU 'ALEJKE WE BENATI 'AMMIKE WE BENATI 'AMMATIKE WE BENATI HALIKE WE BENATI HALATIKEL-LATI HAXHERNE ME'AKE WE EMRE'ETEN MU'UMINETEN 'IN WEHEBET NEFSEHA LILNNEBIJI 'IN 'ERADE EN-NEBIJU 'EN JESTENKIHEHA HALISETEN LEKE MIN DUNIL-MU'UMININE KAD 'ALIMNA MA FEREDNA 'ALEJHIM FI 'EZWAXHIHIM WE MA MELEKET 'EJMANUHUM LIKEJLA JEKUNE 'ALEJKE HEREXHUN WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 33:51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti ua ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
33:51. Ti mund ta largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty t'i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë. Allahu e di ç'ka në zemrat tuaja; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
33:51. Ti mund ta shtysh atë që dëshiron nga ato dhe ta mbash atë që dëshiron. Dhe për atë që ti kërkon nga ato që i ke shtyrë, nuk ka ndonjë faj mbi ty. Kjo është më afër që ato të qetësohen dhe të mos pikëllohen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ke dhënë secilës prej tyre. Dhe Allahu e di atë që është në zemrat tuaja. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Butë.
33:51. TURXHI MEN TESHA'U MINHUNNE WE TU'UWI 'ILEJKE MEN TESHA'U WE MENI EBTEGAJTE MIMMEN 'AZELTE FELA XHUNAHE 'ALEJKE DHALIKE 'EDNA 'EN TEKARRE 'A'JUNUHUNNE WE LA JEHZENNE WE JERDEJNE BIMA 'ATEJTEHUNNE KULLUHUNNE WEL-LAHU JA'LEMU MA FI KULUBIKUM WE KANEL-LAHU 'ALIMEN HELIMAN
C 33:52. Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
33:52. Këtej e tutje nuk të lejohen më gra të tjera, as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, edhe sikur të të magjepsë bukuria e tyre, përveç skllaveve. Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.
33:52. Nuk të lejohet më të marrësh gra pas kësaj dhe as t'i zëvendësosh ato me gra të tjera, edhe nëse bukuria e tyre të kënaq, përveç asaj që posedon dora jote e djathtë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
33:52. LA JEHILLU LEKE EN-NISA' MIN BA'DU WE LA 'EN TEBEDDELE BIHINNE MIN 'EZWAXHIN WE LEW 'A'XHEBEKE HUSNUHUNNE 'ILLA MA MELEKET JEMINUKE WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN REKIBEN
C 33:53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.
33:53. O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.
33:53. O ju që keni besuar, mos hyni në shtëpitë e Profetit përveçse kur të ftoheni për një vakt, pa qëndruar duke pritur për përgatitjen e tij. Por kur të ftoheni, atëherë hyni, dhe kur të keni ngrënë, atëherë largohuni pa qëndruar për bisedë. Me të vërtetë, kjo e shqetëson Profetin, dhe ai ju turpërohet, por Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Dhe kur kërkoni prej tyre ndonjë gjë, kërkojeni atë nga pas një perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre. Dhe nuk ju lejohet të shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoni ndonjëherë gratë e tij pas tij. Me të vërtetë, kjo do të ishte një gjë e madhe te Allahu.
33:53. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEDHULU BUJUTE EN-NEBIJI 'ILLA 'EN JU'UDHENE LEKUM 'ILA TA'AMIN GAJRE NADHIRINE 'INAHU WE LEKIN 'IDHA DU'ITUM FADHULU FE'IDHA TA'IMTUM FANTESHIRU WE LA MUSTE'NISINE LIHEDITHIN 'INNE DHALIKUM KANE JU'UDHI EN-NEBIJE FEJESTEHJI MINKUM WEL-LAHU LA JESTEHJI MINEL-HEKKI WE 'IDHA SE'ELTUMUHUNNE META'EN FAS'ELUHUNNE MIN WERA'I HIXHABIN DHALIKUM 'ETHERU LIKULUBIKUM WE KULUBIHINNE WE MA KANE LEKUM 'EN TU'UDHU RESULEL-LAHI WE LA 'EN TENKIHU 'EZWAXHEHU MIN BA'DIHI 'EBEDAN 'INNE DHALIKUM KANE 'INDEL-LAHI 'ADHIMÆN