U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 39. Zumer
Ajete: 75
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
39:1.
Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
39:1.
Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!
39:1.
Zbritja e Librit është nga Allahu, i Fuqishmi, i Urtë.
39:1.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
39:2.
Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
39:2.
Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!
39:2.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin me të vërtetën. Prandaj, adhuroje Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e Tij.
39:2.
'INNA 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI FA'BUDI ELLAHE MUHLISEN LEHU ED-DINE
C
39:3.
Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.
39:3.
Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t'i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.
39:3.
Me të vërtetë, feja është vetëm për Allahun. Dhe ata që marrin përveç Tij mbrojtës thonë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë më shumë te Allahu." Me të vërtetë, Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. Me të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar, mosbesimtar.
39:3.
'ELA LILLAHI ED-DINUL-HALISU WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'E MA NA'BUDUHUM 'ILLA LIJUKARRIBUNA 'ILA ELLAHI ZULFA 'INNALL-LLAHE JEHKUMU BEJNEHUM FI MA HUM FIHI JEHTELIFUNE 'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE KADHIBUN KEFFARUN
C
39:4.
Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
39:4.
Sikur të donte Allahu të merrte një bir, Ai do të zgjidhte kë të pëlqente prej krijesave të Veta. Qoftë i lartësuar Ai nga kjo gjë! Ai është Allahu, i Vetmi dhe Ngadhënjimtari!
39:4.
Sikur Allahu të kishte dashur të marrë një bir, Ai do të kishte zgjedhur nga krijesat e Tij atë që Ai do. I Lartësuar qoftë Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, i Fuqishmi.
39:4.
LEW 'ERADEL-LAHU 'EN JETTEHIDHE WELEDEN LASTEFA MIMMA JEHLUKU MA JESHA'U SUBHANEHU HUWEL-LAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C
39:5.
Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
39:5.
Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën për të shpallur të Vërtetën. Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën në natë, Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën. Të gjitha lëvizin për një kohë të caktuar. Vërtet, Ai është i Plotfuqishëm dhe Falës i Madh!
39:5.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Ai mbështjell natën mbi ditën dhe mbështjell ditën mbi natën. Dhe Ai ka nënshtruar diellin dhe hënën, secila lundron për një kohë të caktuar. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëfuqishmi, Falësi.
39:5.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI JUKEWWIRUL-LEJLE 'ALA EN-NEHARI WE JUKEWWIRU EN-NEHARE 'ALEL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI'XHELIN MUSEMMEN 'ELA HUWEL-'AZIZUL-GAFFARU
C
39:6.
Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
39:6.
Ai ju krijoi prej një njeriu të vetëm; pastaj, prej tij krijoi shoqen e tij. Ai ka krijuar për ju tetë çifte bagëtish. Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, fazë pas faze në një errësirë të trefishtë. Ky është Allahu - Zoti juaj; Atij i përket i tërë pushteti; nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si është e mundur që largoheni prej Tij?!
39:6.
Ai ju krijoi nga një shpirt i vetëm, pastaj prej tij bëri shoqen e tij. Dhe Ai ju ka zbritur nga bagëtitë tetë lloje në çifte. Ai ju krijon në mitrat e nënave tuaja, një krijim pas tjetrit, në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj. Për Të është sundimi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Prandaj, si largoheni ju?
39:6.
HALEKAKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN THUMME XHE'ALE MINHA ZEWXHEHA WE 'ENZELE LEKUM MINEL-'EN'AM THEMANIJETE 'EZWAXHIN JEHLUKUKUM FI BUTUNI 'UMMEHATIKUM HALKEN MIN BA'DI HALKIN FI DHULUMATIN THELATHIN DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LEHUL-MULKU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE'ENNA TUSREFUNE
C
39:7.
Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t'ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
39:7.
Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni. Asnjë gjynahqar nuk do t'i mbartë gjynahet e tjetrit. Pastaj, do të ktheheni te Zoti juaj e Ai do t'ju njoftojë për atë që keni bërë, sepse Ai e di vërtet se ç'keni në zemrat tuaja.
39:7.
Nëse ju nuk besoni, me të vërtetë, Allahu është i Pasur nga ju. Por Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin për robërit e Tij. Dhe nëse ju falënderoni, Ai është i kënaqur me ju. Dhe asnjë që mbart barrë nuk do të mbajë barrën e një tjetri. Pastaj, te Zoti juaj është kthimi juaj, dhe Ai do t'ju informojë për atë që ju keni bërë. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemra.
39:7.
'IN TEKFURU FE'INNALL-LLAHE GANIJUN 'ANKUM WE LA JERDA LI'IBADIHIL-KUFRE WE 'IN TESHKURU JERDEHU LEKUM WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA THUMME 'ILA RABBIKUM MERXHI'UKUM FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
39:8.
E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"
39:8.
Kur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar me pendesë. E kur atij i vjen një e mirë prej Zotit, ai harron se për çfarë ishte duke u lutur më parë dhe sajon zota të tjerë të barabartë me Allahun, për t'i larguar të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj (o Muhamed): “Kënaqu pak me mosbesimin tënd! Ti, me siguri, do të jesh nga banorët e zjarrit!”
39:8.
Dhe kur ndonjë e keqe e prek njeriun, ai thërret Zotin e tij, duke u kthyer te Ai me pendim. Pastaj, kur Ai i jep atij një bekim nga Ai, ai harron atë për të cilën ai thirri më parë, dhe ai vendos rivalë për Allahun për ta devijuar të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu me mosbesimin tënd për pak kohë. Me të vërtetë, ti do të jesh nga banorët e zjarrit."
39:8.
WE 'IDHA MESSEL-'INSANE DURRUN DA'A REBBEHU MUNIBEN 'ILEJHI THUMME 'IDHA HAWWELEHU NI'METEN MINHU NESIJE MA KANE JED'U 'ILEJHI MIN KABLU WE XHE'ALE LILLAHI 'ENDADAN LIJUDILLE 'AN SEBILIHI KUL TEMETTA' BIKUFRIKE KALILÆN 'INNEKE MIN 'ESHABI EN-NARI
C
39:9.
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
39:9.
A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!”
39:9.
A është ai që është i përkushtuar gjatë natës, duke u përkulur dhe duke qëndruar në sexhde, duke pasur frikë nga bota tjetër dhe duke shpresuar mëshirën e Zotit të tij? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Vetëm ata që kanë mendje përkujtojnë.
39:9.
'EMMEN HUWE KANITUN 'ANA'EL-LEJLI SAXHIDEN WE KA'IMAN JEHDHERUL-'AHIRETE WE JERXHU REHMETE RABBIHI KUL HEL JESTEWIL-LEDHINE JA'LEMUNE WEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE 'INNEMA JETEDHEKKERU 'ULUL-'ELBABI
C
39:10.
Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"
39:10.
Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.
39:10.
Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë Zotin tuaj. Për ata që bëjnë mirësi në këtë botë, ka mirësi. Dhe toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të duruar do të shpërblehen pa llogari."
39:10.
KUL JA 'IBADIL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU REBBEKUM LILLEDHINE 'EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE 'ERDU ELLAHI WASI'ATUN 'INNEMA JUWEFFA ES-SABIRUNE 'EXHREHUM BIGAJRI HISABIN
C
39:11.
Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"
39:11.
Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.
39:11.
Thuaj: "Me të vërtetë, mua më është urdhëruar që të adhuroj Allahun, duke qenë i sinqertë në fenë e Tij.
39:11.
KUL 'INNI 'UMIRTU 'EN 'A'BUDEL-LAHE MUHLISEN LEHU ED-DINE
C
39:12.
Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
39:12.
Unë jam urdhëruar të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij.”
39:12.
Dhe më është urdhëruar që të jem i pari i atyre që dorëzohen."
39:12.
WE 'UMIRTU LI'N 'EKUNE 'EWWELEL-MUSLIMINE
C
39:13.
Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
39:13.
Thuaj: “Unë i trembem vërtet dënimit të Ditës së madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim”.
39:13.
Thuaj: "Me të vërtetë, unë kam frikë nga ndëshkimi i një Dite të madhe nëse e kundërshtoj Zotin tim."
39:13.
KUL 'INNI 'EHAFU 'IN 'ASEJTU RABBI 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C
39:14.
Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
39:14.
Thuaj: “Vetëm Allahun e adhuroj me besimin tim të plotë e të sinqertë,
39:14.
Thuaj: "Unë e adhuroj Allahun, duke qenë i sinqertë në fenë time për Të.
39:14.
KULI ELLAHE 'A'BUDU MUHLISEN LEHU DINI
C
39:15.
E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
39:15.
kurse ju adhuroni kë të doni në vend të Tij!” Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë”!
39:15.
Prandaj, adhuro çfarë të duash përveç Tij." Thuaj: "Me të vërtetë, humbësit janë ata që humbin vetet e tyre dhe familjet e tyre në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, kjo është një humbje e qartë."
39:15.
FA'BUDU MA SHI'TUM MIN DUNIHI KUL 'INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE 'EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI 'ELA DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
C
39:16.
Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
39:16.
Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!”
39:16.
Për ta do të jenë mbulesa nga zjarri mbi ta dhe mbulesa nën ta. Me këtë Allahu i frikëson robërit e Tij. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju që keni mendje.
39:16.
LEHUM MIN FEWKIHIM DHULELUN MINE EN-NARI WE MIN TEHTIHIM DHULELUN DHALIKE JUHAWWIFU ELLAHU BIHI 'IBADEHU JA 'IBADI FE ETTEKUNI
C
39:17.
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
39:17.
Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi,
39:17.
Dhe ata që shmangen të adhurojnë tagutin dhe kthehen te Allahu – për ta është një përgëzim. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,
39:17.
WEL-LEDHINE EXHTENEBUT-TAGUTE 'EN JA'BUDUHA WE 'ENABU 'ILA ELLAHI LEHUMUL-BUSHRA FEBESHSHIR 'IBADI
C
39:18.
Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
39:18.
të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.
39:18.
Ata që dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën prej saj. Ata janë ata që Allahu i ka udhëzuar, dhe ata janë ata që kanë mendje.
39:18.
EL-LEDHINE JESTEMI'UNEL-KAWLE FEJETTEBI'UNE 'EHSENEHU 'ULA'IKEL-LEDHINE HEDAHUMU ELLAHU WE 'ULA'IKE HUM 'ULUL-'ELBABI
C
39:19.
E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
39:19.
Vallë, a mund ta udhëzosh ti (o Muhamed) atë që meriton të dënohet dhe a mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?!
39:19.
A është ai mbi të cilin Fjala e ndëshkimit është bërë e detyrueshme? A do ta shpëtosh ti atë që është në zjarr?
39:19.
'EFEMEN HEKKA 'ALEJHI KELIMETUL-'ADHABI 'EFE'ENTE TUNKIDHU MEN FI EN-NARI
C
39:20.
Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
39:20.
Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet.
39:20.
Por ata që kanë frikë Zotin e tyre do të kenë dhoma mbi dhoma të ndërtuara, nën të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është premtimi i Allahut. Allahu nuk e shkel premtimin.
39:20.
LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM GUREFUN MIN FEWKIHA GUREFUN MEBNIJETUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WA'DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHUL-MI'AD
C
39:21.
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
39:21.
A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e bën atë të burojë nga toka? Nëpërmjet tij Ai nxjerr bimë të llojllojshme, ngjyrash të ndryshme, të cilat, më pas thahen e zverdhen dhe pastaj Ai i thërrmon. Me të vërtetë, në të gjitha këto ka këshilla për ata që janë të mençur.
39:21.
A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli dhe e drejton atë në burime në tokë? Pastaj Ai nxjerr me të të mbjella të ndryshme ngjyrash, pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato të zverdhura, pastaj Ai i bën ato thërrime. Me të vërtetë, në këtë ka përkujtim për ata që kanë mendje.
39:21.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESELEKEHU JENABI'A FIL-'ERDI THUMME JUHRIXHU BIHI ZER'EN MUHTELIFAN 'ELWANUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRÆN THUMME JEXH'ALUHU HUTAMÆN 'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C
39:22.
Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
39:22.
A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!
39:22.
A është ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin, kështu që ai është në dritë nga Zoti i tij (si ai që nuk e ka)? Mjerë për ata, zemrat e të cilëve janë të ashpra ndaj përkujtimit të Allahut! Ata janë në një devijim të qartë.
39:22.
'EFEMEN SHEREHEL-LAHU SEDREHU LIL'ISLAMI FEHUWE 'ALA NURIN MIN RABBIHI FEWEJLUN LILKASIJETI KULUBUHUM MIN DHIKRI ELLAHI 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C
39:23.
All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
39:23.
Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s'mund ta udhëzojë kush.
39:23.
Allahu ka shpallur fjalën më të mirë – një Libër që është në përputhje dhe përsëritet. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrëqethen prej tij. Pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten te përkujtimi i Allahut. Kjo është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon me të atë që Ai do. Dhe atë që Allahu e lë në humbje, për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:23.
ELLAHU NEZZELE 'EHSENEL-HEDITHI KITABEN MUTESHABIHAN METHANIJE TEKSHA'IRRU MINHU XHULUDUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM THUMME TELINU XHULUDUHUM WE KULUBUHUM 'ILA DHIKRI ELLAHI DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA'U WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C
39:24.
E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
39:24.
A është njësoj si ai që do ta vuajë me fytyrën e vet dënimin e rëndë në Ditën e Kiametit, (ashtu edhe ai që është i shpëtuar)?! Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”
39:24.
A është ai që do ta mbrojë fytyrën e tij nga ndëshkimi më i keq në Ditën e Ringjalljes (si ai që është i sigurt)? Dhe do t'u thuhet të padrejtëve: "Shijoni atë që keni fituar."
39:24.
'EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU'EL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
C
39:25.
Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
39:25.
Edhe ata që ishin para tyre i quajtën gënjeshtarë (të dërguarit), prandaj atyre u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.
39:25.
Ata që ishin para tyre mohuan, kështu që ndëshkimi u erdhi atyre nga aty ku nuk e ndien.
39:25.
KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C
39:26.
All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
39:26.
Allahu i poshtëroi ata që në këtë jetë, por dënimi i jetës tjetër do të jetë më i madh! Veç sikur ta dinin!
39:26.
Kështu që Allahu u bëri ata të shijojnë poshtërimin në këtë botë, dhe ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, nëse ata vetëm do ta dinin.
39:26.
FE'EDHAKAHUMU ELLAHUL-HIZJE FIL-HEJETI ED-DUNJA WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
39:27.
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
39:27.
Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t'ua vënë veshin.
39:27.
Dhe Ne me të vërtetë kemi sjellë për njerëzit çdo shembull në këtë Kuran që ata të mund të përkujtojnë.
39:27.
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
39:28.
Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
39:28.
Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe dhe pa asnjë kundërthënie, me qëllim që ata ta ruajnë veten nga e keqja.
39:28.
(Një Kuran) në gjuhën arabe, pa asnjë shtrembërim, që ata të mund të ruhen.
39:28.
KUR'ANEN 'AREBIJAN GAJRE DHI 'IWEXHIN LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C
39:29.
All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç'bën shumica e tyre nuk e dinë.
39:29.
Dëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë të njëjtë ata në krahasim?! Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë këtë!
39:29.
Allahu ka sjellë një shembull – një njeri që ka pronarë të ndryshëm duke u grindur mes tyre dhe një njeri që i përket vetëm një pronari. A janë ata të barabartë në krahasim? Falënderimi i takon Allahut. Por shumica e tyre nuk e dinë.
39:29.
DEREBEL-LAHU METHELEN REXHULAN FIHI SHUREKA'U MUTESHAKISUNE WE REXHULÆN SELEMÆN LIREXHULIN HEL JESTEWIJANI METHELÆNL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C
39:30.
Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
39:30.
Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.
39:30.
Me të vërtetë, ti (Muhamed) do të vdesësh, dhe me të vërtetë, ata do të vdesin.
39:30.
'INNEKE MEJJITUN WE 'INNEHUM MEJJITUNE
C
39:31.
E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
39:31.
Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!
39:31.
Pastaj, në Ditën e Ringjalljes, ju do të debatoni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj.
39:31.
THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI 'INDE RABBIKUM TEHTESIMUNE
C
39:32.
E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur'ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
39:32.
Kush është më i keq se ai që trillon gënjeshtra për Allahun dhe hedh poshtë të Vërtetën (Kuranin), kur ajo i vjen atij?! A nuk është Xhehenemi strehë për mohuesit?!
39:32.
Kush është më i padrejtë se ai që gënjen për Allahun dhe e mohon të vërtetën kur ajo i vjen atij? A nuk është në Xhehenem një vend për të pabesët?
39:32.
FEMEN 'EDHLEMU MIMMEN KEDHEBE 'ALA ELLAHI WE KEDHDHEBE BIS-SIDKI 'IDH XHA'EHU 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
C
39:33.
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
39:33.
Ata, që e shpallin të Vërtetën dhe që i besojnë asaj, pikërisht ata janë të përkushtuarit që i frikësohen Zotit.
39:33.
Dhe ai që sjell të vërtetën dhe ai që e pranon atë – këta janë ata që kanë frikë Allahun.
39:33.
WEL-LEDHI XHA'E BIS-SIDKI WE SEDDEKA BIHI 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C
39:34.
Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
39:34.
Ata do të kenë çfarë të duan te Zoti i tyre. Ky është shpërblimi për punëmirët.
39:34.
Për ta do të jetë çdo gjë që ata dëshirojnë te Zoti i tyre. Kjo është shpërblimi i bamirësve.
39:34.
LEHUM MA JESHA'UNE 'INDE RABBIHIM DHALIKE XHEZA'UL-MUHSININE
C
39:35.
All-llahu do t'ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t'u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
39:35.
Allahu do t'ua falë atyre veprat më të këqija që kanë bërë dhe do t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.
39:35.
Që Allahu t'u shlyejë atyre veprat më të këqija që ata kanë bërë dhe t'i shpërblejë ata për veprat më të mira që ata kanë bërë.
39:35.
LIJUKEFFIREL-LAHU 'ANHUM 'ESWE'EL-LEDHI 'AMILU WE JEXHZIJEHUM 'EXHREHUM BI'EHSENIL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C
39:36.
A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
39:36.
A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?! Ata të frikësojnë ty (o Muhamed) me zota të tjerë, përveç Tij. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.
39:36.
A nuk është Allahu i mjaftueshëm për robin e Tij? Por ata të frikësojnë me ata që janë pos Tij. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:36.
'ELEJSEL-LAHU BIKAFIN 'ABDEHU WE JUHAWWIFUNEKE BIEL-LEDHINE MIN DUNIHI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C
39:37.
Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
39:37.
Ndërsa atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta shpjerë në humbje. A nuk është Allahu i Plotfuqishëm dhe i Zoti për t'u hakmarrë?!
39:37.
Dhe kë Allahu e udhëzon – për atë nuk ka asnjë që të mund ta devijojë. A nuk është Allahu i Fuqishëm, Zotërues i ndëshkimit?
39:37.
WE MEN JEHDI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUDILLIN 'ELEJSEL-LAHU BI'AZIZIN DHI ENTIKAMIN
C
39:38.
Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit".
39:38.
Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata (mekasit paganë) se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri që do të të thonë: “Allahu”. Thuaju: “Si mendoni, nëse Allahu dëshiron të më shkaktojë ndonjë dëm, a mund ta largojnë atë idhujt që ju i adhuroni krahas Tij?! Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?!” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Tek Ai le të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”.
39:38.
Dhe sikur ti t'i pyesje ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thoshin: "Allahu." Thuaj: "A keni parë atë që ju i adhuroni përveç Allahut? Nëse Allahu dëshiron të më dëmtojë, a mund ta largojnë ata dëmshmërinë e Tij? Ose, nëse Ai dëshiron për mua mëshirë, a mund ta ndalojnë ata mëshirën e Tij?" Thuaj: "Allahu është i mjaftueshëm për mua. Tek Ai mbështeten ata që mbështeten."
39:38.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNEL-LAHU KUL 'EFERE'EJTUM MA TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'IN 'ERADENIJEL-LAHU BIDURRIN HEL HUNNE KASHIFATU DURRIHI 'EW 'ERADENI BIREHMETIN HEL HUNNE MUMSIKATU REHMETIHI KUL HESBIJEL-LAHU 'ALEJHI JETEWEKKELUL-MUTEWEKKILUNE
C
39:39.
Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
39:39.
Thuaj: “O populli im! Veproni sipas mënyrës suaj, edhe unë do të veproj sipas simes! Shumë shpejt do ta merrni vesh,
39:39.
Thuaj: "O populli im, veproni sipas fuqisë suaj. Me të vërtetë, edhe unë jam duke vepruar. Dhe së shpejti do ta dini."
39:39.
KUL JA KAWMI A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNI 'AMILUN FESEWFE TA'LEMUNE
C
39:40.
se cilit do t'i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
39:40.
se kush do të marrë një dënim poshtërues dhe ndëshkim të përhershëm!”
39:40.
Atë mbi të cilin do të vijë një ndëshkim që do ta poshtërojë atë dhe mbi të cilin do të zbresë një ndëshkim i përhershëm."
39:40.
MEN JE'TIHI 'ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU 'ALEJHI 'ADHABUN MUKIMUN
C
39:41.
Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
39:41.
Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën për të udhëzuar njerëzit. Kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për të mirën e vet, ndërsa kush e humb këtë rrugë, ai humb në dëm të vet. Ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ata.
39:41.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin për njerëzit me të vërtetën. Prandaj, kushdo që udhëzohet, është për veten e tij. Dhe kushdo që devijon, ai devijon vetëm kundër tij. Dhe ti nuk je një mbrojtës mbi ta.
39:41.
'INNA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE LILNNASI BIL-HEKKI FEMENI EHTEDA FELINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C
39:42.
All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
39:42.
Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.
39:42.
Allahu merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, dhe ata që nuk kanë vdekur, në gjumin e tyre. Pastaj Ai ndalon atë ndaj të cilit ka dekretuar vdekjen dhe lëshon të tjerët deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
39:42.
ELLAHU JETEWEFFAL-'ENFUSE HINE MEWTIHA WE E-ETI LEM TEMUT FI MENAMIHA FEJUMSIKU ELLETI KADA 'ALEJHAL-MEWTE WE JURSILUL-'UHRA 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
39:43.
A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
39:43.
A zgjedhin ata, përveç Allahut, ndërmjetësues të tjerë (që gjoja do t'i afrojnë pranë Allahut)?! Thuaj: “Vallë, a i merrni edhe pse nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!”
39:43.
A kanë ata ndërmjetësues përveç Allahut? Thuaj: "Edhe sikur ata të mos posedojnë asgjë dhe të mos kuptojnë?"
39:43.
'EMI ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI SHUFA'A'E KUL 'EWELEW KANU LA JEMLIKUNE SHEJ'EN WE LA JA'KILUNE
C
39:44.
Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
39:44.
Thuaju: “Ndërmjetësimi është i gjithi në duart e Allahut; Atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës e pastaj tek Ai do të ktheheni”.
39:44.
Thuaj: "E gjithë ndërmjetësimi është për Allahun. Për Të është sundimi i qiejve dhe tokës. Pastaj te Ai do të ktheheni."
39:44.
KUL LILLAHI ESH-SHEFA'ATU XHEMI'EN LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
39:45.
Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
39:45.
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në jetën tjetër neveriten, ndërsa, kur përmenden të tjerët, përveç Allahut, ata menjëherë gëzohen.
39:45.
Dhe kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër ndihen të ngushta. Por kur përmenden ata përveç Tij, ja, ata gëzohen.
39:45.
WE 'IDHA DHUKIREL-LAHU WEHDEHU ESHME'EZZET KULUBUL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI WE 'IDHA DHUKIREL-LEDHINE MIN DUNIHI 'IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
C
39:46.
Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin".
39:46.
Thuaj: “O Zoti im, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së dukshmes e i të padukshmes, Ti do të gjykosh mes robërve të Tu për kundërshtitë që kanë pasur”!
39:46.
Thuaj: "O Allah, Krijues i qiejve dhe tokës, Njohës i të padukshmes dhe të dukshmes, Ti do të gjykosh mes robërve të Tu për atë që ata ishin në kundërshtim."
39:46.
KULIL-LEHUMME FATIRE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'ALIMEL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI 'ENTE TEHKUMU BEJNE 'IBADIKE FI MA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
39:47.
E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë.
39:47.
Sikur keqbërësit të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, të gjitha këto do t'i flijonin (për të shpëtuar) prej dënimit të ashpër në Ditën e Kiametit. Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur,
39:47.
Dhe sikur ata që bënë padrejtësi të posedonin gjithçka që është në tokë dhe njësoj me të, me të vërtetë, ata do ta jepnin atë për të shpëtuar veten nga ndëshkimi i keq në Ditën e Ringjalljes. Dhe atyre do t'u shfaqet nga Allahu ajo që ata nuk e kishin përllogaritur.
39:47.
WE LEW 'ENNE LILLEDHINE DHELEMU MA FIL-'ERDI XHEMI'EN WE MITHLEHU ME'AHU LAFTEDEW BIHI MIN SU'IL-'ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE BEDA LEHUM MINEL-LAHI MA LEM JEKUNU JEHTESIBUNE
C
39:48.
Dhe do t'u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
39:48.
do t'u shfaqen atyre të këqijat që kanë bërë dhe do t'i kaplojë ajo të cilën e përqeshnin.
39:48.
Dhe atyre do t'u shfaqen të këqijat e asaj që ata fituan, dhe ajo për të cilën ata tallej do t'i rrethojë ata.
39:48.
WE BEDA LEHUM SEJJI'ATU MA KESEBU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
39:49.
Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: "Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!" Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:49.
Kur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve; por, kur pas kësaj, i ofrojmë një të mirë prej Nesh, ai thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur”. Nuk është kështu! Kjo është vetëm një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:49.
Dhe kur ndonjë e keqe e prek njeriun, ai thërret Zotin e tij duke u kthyer te Ai me pendim. Pastaj, kur Ai e furnizon atë me një bekim nga Ai, ai thotë: "Unë e kam arritur këtë vetëm për shkak të dijes sime." Jo, por kjo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:49.
FE'IDHA MESSEL-'INSANE DURRUN DA'ANA THUMME 'IDHA HAWWELNAHU NI'METEN MINNA KALE 'INNEMA 'UTITUHU 'ALA 'ILMIN BEL HIJE FITNETUN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
39:50.
Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
39:50.
Kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre, prandaj nuk patën dobi nga ajo që patën fituar.
39:50.
Me të vërtetë, ata para tyre thanë të njëjtën gjë, por ajo që ata fituan nuk u vleu asgjë.
39:50.
KAD KALEHAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEMA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C
39:51.
Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t'i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t'i shpëtojnë asaj (goditjeje).
39:51.
Prandaj ata i goditi dënimi i të këqijave që kishin punuar. Por, edhe keqbërësve prej këtyre do t'u bjerë dënimi për të këqijat, që kanë bërë e nuk do të mund t'i ikin atij.
39:51.
Prandaj, të këqijat e asaj që ata fituan i goditën ata. Dhe ata që kanë bërë padrejtësi midis këtyre – të këqijat e asaj që ata fitojnë do t'i godasin ata. Dhe ata nuk do të mund t'i shpëtojnë (kësaj).
39:51.
FE'ESABEHUM SEJJI'ATU MA KESEBU WEL-LEDHINE DHELEMU MIN HA'UULA' SEJUSIBUHUM SEJJI'ATU MA KESEBU WE MA HUM BIMU'XHIZINE
C
39:52.
A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
39:52.
A nuk e dinë ata se Allahu ia shton apo ia pakëson riskun kujt të dojë?! Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
39:52.
A nuk e dinë ata se Allahu zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
39:52.
'EWELEM JA'LEMU 'ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
39:53.
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
39:53.
Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.
39:53.
Thuaj: "O robërit e Mi që keni bërë padrejtësi kundër vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Me të vërtetë, Ai është Falës, Mëshirëplotë.
39:53.
KUL JA 'IBADIL-LEDHINE 'ESREFU 'ALA 'ENFUSIHIM LA TEKNETU MIN REHMETI ELLAHI 'INNALL-LLAHE JEGFIRU EDH-DHUNUBE XHEMI'EN 'INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C
39:54.
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë.
39:54.
Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t'ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t'ju ndihmojë kush.
39:54.
Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij përpara se ndëshkimi të vijë mbi ju; pastaj ju nuk do të ndihmoheni.
39:54.
WE 'ENIBU 'ILA RABBIKUM WE 'ESLIMU LEHU MIN KABLI 'EN JE'TIJEKUMUL-'ADHABU THUMME LA TUNSERUNE
C
39:55.
Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
39:55.
Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë,
39:55.
Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj përpara se ndëshkimi të vijë mbi ju papritmas, ndërsa ju nuk e ndjeni atë,
39:55.
WE ETTEBI'U 'EHSENE MA 'UNZILE 'ILEJKUM MIN RABBIKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJEKUMUL-'ADHABU BEGTETEN WE 'ENTUM LA TESH'URUNE
C
39:56.
Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
39:56.
që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!”
39:56.
Që një shpirt të mos thotë: "Ah, mjerë për mua për atë që kam qenë i shkujdesur ndaj Allahut dhe që isha me të vërtetë një nga tallësit."
39:56.
'EN TEKULE NEFSUN JA HESRETA 'ALA MA FERRETTU FI XHENBI ELLAHI WE 'IN KUNTU LEMINE ES-SAHIRINE
C
39:57.
Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
39:57.
Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm”.
39:57.
Ose që të thotë: "Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, unë do të isha me të vërtetë nga të përkushtuarit."
39:57.
'EW TEKULE LEW 'ENNEL-LAHE HEDANI LEKUNTU MINEL-MUTTEKINE
C
39:58.
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
39:58.
Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t'u kthyer edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë”!
39:58.
Ose që të thotë kur të shohë ndëshkimin: "Sikur të kisha një mundësi për t'u kthyer, unë do të isha nga ata që bëjnë mirë."
39:58.
'EW TEKULE HINE TERAL-'ADHABE LEW 'ENNE LI KERRETEN FE'EKUNE MINEL-MUHSININE
C
39:59.
Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
39:59.
(Allahu do t'u thotë): “Me të vërtetë, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bëtë mendjemëdhenj e jobesimtarë”.
39:59.
Përkundrazi, i erdhën shenjat e Mia, por ti i mohoje ato dhe u bëre arrogant dhe ishe nga jobesimtarët.
39:59.
BELA KAD XHA'ETKE 'AJATI FEKEDHDHEBTE BIHA WE ESTEKBERTE WE KUNTE MINEL-KAFIRINE
C
39:60.
E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
39:60.
Në Ditën e Kiametit do t'i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira. Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për ata që janë mendjemëdhenj?!
39:60.
Dhe në Ditën e Ringjalljes do të shohësh ata që gënjyen për Allahun me fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem një vend për arrogantët?
39:60.
WE JEWMEL-KIJAMETI TERAL-LEDHINE KEDHEBU 'ALA ELLAHI WUXHUHUHUM MUSWEDDETUN 'ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILMUTEKEBBIRINE
C
39:61.
Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
39:61.
Por Allahu do t'i shpëtojë ata që janë ruajtur me të mirat e bëra, prandaj ata nuk do t'i prekë e keqja e as nuk do të pikëllohen.
39:61.
Dhe Allahu do t'i shpëtojë ata që kishin frikë të përkushtuar ndaj Zotit të tyre. Për ta nuk do të ketë asnjë të keqe dhe ata nuk do të pikëllohen.
39:61.
WE JUNEXHXHI ELLAHUL-LEDHINE ETTEKAW BIMEFAZETIHIM LA JEMESSUHUMU ES-SU'U WE LA HUM JEHZENUNE
C
39:62.
All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
39:62.
Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
39:62.
Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, dhe Ai është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
39:62.
ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ'IN WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN WE KILUN
C
39:63.
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
39:63.
Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës! Sa për ata që i mohojnë shpalljet e Allahut, ata janë të humbur!
39:63.
Për Të janë çelësat e qiejve dhe tokës. Dhe ata që mohojnë shenjat e Allahut – ata janë të humburit.
39:63.
LEHU MEKALIDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
39:64.
Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
39:64.
Thuaju atyre: “Vallë, ju po më urdhëroni që të adhuroj dikë tjetër, përveç Allahut, o të paditur?!”
39:64.
Thuaj: "A më urdhëroni mua që të adhuroj diçka tjetër përveç Allahut, o ju të paditur?"
39:64.
KUL 'EFEGAJREL-LAHI TE'MURUNNI 'A'BUDU 'EJJUHAL-XHAHILUNE
C
39:65.
Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
39:65.
Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.
39:65.
Dhe me të vërtetë, është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse ti i përshkruan Atij shokë, veprat e tua do të bëhen të pavlefshme, dhe ti do të jesh nga të humburit."
39:65.
WE LEKAD 'UHIJE 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKE LE'IN 'ESHREKTE LEJEHBETENNE 'AMELUKE WE LETEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C
39:66.
Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
39:66.
Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!”
39:66.
Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe ji nga falënderuesit.
39:66.
BELI ELLAHE FA'BUD WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE
C
39:67.
Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
39:67.
Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
39:67.
Dhe ata nuk e vlerësuan Allahun me vlerësimin e Tij të drejtë. Dhe toka e tërë do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Ringjalljes, dhe qiejt do të mbështillen në të djathtën e Tij. I Lartësuar qoftë Ai mbi atë që ata i përshkruajnë Atij.
39:67.
WE MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI WEL-'ERDU XHEMI'EN KABDETUHU JEWMEL-KIJAMETI WE ES-SEMAWATU METWIJATUN BIJEMINIHI SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
39:68.
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
39:68.
Kur do t'i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin.
39:68.
Dhe do të fryhet në brirë, dhe të gjithë që janë në qiej dhe në tokë do të bien të pandjenja, përveç atyre që Allahu do. Pastaj do të fryhet përsëri, dhe ja, ata do të ngrihen duke shikuar.
39:68.
WE NUFIHA FI ES-SURI FESA'IKA MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI 'ILLA MEN SHA'EL-LAHU THUMME NUFIHA FIHI 'UHRA FE'IDHA HUM KIJAMUN JENDHURUNE
C
39:69.
Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
39:69.
Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.
39:69.
Dhe toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj, dhe libri do të vendoset, dhe profetët dhe dëshmitarët do të sillën, dhe mes tyre do të gjykohet me drejtësi, dhe ata nuk do të padrejtohen.
39:69.
WE 'ESHREKATIL-'ERDU BINURI RABBIHA WE WUDI'AL-KITABU WE XHI'E BIN-NEBIJINE WE ESH-SHUHEDA'I WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
39:70.
Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan.
39:70.
Secilit do t'i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.
39:70.
Dhe çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka bërë. Dhe Ai është më i Dijshmi për atë që ata bëjnë.
39:70.
WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA 'AMILET WE HUWE 'A'LEMU BIMA JEF'ALUNE
C
39:71.
E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t'ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t'ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?" Po, (na kanë ardhur...) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
39:71.
Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t'u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve.
39:71.
Dhe ata që nuk besuan do të çohen në grupe drejt Xhehenemit, derisa, kur të arrijnë atje, dyert e tij do të hapen dhe roja e tij do të thotë: "A nuk erdhën te ju të dërguar nga mesi juaj, duke ju lexuar ajetet e Zotit tuaj dhe duke ju paralajmëruar për takimin tuaj të kësaj dite?" Ata do të thonë: "Po, por Fjala e ndëshkimit është bërë e vërtetë mbi jobesimtarët."
39:71.
WE SIKAL-LEDHINE KEFERU 'ILA XHEHENNEME ZUMEREN HETTA 'IDHA XHA'UHA FUTIHET 'EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA 'ELEM JE'TIKUM RUSULUN MINKUM JETLUNE 'ALEJKUM 'AJATI RABBIKUM WE JUNDHIRUNEKUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA KALU BELA WE LEKIN HEKKAT KELIMETUL-'ADHABI 'ALEL-KAFIRINE
C
39:72.
U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"
39:72.
Atyre u thuhet: “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni gjithmonë!” Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë!
39:72.
(Do të thuhet): "Hyni në dyert e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është për arrogantët."
39:72.
KILE EDHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C
39:73.
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
39:73.
Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t'i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t'u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!”
39:73.
Dhe ata që kishin frikë Zotin e tyre do të çohen në grupe drejt Xhenetit, derisa, kur të arrijnë atje, dhe dyert e tij të jenë hapur dhe roja e tij të thotë: "Selam alejk, keni bërë mirë. Prandaj, hyni aty për të banuar përgjithmonë."
39:73.
WE SIKAL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM 'ILAL-XHENNETI ZUMEREN HETTA 'IDHA XHA'UHA WE FUTIHET 'EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA SELAMUN 'ALEJKUM TIBTUM FADHULUHA HALIDINE
C
39:74.
E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
39:74.
Ata do të thonë: “Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt!
39:74.
Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ka përmbushur premtimin e Tij dhe na ka bërë të trashëgojmë tokën, që ne të banojmë në Xhenet ku të duam. Dhe sa shpërblim i shkëlqyer është për punëtorët!"
39:74.
WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI SEDEKANA WA'DEHU WE 'EWRETHENAL-'ERDE NETEBEWWE'U MINEL-XHENNETI HEJTHU NESHA'U FENI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C
39:75.
E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"
39:75.
Do t'i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!”
39:75.
Dhe ti do të shohësh engjëjt duke qëndruar rreth Arshit, duke lavdëruar me lavdinë e Zotit të tyre. Dhe midis tyre do të gjykohet me drejtësi, dhe do të thuhet: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve."
39:75.
WE TERAL-MELA'IKETE HAFFINE MIN HEWLIL-'ARSHI JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE KILEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE