Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:56. Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
33:56. Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!
33:56. Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. O ju që keni besuar, bekoni atë dhe përshëndeteni me një përshëndetje paqeje.
33:56. 'INNALL-LLAHE WE MELA'IKETEHU JUSELLUNE 'ALA EN-NEBIJI JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU SELLU 'ALEJHI WE SELLIMU TESLIMEN
C 33:57. E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
33:57. Pa dyshim, ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i mallkon Allahu në këtë botë dhe në tjetrën. Ai ka përgatitur për ta ndëshkim poshtërues.
33:57. Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar ata në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ka përgatitur për ta një ndëshkim poshtërues.
33:57. 'INNEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-LAHE WE RESULEHU LE'ANEHUMU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'E'ADDE LEHUM 'ADHABEN MUHINAN
C 33:58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.
33:58. Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.
33:58. Dhe ata që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret pa arsye, me të vërtetë, ata kanë mbartur mbi veten e tyre shpifje dhe një mëkat të qartë.
33:58. WEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI BIGAJRI MA EKTESEBU FEKADI EHTEMELU BUHTANEN WE 'ITHMAN MUBINÆN
C 33:59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
33:59. O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:59. O Profet, thuaju grave të tua dhe vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që të mbulojnë veten me xhilbabët e tyre. Kjo është më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos shqetësohen. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:59. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE WE BENATIKE WE NISA'IL-MU'UMININE JUDNINE 'ALEJHINNE MIN XHELABIBIHINNE DHALIKE 'EDNA 'EN JU'REFNE FELA JU'UDHEJNE WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 33:60. Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
33:60. Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë të numëruara.
33:60. Me të vërtetë, nëse hipokritët dhe ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që shpërndajnë thashetheme në Medinë nuk ndalen, Ne do të të nxisim kundër tyre, pastaj ata nuk do të qëndrojnë aty përveçse për pak kohë.
33:60. LE'IN LEM JENTEHIL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-MURXHIFUNE FIL-MEDINETI LENUGRIJENNEKE BIHIM THUMME LA JUXHAWIRUNEKE FIHA 'ILLA KALILEN
C 33:61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
33:61. Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen e do të vriten pa mëshirë.
33:61. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që gjenden, ata do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë.
33:61. MEL'UNINE 'EJNEMA THUKIFU 'UHIDHU WE KUTTILU TEKTILEN
C 33:62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
33:62. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.
33:62. Kjo ishte rruga e Allahut midis atyre që ishin më parë, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut.
33:62. SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C 33:63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!"
33:63. Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?!
33:63. Njerëzit të pyesin për Orën. Thuaj: "Dija e saj është vetëm tek Allahu." Dhe çfarë e di ti? Ndoshta Ora është afër.
33:63. JES'ELUKE EN-NASU 'ANI ES-SA'ATI KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDEL-LAHI WE MA JUDRIKE LE'ALLE ES-SA'ATE TEKUNU KARIBEN
C 33:64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
33:64. Vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar,
33:64. Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ta një zjarr të ndezur,
33:64. 'INNALL-LLAHE LE'ANEL-KAFIRINE WE 'E'ADDE LEHUM SA'IREN
C 33:65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t'i mbrojë apo t'i ndihmojë.
33:65. në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
33:65. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës dhe as ndihmës.
33:65. HALIDINE FIHA 'EBEDEN LA JEXHIDUNE WELIJAN WE LA NESIRÆN
C 33:66. Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!"
33:66. Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!”
33:66. Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: "Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit."
33:66. JEWME TUKALLEBU WUXHUHUHUM FI EN-NARI JEKULUNE JA LEJTENA 'ETA'NA ELLAHE WE 'ETA'NA ER-RESULA