Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:6. Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t'u bëni ndonjë të mirë (u lini testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur'an).
33:6. I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.
33:6. Profeti është më afër besimtarëve sesa vetet e tyre, dhe gratë e tij janë nënat e tyre. Dhe të afërmit janë më afër njëri-tjetrit në Libër të Allahut sesa besimtarët dhe emigrantët, përveçse ju të bëni ndonjë të mirë për miqtë tuaj. Kjo është e shkruar në Libër.
33:6. EN-NEBIJU 'EWLA BIL-MU'UMININE MIN 'ENFUSIHIM WE 'EZWAXHUHU 'UMMEHATUHUM WE 'ULUL-'ERHAMI BA'DUHUM 'EWLA BIBA'DIN FI KITABI ELLAHI MINEL-MU'UMININE WEL-MUHAXHIRINE 'ILLA 'EN TEF'ALU 'ILA 'EWLIJA'IKUM MA'RUFEN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURAN
C 33:7. (Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë.
33:7. Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne,
33:7. Dhe (kujto) kur Ne morëm nga profetët besëlidhjen e tyre dhe nga ti dhe nga Nuhu dhe Ibrahimi dhe Musai dhe Isai, biri i Merjemes. Dhe Ne morëm prej tyre një besëlidhje të fortë,
33:7. WE 'IDH 'EHADHNA MINE EN-NEBIJINE MITHAKAHUM WE MINKE WE MIN NUHIN WE 'IBRAHIME WE MUSA WE 'ISA EBNI MERJEME WE 'EHADHNA MINHUM MITHAKEN GALIDHAN
C 33:8. Për t'i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
33:8. që Allahu të mund t'i pyesë të sinqertët për besnikërinë e tyre. Ndërsa për mohuesit Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.
33:8. Që Ai të pyesë të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe Ai ka përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim të dhimbshëm.
33:8. LIJES'ELE ES-SADIKINE 'AN SIDKIHIM WE 'E'ADDE LILKAFIRINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C 33:9. O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
33:9. O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
33:9. O ju që keni besuar, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ushtritë erdhën kundër jush, dhe Ne dërguam mbi ta një erë dhe ushtri që ju nuk i patë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:9. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH XHA'ETKUM XHUNUDUN FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN WE XHUNUDAN LEM TEREWHA WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRÆN
C 33:10. Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
33:10. Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.
33:10. Kur ata ju erdhën nga sipër dhe nga poshtë jush dhe kur sytë u zgjeruan dhe zemrat arritën te fytet tuaja, dhe ju menduat për Allahun mendime të ndryshme.
33:10. 'IDH XHA'UKUM MIN FEWKIKUM WE MIN 'ESFELE MINKUM WE 'IDH ZAGATIL-'EBSARU WE BELEGATIL-KULUBUL-HENAXHIRE WE TEDHUNNUNE BILLAHI EDH-DHUNUNE
C 33:11. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
33:11. Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.
33:11. Atje, besimtarët u sprovuan dhe u tronditën një tronditje e madhe.
33:11. HUNALIKE EBTULIJEL-MU'UMINUNE WE ZULZILU ZILZALEN SHEDIDAN
C 33:12. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: "All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!"
33:12. Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit”!
33:12. Dhe kur hipokritët dhe ata që kishin një sëmundje në zemrat e tyre thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan asgjë përveç mashtrimit."
33:12. WE 'IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU 'ILLA GURUREN
C 33:13. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!" E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: "Shtëpitë tona janë të pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
33:13. Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit, s'ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.
33:13. Dhe kur një grup prej tyre tha: "O populli i Jathribit, nuk ka qëndrim për ju këtu. Prandaj, kthehuni." Dhe një grup prej tyre kërkoi leje nga Profeti duke thënë: "Shtëpitë tona janë të ekspozuara." Ndërkohë që ato nuk ishin të ekspozuara. Ata donin vetëm të iknin.
33:13. WE 'IDH KALET TA'IFETUN MINHUM JA 'EHLE JETHRIBE LA MUKAME LEKUM FARXHI'U WE JESTE'DHINU FERIKUN MINHUMU EN-NEBIJE JEKULUNE 'INNE BUJUTENA 'AWRETUN WE MA HIJE BI'AWRETIN 'IN JURIDUNE 'ILLA FIRAREN
C 33:14. Dhe sikur t'u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin).
33:14. Sikur armiku t'i pushtonte ata nga të gjitha anët e t'u kërkonte që të bëheshin idhujtarë, ata do të bëheshin duke ngurruar fare pak.
33:14. Dhe sikur të ishin hyrë mbi ta nga të gjitha anët e tij dhe pastaj t'u ishte kërkuar atyre të devijonin, ata me siguri do ta kishin bërë këtë, ndërsa ata nuk do të kishin qëndruar përveçse për pak kohë.
33:14. WE LEW DUHILET 'ALEJHIM MIN 'EKTARIHA THUMME SU'ILUL-FITNETE LE'ATEWHA WE MA TELEBBETHU BIHA 'ILLA JESIREN
C 33:15. E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
33:15. Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. Për këtë besëlidhje me Allahun do të përgjigjen!
33:15. Dhe me të vërtetë, ata më parë i kishin dhënë Allahut një premtim të fortë se ata nuk do të kthenin shpinën. Dhe premtimi ndaj Allahut do të pyetet.
33:15. WE LEKAD KANU 'AHEDU ELLAHE MIN KABLU LA JUWELLUNEL-'EDBARE WE KANE 'AHDU ELLAHI MES'ULEN
C 33:16. Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë".
33:16. Thuaju: “Nuk do t'ju bëjë dobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atëherë, ju do të kënaqeni vetëm për pak kohë!”
33:16. Thuaj: "Arratisja nuk do t'ju ndihmojë kurrë nëse ikni nga vdekja ose nga vrasja. Dhe atëherë nuk do të kënaqeni përveçse për pak kohë."
33:16. KUL LEN JENFE'AKUMUL-FIRARU 'IN FERERTUM MINEL-MEWTI 'EWIL-KATLI WE 'IDHEN LA TUMETTA'UNE 'ILLA KALILAN