Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:7. (Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë.
33:7. Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne,
33:7. Dhe (kujto) kur Ne morëm nga profetët besëlidhjen e tyre dhe nga ti dhe nga Nuhu dhe Ibrahimi dhe Musai dhe Isai, biri i Merjemes. Dhe Ne morëm prej tyre një besëlidhje të fortë,
33:7. WE 'IDH 'EHADHNA MINE EN-NEBIJINE MITHAKAHUM WE MINKE WE MIN NUHIN WE 'IBRAHIME WE MUSA WE 'ISA EBNI MERJEME WE 'EHADHNA MINHUM MITHAKEN GALIDHAN
C 33:8. Për t'i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
33:8. që Allahu të mund t'i pyesë të sinqertët për besnikërinë e tyre. Ndërsa për mohuesit Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.
33:8. Që Ai të pyesë të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe Ai ka përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim të dhimbshëm.
33:8. LIJES'ELE ES-SADIKINE 'AN SIDKIHIM WE 'E'ADDE LILKAFIRINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C 33:9. O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
33:9. O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
33:9. O ju që keni besuar, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ushtritë erdhën kundër jush, dhe Ne dërguam mbi ta një erë dhe ushtri që ju nuk i patë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:9. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH XHA'ETKUM XHUNUDUN FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIHEN WE XHUNUDAN LEM TEREWHA WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRÆN
C 33:10. Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
33:10. Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.
33:10. Kur ata ju erdhën nga sipër dhe nga poshtë jush dhe kur sytë u zgjeruan dhe zemrat arritën te fytet tuaja, dhe ju menduat për Allahun mendime të ndryshme.
33:10. 'IDH XHA'UKUM MIN FEWKIKUM WE MIN 'ESFELE MINKUM WE 'IDH ZAGATIL-'EBSARU WE BELEGATIL-KULUBUL-HENAXHIRE WE TEDHUNNUNE BILLAHI EDH-DHUNUNE
C 33:11. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
33:11. Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.
33:11. Atje, besimtarët u sprovuan dhe u tronditën një tronditje e madhe.
33:11. HUNALIKE EBTULIJEL-MU'UMINUNE WE ZULZILU ZILZALEN SHEDIDAN
C 33:12. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: "All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!"
33:12. Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit”!
33:12. Dhe kur hipokritët dhe ata që kishin një sëmundje në zemrat e tyre thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan asgjë përveç mashtrimit."
33:12. WE 'IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU 'ILLA GURUREN
C 33:13. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!" E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: "Shtëpitë tona janë të pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
33:13. Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit, s'ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.
33:13. Dhe kur një grup prej tyre tha: "O populli i Jathribit, nuk ka qëndrim për ju këtu. Prandaj, kthehuni." Dhe një grup prej tyre kërkoi leje nga Profeti duke thënë: "Shtëpitë tona janë të ekspozuara." Ndërkohë që ato nuk ishin të ekspozuara. Ata donin vetëm të iknin.
33:13. WE 'IDH KALET TA'IFETUN MINHUM JA 'EHLE JETHRIBE LA MUKAME LEKUM FARXHI'U WE JESTE'DHINU FERIKUN MINHUMU EN-NEBIJE JEKULUNE 'INNE BUJUTENA 'AWRETUN WE MA HIJE BI'AWRETIN 'IN JURIDUNE 'ILLA FIRAREN
C 33:14. Dhe sikur t'u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin).
33:14. Sikur armiku t'i pushtonte ata nga të gjitha anët e t'u kërkonte që të bëheshin idhujtarë, ata do të bëheshin duke ngurruar fare pak.
33:14. Dhe sikur të ishin hyrë mbi ta nga të gjitha anët e tij dhe pastaj t'u ishte kërkuar atyre të devijonin, ata me siguri do ta kishin bërë këtë, ndërsa ata nuk do të kishin qëndruar përveçse për pak kohë.
33:14. WE LEW DUHILET 'ALEJHIM MIN 'EKTARIHA THUMME SU'ILUL-FITNETE LE'ATEWHA WE MA TELEBBETHU BIHA 'ILLA JESIREN
C 33:15. E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
33:15. Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. Për këtë besëlidhje me Allahun do të përgjigjen!
33:15. Dhe me të vërtetë, ata më parë i kishin dhënë Allahut një premtim të fortë se ata nuk do të kthenin shpinën. Dhe premtimi ndaj Allahut do të pyetet.
33:15. WE LEKAD KANU 'AHEDU ELLAHE MIN KABLU LA JUWELLUNEL-'EDBARE WE KANE 'AHDU ELLAHI MES'ULEN
C 33:16. Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë".
33:16. Thuaju: “Nuk do t'ju bëjë dobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atëherë, ju do të kënaqeni vetëm për pak kohë!”
33:16. Thuaj: "Arratisja nuk do t'ju ndihmojë kurrë nëse ikni nga vdekja ose nga vrasja. Dhe atëherë nuk do të kënaqeni përveçse për pak kohë."
33:16. KUL LEN JENFE'AKUMUL-FIRARU 'IN FERERTUM MINEL-MEWTI 'EWIL-KATLI WE 'IDHEN LA TUMETTA'UNE 'ILLA KALILAN
C 33:17. Thuaj: "Kush do t'ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t'ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar".
33:17. Thuaju: “Kush është ai, që do t'ju ruajë nga Allahu, nëse Ai dëshiron që t'ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë, nëse Ai do që t'ju japë mëshirë?!” Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut.
33:17. Thuaj: "Kush është ai që mund t'ju mbrojë nga Allahu nëse Ai dëshiron për ju të keqen ose dëshiron për ju mëshirën?" Dhe ata nuk gjejnë për vete as ndonjë mbrojtës dhe as ndonjë ndihmës përveç Allahut.
33:17. KUL MEN DHAL-LEDHI JA'SIMUKUM MINEL-LAHI 'IN 'ERADE BIKUM SU'EN 'EW 'ERADE BIKUM REHMETEN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJAN WE LA NESIRÆN