Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
33:38. S'ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,
33:38. Nuk ka asnjë pengesë për të Dërguarin në atë që Allahu i ka përcaktuar atij. Kjo ishte mënyra e Allahut ndër ata që ishin më parë. Dhe urdhri i Allahut është një dekret i përcaktuar.
33:38. MA KANE 'ALA EN-NEBIJI MIN HEREXHIN FIMA FEREDEL-LAHU LEHU SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE KANE 'EMRU ELLAHI KADEREN MEKDURAN
C 33:39. (ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
33:39. e të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.
33:39. Ata që shpallin shpalljet e Allahut dhe kanë frikë prej Tij dhe nuk kanë frikë nga askush përveç Allahut. Dhe mjafton Allahu si Llogaritar.
33:39. EL-LEDHINE JUBELLIGUNE RISALATI ELLAHI WE JEHSHEWNEHU WE LA JEHSHEWNE 'EHEDEN 'ILLALLAHE WE KEFA BILLAHI HESIBAN
C 33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33:40. Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.
33:40. Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
33:40. MA KANE MUHEMMEDUN 'EBA 'EHEDIN MIN RIXHALIKUM WE LEKIN RESULEL-LAHI WE HATEME EN-NEBIJINE WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C 33:41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
33:41. O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun
33:41. O ju që keni besuar, përkujtoni shpesh Allahun.
33:41. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU ELLAHE DHIKREN KETHIRAN
C 33:42. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
33:42. dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!
33:42. Dhe lavdërojeni Atë mëngjes dhe mbrëmje.
33:42. WE SEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C 33:43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:43. Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.
33:43. Ai është që ju bekon ju dhe engjëjt e Tij, që t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe Ai është i Mëshirshmi ndaj besimtarëve.
33:43. HUWEL-LEDHI JUSELLI 'ALEJKUM WE MELA'IKETUHU LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE KANE BIL-MU'UMININE REHIMEN
C 33:44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:44. Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.
33:44. Përshëndetja e tyre atë ditë kur do ta takojnë Atë do të jetë: "Selam." Dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim fisnik.
33:44. TEHIJETUHUM JEWME JELKAWNEHU SELAMUN WE 'E'ADDE LEHUM 'EXHREN KERIMAN
C 33:45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
33:45. O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
33:45. O Profet, me të vërtetë, Ne të kemi dërguar si një dëshmitar, një përgëzues dhe një paralajmërues,
33:45. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C 33:46. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
33:46. njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
33:46. Dhe si një thirrës te Allahu me urdhrin e Tij dhe si një llambë ndriçuese.
33:46. WE DA'IEN 'ILA ELLAHI BI'IDHNIHI WE SIRAXHAN MUNIRÆN
C 33:47. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
33:47. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe!
33:47. Dhe përgëzoji besimtarët se ata do të kenë nga Allahu një mirësim të madh.
33:47. WE BESHSHIRIL-MU'UMININE BI'ENNE LEHUM MINEL-LAHI FEDLEN KEBIRAN
C 33:48. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
33:48. Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.
33:48. Dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët dhe lëri të panevojshëm ofendimet e tyre, dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Mbrojtës.
33:48. WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE WE DA' 'EDHAHUM WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN