Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
33:61. Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen e do të vriten pa mëshirë.
33:61. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që gjenden, ata do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë.
33:61. MEL'UNINE 'EJNEMA THUKIFU 'UHIDHU WE KUTTILU TEKTILEN
C 33:62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
33:62. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.
33:62. Kjo ishte rruga e Allahut midis atyre që ishin më parë, dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim në rrugën e Allahut.
33:62. SUNNETEL-LAHI FIL-LEDHINE HALEW MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C 33:63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!"
33:63. Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?!
33:63. Njerëzit të pyesin për Orën. Thuaj: "Dija e saj është vetëm tek Allahu." Dhe çfarë e di ti? Ndoshta Ora është afër.
33:63. JES'ELUKE EN-NASU 'ANI ES-SA'ATI KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDEL-LAHI WE MA JUDRIKE LE'ALLE ES-SA'ATE TEKUNU KARIBEN
C 33:64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
33:64. Vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar,
33:64. Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ta një zjarr të ndezur,
33:64. 'INNALL-LLAHE LE'ANEL-KAFIRINE WE 'E'ADDE LEHUM SA'IREN
C 33:65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t'i mbrojë apo t'i ndihmojë.
33:65. në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
33:65. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës dhe as ndihmës.
33:65. HALIDINE FIHA 'EBEDEN LA JEXHIDUNE WELIJAN WE LA NESIRÆN
C 33:66. Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!"
33:66. Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!”
33:66. Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: "Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit."
33:66. JEWME TUKALLEBU WUXHUHUHUM FI EN-NARI JEKULUNE JA LEJTENA 'ETA'NA ELLAHE WE 'ETA'NA ER-RESULA
C 33:67. Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë".
33:67. Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë.
33:67. Dhe ata do të thonë: "Zoti ynë, me të vërtetë, ne iu bindëm udhëheqësve tanë dhe të mëdhenjve tanë, dhe ata na çuan në humbje.
33:67. WE KALU REBBENA 'INNA 'ETA'NA SADETENA WE KUBERA'ENA FE'EDELLUNA ES-SEBILA
C 33:68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!
33:68. O Zoti ynë, atyre jepu dënim të dyfishtë dhe mallkim të madh!”
33:68. Zoti ynë, jepu atyre dyfish ndëshkimin dhe mallkoji ata me një mallkim të madh."
33:68. REBBENA 'ATIHIM DI'FEJNI MINEL-'ADHABI WEL-'ANHUM LA'NEN KEBIRAN
C 33:69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
33:69. O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.
33:69. O ju që keni besuar, mos jini si ata që e shqetësuan Musain, por Allahu e pastroi atë nga ajo që ata thanë. Dhe ai ishte i nderuar te Allahu.
33:69. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE 'ADHEW MUSA FEBERRE'EHU ELLAHU MIMMA KALU WE KANE 'INDEL-LAHI WEXHIHEN
C 33:70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
33:70. O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.
33:70. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe thoni një fjalë të drejtë.
33:70. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE KULU KAWLEN SEDIDAN
C 33:71. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
33:71. Ai do t'jua bekojë veprat tuaja dhe do t'jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.
33:71. Ai do t'i përmirësojë veprat tuaja dhe do t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.
33:71. JUSLIH LEKUM 'A'MALEKUM WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU FEKAD FAZE FEWZEN 'ADHIMAN