Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 33:18. All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata që vëllezërve të vet u thonin: "Ejani me ne!" E ata nuk vijnë në luftë, vetëm një pakicë.
33:18. Allahu i njeh mirë ata midis jush, që pengojnë (të tjerët nga vajtja në luftë) dhe u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” Vetëm pak prej tyre vijnë në luftë,
33:18. Me të vërtetë, Allahu i di ata midis jush që i pengojnë të tjerët dhe ata që thonë vëllezërve të tyre: "Ejani tek ne," ndërsa ata hyjnë në betejë vetëm për pak kohë.
33:18. KAD JA'LEMU ELLAHUL-MU'AWWIKINE MINKUM WEL-KA'ILINE LI'IHWANIHIM HELUMME 'ILEJNA WE LA JE'TUNEL-BE'SE 'ILLA KALILEN
C 33:19. Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit pranë vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë të mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë - ganimet). Të tillët nuk kanë besuar, andaj All-llahu ua asgjësoi veprat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
33:19. por edhe atëherë ngurrojnë që t'ju ndihmojnë. Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t'u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Allahu i ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Allahun është lehtë.
33:19. Me zili ndaj jush. Kur frika vjen, ti i sheh ata që të shikojnë ty me sytë që rrotullohen si të atij që është në prag të vdekjes. Por kur frika largohet, ata ju godasin me gjuhë të ashpra nga lakmia për të mirën. Këta nuk kanë besuar, prandaj Allahu i bëri të kota veprat e tyre. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
33:19. 'ESHIHHETEN 'ALEJKUM FE'IDHA XHA'EL-HAWFU RE'EJTEHUM JENDHURUNE 'ILEJKE TEDURU 'A'JUNUHUM KALLEDHI JUGSHA 'ALEJHI MINEL-MEWTI FE'IDHA DHEHEBEL-HAWFU SELEKUKUM BI'ELSINETIN HIDADIN 'ESHIHHETEN 'ALEL-HAJRI 'ULA'IKE LEM JU'UMINU FE'EHBETEL-LAHU 'A'MALEHUM WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIREN
C 33:20. Ata mendonin se grupet aleate ende nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej atje të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
33:20. Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleatëve e, nëse do vinte ushtria e aleatëve, ata do të dëshironin të ishin në mesin e arabëve të shkretëtirës e të pyesin për ju. Por edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
33:20. Ata mendojnë se aleatët nuk janë larguar ende. Dhe nëse aleatët vijnë përsëri, ata do të donin të ishin në mesin e beduinëve, duke kërkuar lajme për ju. Dhe sikur të ishin midis jush, ata do të luftonin vetëm për pak kohë.
33:20. JEHSEBUNEL-'EHZABE LEM JEDH/HEBU WE 'IN JE'TIL-'EHZABU JEWEDDU LEW 'ENNEHUM BADUNE FIL-'A'RABI JES'ELUNE 'AN 'ENBA'IKUM WE LEW KANU FIKUM MA KATELU 'ILLA KALILEN
C 33:21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
33:21. Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.
33:21. Me të vërtetë, për ju në të Dërguarin e Allahut është një shembull i shkëlqyer për atë që shpreson te Allahu dhe Ditën e Fundit dhe përkujton Allahun shpesh.
33:21. LEKAD KANE LEKUM FI RESULI ELLAHI 'USWETUN HESENETUN LIMEN KANE JERXHU ELLAHE WEL-JEWMEL-'AHIRE WE DHEKEREL-LAHE KETHIREN
C 33:22. E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën". Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
33:22. Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.
33:22. Dhe kur besimtarët panë aleatët, ata thanë: "Ky është ajo që na premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën." Dhe kjo nuk bëri tjetër përveçse shtoi besimin dhe nënshtrimin e tyre.
33:22. WE LEMMA RE'AL-MU'UMINUNEL-'EHZABE KALU HADHA MA WE'ADENALLAHU WE RESULUHU WE SEDEKAL-LAHU WE RESULUHU WE MA ZADEHUM 'ILLA 'IMANEN WE TESLIMAN
C 33:23. Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
33:23. Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.
33:23. Midis besimtarëve janë burra që kanë përmbushur besëlidhjen e tyre me Allahun. Prej tyre, disa kanë përmbushur premtimin e tyre dhe disa presin. Dhe ata nuk kanë ndryshuar asgjë.
33:23. MINEL-MU'UMININE RIXHALUN SEDEKU MA 'AHEDU ELLAHE 'ALEJHI FEMINHUM MEN KADA NEHBEHU WE MINHUM MEN JENTEDHIRU WE MA BEDDELU TEBDILEN
C 33:24. Që All-llahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t'i ndëshkojë, nëse do, ose t'ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
33:24. Nuk ka dyshim se Allahu do t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre e do t'i dënojë hipokritët, nëse do ose do t'u pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:24. Që Allahu t'i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe të ndëshkojë hipokritët nëse Ai do ose t'ua pranojë pendimin atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:24. LIJEXHZIJEL-LAHU ES-SADIKINE BISIDKIHIM WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE 'IN SHA'E 'EW JETUBE 'ALEJHIM 'INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 33:25. Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
33:25. Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
33:25. Dhe Allahu i ktheu ata që nuk besuan me zemërimin e tyre; ata nuk arritën asnjë të mirë. Dhe Allahu e mjaftoi betejën për besimtarët. Dhe Allahu është i Forti, i Gjithëfuqishmi.
33:25. WEREDDEL-LAHUL-LEDHINE KEFERU BIGAJDHIHIM LEM JENALU HAJREN WE KEFALLAHUL-MU'UMININEL-KITALE WE KANEL-LAHU KAWIJAN 'AZIZÆN
C 33:26. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni.
33:26. Ai i nxori nga kështjellat e tyre ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve dhe mbolli frikë në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë dhe pjesën tjetër i zutë rob.
33:26. Dhe Ai i zbriti ata nga ithtarët e Librit që i ndihmuan ata nga fortesat e tyre dhe hodhi frikë në zemrat e tyre; një grup prej tyre ju vratë dhe një grup prej tyre i robëruat.
33:26. WE 'ENZELEL-LEDHINE DHAHERUHUM MIN 'EHLIL-KITABI MIN SEJASIHIM WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE FERIKEN TEKTULUNE WE TE'SIRUNE FERIKAN
C 33:27. E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
33:27. Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë; Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
33:27. Dhe Ai ju bëri të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe një tokë të cilën ju nuk e keni shkelur. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
33:27. WE 'EWRETHEKUM 'ERDEHUM WE DIJAREHUM WE 'EMWALEHUM WE 'ERDEN LEM TETE'UHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRAN
C 33:28. O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
33:28. O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t'ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t'ju lëshoj si është më mirë.
33:28. O Profet, thuaju grave të tua: "Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe zbukurimin e saj, ejani, unë do t'ju jap një lirim të drejtë dhe do t'ju lë të largoheni me mirësjellje."
33:28. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LI'ZWAXHIKE 'IN KUNTUNNE TURIDNEL-HEJA ETE ED-DUNJA WE ZINETEHA FETA'ALEJNE 'UMETTI'KUNNE WE 'USERRIHKUNNE SERAHEN XHEMILAN