U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
33:39.
(ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
33:39.
e të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.
33:39.
Ata që shpallin shpalljet e Allahut dhe kanë frikë prej Tij dhe nuk kanë frikë nga askush përveç Allahut. Dhe mjafton Allahu si Llogaritar.
33:39.
EL-LEDHINE JUBELLIGUNE RISALATI ELLAHI WE JEHSHEWNEHU WE LA JEHSHEWNE 'EHEDEN 'ILLALLAHE WE KEFA BILLAHI HESIBAN
C
33:40.
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33:40.
Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.
33:40.
Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
33:40.
MA KANE MUHEMMEDUN 'EBA 'EHEDIN MIN RIXHALIKUM WE LEKIN RESULEL-LAHI WE HATEME EN-NEBIJINE WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C
33:41.
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
33:41.
O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun
33:41.
O ju që keni besuar, përkujtoni shpesh Allahun.
33:41.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU ELLAHE DHIKREN KETHIRAN
C
33:42.
Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
33:42.
dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!
33:42.
Dhe lavdërojeni Atë mëngjes dhe mbrëmje.
33:42.
WE SEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C
33:43.
Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:43.
Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.
33:43.
Ai është që ju bekon ju dhe engjëjt e Tij, që t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe Ai është i Mëshirshmi ndaj besimtarëve.
33:43.
HUWEL-LEDHI JUSELLI 'ALEJKUM WE MELA'IKETUHU LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE KANE BIL-MU'UMININE REHIMEN
C
33:44.
Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:44.
Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.
33:44.
Përshëndetja e tyre atë ditë kur do ta takojnë Atë do të jetë: "Selam." Dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim fisnik.
33:44.
TEHIJETUHUM JEWME JELKAWNEHU SELAMUN WE 'E'ADDE LEHUM 'EXHREN KERIMAN
C
33:45.
O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
33:45.
O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
33:45.
O Profet, me të vërtetë, Ne të kemi dërguar si një dëshmitar, një përgëzues dhe një paralajmërues,
33:45.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C
33:46.
Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
33:46.
njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
33:46.
Dhe si një thirrës te Allahu me urdhrin e Tij dhe si një llambë ndriçuese.
33:46.
WE DA'IEN 'ILA ELLAHI BI'IDHNIHI WE SIRAXHAN MUNIRÆN
C
33:47.
E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
33:47.
Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe!
33:47.
Dhe përgëzoji besimtarët se ata do të kenë nga Allahu një mirësim të madh.
33:47.
WE BESHSHIRIL-MU'UMININE BI'ENNE LEHUM MINEL-LAHI FEDLEN KEBIRAN
C
33:48.
Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
33:48.
Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.
33:48.
Dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët dhe lëri të panevojshëm ofendimet e tyre, dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Mbrojtës.
33:48.
WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE WE DA' 'EDHAHUM WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
33:49.
O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
33:49.
O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t'i prekni, ato nuk janë të detyruara t'ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.
33:49.
O ju që keni besuar, kur martoheni me gra besimtare dhe pastaj i divorconi ato para se t'i prekni, atëherë ato nuk kanë ndonjë periudhë të pritjes mbi ju që ju ta llogarisni. Prandaj, jepuni atyre një lirim të drejtë dhe lëreni të largohen me mirësjellje.
33:49.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NEKEHTUMUL-MU'UMINATI THUMME TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE FEMA LEKUM 'ALEJHINNE MIN 'IDDETIN TA'TEDDUNEHA FEMETTI'UHUNNE WE SERRIHUHUNNE SERAHEN XHEMILAN