Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:67. Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë".
33:67. Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë.
33:67. Dhe ata do të thonë: "Zoti ynë, me të vërtetë, ne iu bindëm udhëheqësve tanë dhe të mëdhenjve tanë, dhe ata na çuan në humbje.
33:67. WE KALU REBBENA 'INNA 'ETA'NA SADETENA WE KUBERA'ENA FE'EDELLUNA ES-SEBILA
C 33:68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!
33:68. O Zoti ynë, atyre jepu dënim të dyfishtë dhe mallkim të madh!”
33:68. Zoti ynë, jepu atyre dyfish ndëshkimin dhe mallkoji ata me një mallkim të madh."
33:68. REBBENA 'ATIHIM DI'FEJNI MINEL-'ADHABI WEL-'ANHUM LA'NEN KEBIRAN
C 33:69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
33:69. O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.
33:69. O ju që keni besuar, mos jini si ata që e shqetësuan Musain, por Allahu e pastroi atë nga ajo që ata thanë. Dhe ai ishte i nderuar te Allahu.
33:69. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE 'ADHEW MUSA FEBERRE'EHU ELLAHU MIMMA KALU WE KANE 'INDEL-LAHI WEXHIHEN
C 33:70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
33:70. O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.
33:70. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe thoni një fjalë të drejtë.
33:70. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE KULU KAWLEN SEDIDAN
C 33:71. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
33:71. Ai do t'jua bekojë veprat tuaja dhe do t'jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.
33:71. Ai do t'i përmirësojë veprat tuaja dhe do t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.
33:71. JUSLIH LEKUM 'A'MALEKUM WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU FEKAD FAZE FEWZEN 'ADHIMAN
C 33:72. Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.
33:72. Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).
33:72. Me të vërtetë, Ne i ofruam besimin qiejve dhe tokës dhe maleve, por ata refuzuan ta mbajnë atë dhe u frikësuan prej tij. Por njeriu e mbajti atë. Me të vërtetë, ai është i padrejtë dhe i paditur,
33:72. 'INNA 'AREDNAL-'EMANETE 'ALA ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-XHIBALI FE'EBEJNE 'EN JEHMILNEHA WE 'ESHFEKNE MINHA WE HEMELEHAL-'INSANU 'INNEHU KANE DHELUMEN XHEHULAN
C 33:73. (Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t'u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.
33:73. Si pasojë, Allahu do t'i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, ndërsa do t'ua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:73. Që Allahu të ndëshkojë hipokritët, burra dhe gra, dhe idhujtarët, burra dhe gra, dhe që Allahu të pranojë pendimin e besimtarëve, burra dhe gra. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:73. LIJU'ADHDHIBEL-LAHUL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-MUSHRIKINE WEL-MUSHRIKATI WE JETUBEL-LAHU 'ALEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 34:1. Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
34:1. I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
34:1. Falënderimi i takon Allahut, të Cilit i përket çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në tokë. Dhe për Atë është falënderimi në botën tjetër. Dhe Ai është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
34:1. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE LEHUL-HEMDU FIL-'AHIRETI WE HUWEL-HEKIMUL-HABIRU
C 34:2. Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
34:2. Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi.
34:2. Ai di atë që hyn në tokë dhe atë që del prej saj dhe atë që zbret nga qielli dhe atë që ngjitet te Ai. Dhe Ai është i Mëshirshmi, Falësi.
34:2. JA'LEMU MA JELIXHU FIL-'ERDI WE MA JEHRUXHU MINHA WE MA JENZILU MINE ES-SEMA'I WE MA JA'RUXHU FIHA WE HUWE ER-REHIMUL-GAFURU
C 34:3. E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".
34:3. Jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t'ju vijë”! Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.
34:3. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ora nuk do të na vijë." Thuaj: "Po, për Zotin tim, ajo me siguri do t'ju vijë. Ai është i Dijshëm për të Padukshmen." As sa pesha e një grimce nuk i shpëton Atij, qoftë në qiej ose në tokë. Dhe asgjë më e vogël ose më e madhe se kjo nuk është përjashtuar nga një libër i qartë,
34:3. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LA TE'TINA ES-SA'ATU KUL BELA WE RABBI LETE'TIJENNEKUM 'ALIMIL-GAJBI LA JA'ZUBU 'ANHU MITHKALU DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI WE LA 'ESGARU MIN DHALIKE WE LA 'EKBERU 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C 34:4. (Janë të shënuara) Që t'i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
34:4. (Kiameti do t'ju vijë) me qëllim që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për njerëz të tillë do të ketë falje dhe begati të mrekullueshme.
34:4. Që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për ta do të jetë falje dhe një furnizim fisnik.
34:4. LIJEXHZIJEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN