Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:34. E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
33:34. Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej Shpalljes së Allahut dhe Urtësisë (profetike)! Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.
33:34. Dhe përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga shpalljet e Allahut dhe urtësia. Me të vërtetë, Allahu është i Buti, i Gjithëdituri.
33:34. WE EDHKURNE MA JUTLA FI BUJUTIKUNNE MIN 'AJATI ELLAHI WEL-HIKMETI 'INNALL-LLAHE KANE LETIFEN HABIRAN
C 33:35. Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
33:35. Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.
33:35. Me të vërtetë, burrat dhe gratë muslimane, burrat dhe gratë besimtare, burrat dhe gratë e bindura, burrat dhe gratë e sinqerta, burrat dhe gratë e durueshme, burrat dhe gratë bamirëse, burrat dhe gratë agjëruese, burrat dhe gratë që e ruajnë nderin e tyre, dhe burrat dhe gratë që përkujtojnë shpesh Allahun – për ta, Allahu ka përgatitur falje dhe një shpërblim të madh.
33:35. 'INNEL-MUSLIMINE WEL-MUSLIMATI WEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI WEL-KANITINE WEL-KANITATI WE ES-SADIKINE WE ES-SADIKATI WE ES-SABIRINE WE ES-SABIRATI WEL-HASHI'INE WEL-HASHI'ATI WEL-MUTESEDDIKINE WEL-MUTESEDDIKATI WE ES-SA'IMINE WE ES-SA'IMATI WEL-HAFIDHINE FURUXHEHUM WEL-HAFIDHATI WE EDH-DHAKIRINEL-LAHE KETHIREN WE EDH-DHAKIRATI 'E'ADDEL-LAHU LEHUM MEGFIRETEN WE 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C 33:36. Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
33:36. Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.
33:36. Dhe nuk është për një besimtar ose për një besimtare, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë vendosur një çështje, që ata të kenë një zgjedhje në çështjen e tyre. Dhe kushdo që i kundërshton Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë, ai ka devijuar në një devijim të qartë.
33:36. WE MA KANE LIMU'UMININ WE LA MU'UMINETIN 'IDHA KADALLAHU WE RESULUHU 'EMREN 'EN JEKUNE LEHUMUL-HIJERETU MIN 'EMRIHIM WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FEKAD DELLE DELALAN MUBINÆN
C 33:37. (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
33:37. Ti (o Muhamed) i the atij, që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t'i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë, që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.
33:37. Dhe kur ti i the atij mbi të cilin Allahu dhe ti keni dhënë bekime: "Mbaje gruan tënde dhe ki frikë Allahun," ndërsa ti fshehje në zemrën tënde atë që Allahu do ta bënte të njohur, dhe ti kishe frikë nga njerëzit, ndërsa Allahu është më i denjë që të kesh frikë prej Tij. Pastaj, kur Zejdi e përfundoi lidhjen me të, Ne ta dhamë atë ty si grua, që të mos ketë ndonjë pengesë për besimtarët për sa i përket grave të birësuarve të tyre kur ata i kanë ndarë. Dhe urdhri i Allahut duhet të përmbushet.
33:37. WE 'IDH TEKULU LILLEDHI 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHI WE 'EN'AMTE 'ALEJHI 'EMSIK 'ALEJKE ZEWXHEKE WE ETTEKI ELLAHE WE TUHFI FI NEFSIKE MALLAHU MUBDIHI WE TEHSHA EN-NASE WEL-LAHU 'EHEKKU 'EN TEHSHAHU FELEMMA KADA ZEJDUN MINHA WETEREN ZEWWEXHNAKEHA LIKEJ LA JEKUNE 'ALEL-MU'UMININE HEREXHUN FI 'EZWAXHI 'ED'IJA'IHIM 'IDHA KADEW MINHUNNE WETERAN WE KANE 'EMRU ELLAHI MEF'ULÆN
C 33:38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
33:38. S'ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,
33:38. Nuk ka asnjë pengesë për të Dërguarin në atë që Allahu i ka përcaktuar atij. Kjo ishte mënyra e Allahut ndër ata që ishin më parë. Dhe urdhri i Allahut është një dekret i përcaktuar.
33:38. MA KANE 'ALA EN-NEBIJI MIN HEREXHIN FIMA FEREDEL-LAHU LEHU SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE KANE 'EMRU ELLAHI KADEREN MEKDURAN
C 33:39. (ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
33:39. e të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.
33:39. Ata që shpallin shpalljet e Allahut dhe kanë frikë prej Tij dhe nuk kanë frikë nga askush përveç Allahut. Dhe mjafton Allahu si Llogaritar.
33:39. EL-LEDHINE JUBELLIGUNE RISALATI ELLAHI WE JEHSHEWNEHU WE LA JEHSHEWNE 'EHEDEN 'ILLALLAHE WE KEFA BILLAHI HESIBAN
C 33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33:40. Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.
33:40. Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
33:40. MA KANE MUHEMMEDUN 'EBA 'EHEDIN MIN RIXHALIKUM WE LEKIN RESULEL-LAHI WE HATEME EN-NEBIJINE WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C 33:41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
33:41. O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun
33:41. O ju që keni besuar, përkujtoni shpesh Allahun.
33:41. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU ELLAHE DHIKREN KETHIRAN
C 33:42. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
33:42. dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!
33:42. Dhe lavdërojeni Atë mëngjes dhe mbrëmje.
33:42. WE SEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C 33:43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
33:43. Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.
33:43. Ai është që ju bekon ju dhe engjëjt e Tij, që t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe Ai është i Mëshirshmi ndaj besimtarëve.
33:43. HUWEL-LEDHI JUSELLI 'ALEJKUM WE MELA'IKETUHU LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE KANE BIL-MU'UMININE REHIMEN
C 33:44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
33:44. Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.
33:44. Përshëndetja e tyre atë ditë kur do ta takojnë Atë do të jetë: "Selam." Dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim fisnik.
33:44. TEHIJETUHUM JEWME JELKAWNEHU SELAMUN WE 'E'ADDE LEHUM 'EXHREN KERIMAN