Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:22. E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën". Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
33:22. Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.
33:22. Dhe kur besimtarët panë aleatët, ata thanë: "Ky është ajo që na premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën." Dhe kjo nuk bëri tjetër përveçse shtoi besimin dhe nënshtrimin e tyre.
33:22. WE LEMMA RE'AL-MU'UMINUNEL-'EHZABE KALU HADHA MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU WE SEDEKAL-LAHU WE RESULUHU WE MA ZADEHUM 'ILLA 'IMANEN WE TESLIMAN
C 33:23. Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
33:23. Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.
33:23. Midis besimtarëve janë burra që kanë përmbushur besëlidhjen e tyre me Allahun. Prej tyre, disa kanë përmbushur premtimin e tyre dhe disa presin. Dhe ata nuk kanë ndryshuar asgjë.
33:23. MINEL-MU'UMININE RIXHALUN SEDEKU MA 'AHEDU ELLAHE 'ALEJHI FEMINHUM MEN KADA NEHBEHU WE MINHUM MEN JENTEDHIRU WE MA BEDDELU TEBDILEN
C 33:24. Që All-llahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t'i ndëshkojë, nëse do, ose t'ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:24. Nuk ka dyshim se Allahu do t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre e do t'i dënojë hipokritët, nëse do ose do t'u pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:24. Që Allahu t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe të ndëshkojë hipokritët nëse Ai do ose t'ua pranojë pendimin atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:24. LIJEXHZIJEL-LAHU ES-SADIKINE BISIDKIHIM WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE 'IN SHA'E 'EW JETUBE 'ALEJHIM 'INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 33:25. Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
33:25. Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
33:25. Dhe Allahu i ktheu ata që nuk besuan me zemërimin e tyre; ata nuk arritën asnjë të mirë. Dhe Allahu e mjaftoi betejën për besimtarët. Dhe Allahu është i Forti, i Gjithëfuqishmi.
33:25. WEREDDEL-LAHUL-LEDHINE KEFERU BIGAJDHIHIM LEM JENALU HAJREN WE KEFALLAHUL-MU'UMININEL-KITALE WE KANEL-LAHU KAWIJAN 'AZIZÆN
C 33:26. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni.
33:26. Ai i nxori nga kështjellat e tyre ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve dhe mbolli frikë në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë dhe pjesën tjetër i zutë rob.
33:26. Dhe Ai i zbriti ata nga ithtarët e Librit që i ndihmuan ata nga fortesat e tyre dhe hodhi frikë në zemrat e tyre; një grup prej tyre ju vratë dhe një grup prej tyre i robëruat.
33:26. WE 'ENZELEL-LEDHINE DHAHERUHUM MIN 'EHLIL-KITABI MIN SEJASIHIM WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE FERIKEN TEKTULUNE WE TE'SIRUNE FERIKAN
C 33:27. E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
33:27. Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë; Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
33:27. Dhe Ai ju bëri të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe një tokë të cilën ju nuk e keni shkelur. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
33:27. WE 'EWRETHEKUM 'ERDEHUM WE DIJAREHUM WE 'EMWALEHUM WE 'ERDEN LEM TETE'UHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRAN
C 33:28. O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
33:28. O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t'ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t'ju lëshoj si është më mirë.
33:28. O Profet, thuaju grave të tua: "Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe zbukurimin e saj, ejani, unë do t'ju jap një lirim të drejtë dhe do t'ju lë të largoheni me mirësjellje."
33:28. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE 'IN KUNTUNNE TURIDNEL-HEJA ETE ED-DUNJA WE ZINETEHA FETA'ALEJNE 'UMETTI'KUNNE WE 'USERRIHKUNNE SERAHEN XHEMILAN
C 33:29. E në qoftë se e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
33:29. Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.”
33:29. Por nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe shtëpinë e botës tjetër, atëherë me të vërtetë, Allahu ka përgatitur për bamirëset midis jush një shpërblim të madh."
33:29. WE 'IN KUNTUNNE TURIDNEL-LAHE WE RESULEHU WE ED-DAREL-'AHIRETE FE'INNALL-LLAHE 'E'ADDE LILMUHSINATI MINKUNNE 'EXHREN 'ADHIMAN
C 33:30. O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
33:30. O gratë e të Dërguarit! Ato prej jush që bëjnë ndonjë turp të hapur, do të kenë ndëshkim të dyfishtë; kjo për Allahun është e lehtë.
33:30. O gratë e Profetit, kushdo prej jush që bën një imoralitet të qartë, ndëshkimi do t'i dyfishohet dyfish. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
33:30. JA NISA'E EN-NEBIJI MEN JE'TI MINKUNNE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN JUDA'AF LEHAL-'ADHABU DI'FEJNI WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIREN
C 33:31. E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t'i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
33:31. Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha.
33:31. Dhe kushdo nga ju që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bën vepra të mira, Ne do t'i japim asaj shpërblimin e saj dy herë, dhe Ne kemi përgatitur për të një furnizim fisnik.
33:31. WE MEN JEKNUT MINKUNNE LILLAHI WE RESULIHI WE TA'MEL SALIHEN NU'UTIHA 'EXHREHA MERRETEJNI WE 'A'TEDNA LEHA RIZKAN KERIMÆN
C 33:32. O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
33:32. O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!
33:32. O gratë e Profetit, ju nuk jeni si ndonjë grua tjetër. Nëse keni frikë Allahun, atëherë mos jini të përulur në të folur, që ai që ka një sëmundje në zemrën e tij të mos shpresojë, por thoni fjalë që janë të mira.
33:32. JA NISA'E EN-NEBIJI LESTUNNE KE'EHEDIN MINE EN-NISA' 'INI ETTEKAJTUNNE FELA TEHDA'NE BIL-KAWLI FEJETME'AL-LEDHI FI KALBIHI MEREDUN WE KULNE KAWLEN MA'RUFAN