Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:52. Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
33:52. Këtej e tutje nuk të lejohen më gra të tjera, as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, edhe sikur të të magjepsë bukuria e tyre, përveç skllaveve. Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.
33:52. Nuk të lejohet më të marrësh gra pas kësaj dhe as t'i zëvendësosh ato me gra të tjera, edhe nëse bukuria e tyre të kënaq, përveç asaj që posedon dora jote e djathtë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
33:52. LA JEHILLU LEKE EN-NISA' MIN BA'DU WE LA 'EN TEBEDDELE BIHINNE MIN 'EZWAXHIN WE LEW 'A'XHEBEKE HUSNUHUNNE 'ILLA MA MELEKET JEMINUKE WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN REKIBEN
C 33:53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.
33:53. O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.
33:53. O ju që keni besuar, mos hyni në shtëpitë e Profetit përveçse kur të ftoheni për një vakt, pa qëndruar duke pritur për përgatitjen e tij. Por kur të ftoheni, atëherë hyni, dhe kur të keni ngrënë, atëherë largohuni pa qëndruar për bisedë. Me të vërtetë, kjo e shqetëson Profetin, dhe ai ju turpërohet, por Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Dhe kur kërkoni prej tyre ndonjë gjë, kërkojeni atë nga pas një perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre. Dhe nuk ju lejohet të shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoni ndonjëherë gratë e tij pas tij. Me të vërtetë, kjo do të ishte një gjë e madhe te Allahu.
33:53. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEDHULU BUJUTE EN-NEBIJI 'ILLA 'EN JU'UDHENE LEKUM 'ILA TA'AMIN GAJRE NADHIRINE 'INAHU WE LEKIN 'IDHA DU'ITUM FADHULU FE'IDHA TA'IMTUM FANTESHIRU WE LA MUSTE'NISINE LIHEDITHIN 'INNE DHALIKUM KANE JU'UDHI EN-NEBIJE FEJESTEHJI MINKUM WEL-LAHU LA JESTEHJI MINEL-HEKKI WE 'IDHA SE'ELTUMUHUNNE META'EN FAS'ELUHUNNE MIN WERA'I HIXHABIN DHALIKUM 'ETHERU LIKULUBIKUM WE KULUBIHINNE WE MA KANE LEKUM 'EN TU'UDHU RESULEL-LAHI WE LA 'EN TENKIHU 'EZWAXHEHU MIN BA'DIHI 'EBEDAN 'INNE DHALIKUM KANE 'INDEL-LAHI 'ADHIMÆN
C 33:54. E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s'ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
33:54. Çfarëdo që të shfaqni apo të fshihni, (dijeni se) Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
33:54. Qoftë që e tregoni ndonjë gjë ose e fshehni atë, me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë.
33:54. 'IN TUBDU SHEJ'EN 'EW TUHFUHU FE'INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMAN
C 33:55. Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
33:55. Nuk është gjynah për ato, nëse dalin të pambuluara para etërve të tyre, djemve të tyre, vëllezërve dhe djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre e grave të tyre, si dhe para skllaveve që janë nën pushtetin e tyre. Frikësojuni Allahut, se, me të vërtetë, Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
33:55. Nuk ka faj mbi to (gratë e Profetit) për sa i përket etërve të tyre, as djemve të tyre, as vëllezërve të tyre, as bijve të vëllezërve të tyre, as bijve të motrave të tyre, as grave të tyre, dhe as atyre që posedon dora e tyre e djathtë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Dëshmues mbi çdo gjë.
33:55. LA XHUNAHE 'ALEJHINNE FI 'ABA'IHINNE WE LA 'EBNA'IHINNE WE LA 'IHWANIHINNE WE LA 'EBNA'I 'IHWANIHINNE WE LA 'EBNA'I 'EHAWATIHINNE WE LA NISA'IHINNE WE LA MA MELEKET 'EJMANUHUNNE WE ETTEKINEL-LAHE 'INNALL-LLAHE KANE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDEN
C 33:56. Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
33:56. Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!
33:56. Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. O ju që keni besuar, bekoni atë dhe përshëndeteni me një përshëndetje paqeje.
33:56. 'INNALL-LLAHE WE MELA'IKETEHU JUSELLUNE 'ALA EN-NEBIJI JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU SELLU 'ALEJHI WE SELLIMU TESLIMEN
C 33:57. E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
33:57. Pa dyshim, ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i mallkon Allahu në këtë botë dhe në tjetrën. Ai ka përgatitur për ta ndëshkim poshtërues.
33:57. Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar ata në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ka përgatitur për ta një ndëshkim poshtërues.
33:57. 'INNEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-LAHE WE RESULEHU LE'ANEHUMU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'E'ADDE LEHUM 'ADHABEN MUHINAN
C 33:58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.
33:58. Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.
33:58. Dhe ata që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret pa arsye, me të vërtetë, ata kanë mbartur mbi veten e tyre shpifje dhe një mëkat të qartë.
33:58. WEL-LEDHINE JU'UDHUNEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI BIGAJRI MA EKTESEBU FEKADI EHTEMELU BUHTANEN WE 'ITHMAN MUBINÆN
C 33:59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
33:59. O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:59. O Profet, thuaju grave të tua dhe vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që të mbulojnë veten me xhilbabët e tyre. Kjo është më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos shqetësohen. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:59. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE WE BENATIKE WE NISA'IL-MU'UMININE JUDNINE 'ALEJHINNE MIN XHELABIBIHINNE DHALIKE 'EDNA 'EN JU'REFNE FELA JU'UDHEJNE WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 33:60. Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
33:60. Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë të numëruara.
33:60. Me të vërtetë, nëse hipokritët dhe ata që kanë një sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që shpërndajnë thashetheme në Medinë nuk ndalen, Ne do të të nxisim kundër tyre, pastaj ata nuk do të qëndrojnë aty përveçse për pak kohë.
33:60. LE'IN LEM JENTEHIL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-MURXHIFUNE FIL-MEDINETI LENUGRIJENNEKE BIHIM THUMME LA JUXHAWIRUNEKE FIHA 'ILLA KALILEN
C 33:61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
33:61. Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen e do të vriten pa mëshirë.
33:61. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që gjenden, ata do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë.
33:61. MEL'UNINE 'EJNEMA THUKIFU 'UHIDHU WE KUTTILU TEKTILEN
C 33:62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
33:62. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.
33:62. Kjo ishte rruga e Allahut midis atyre që ishin më parë, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut.
33:62. SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN