Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 39:34. Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
39:34. Ata do të kenë çfarë të duan te Zoti i tyre. Ky është shpërblimi për punëmirët.
39:34. Për ta do të jetë çdo gjë që ata dëshirojnë te Zoti i tyre. Kjo është shpërblimi i bamirësve.
39:34. LEHUM MA JESHA'UNE 'INDE RABBIHIM DHALIKE XHEZA'UL-MUHSININE
C 39:35. All-llahu do t'ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t'u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
39:35. Allahu do t'ua falë atyre veprat më të këqija që kanë bërë dhe do t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.
39:35. Që Allahu t'u shlyejë atyre veprat më të këqija që ata kanë bërë dhe t'i shpërblejë ata për veprat më të mira që ata kanë bërë.
39:35. LIJUKEFFIREL-LAHU 'ANHUM 'ESWE'EL-LEDHI 'AMILU WE JEXHZIJEHUM 'EXHREHUM BI'EHSENIL-LEDHI KANU JA'MELUNE
C 39:36. A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
39:36. A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?! Ata të frikësojnë ty (o Muhamed) me zota të tjerë, përveç Tij. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.
39:36. A nuk është Allahu i mjaftueshëm për robin e Tij? Por ata të frikësojnë me ata që janë pos Tij. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë udhëzues.
39:36. 'ELEJSEL-LAHU BIKAFIN 'ABDEHU WE JUHAWWIFUNEKE BIEL-LEDHINE MIN DUNIHI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 39:37. Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
39:37. Ndërsa atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta shpjerë në humbje. A nuk është Allahu i Plotfuqishëm dhe i Zoti për t'u hakmarrë?!
39:37. Dhe kë Allahu e udhëzon – për atë nuk ka asnjë që të mund ta devijojë. A nuk është Allahu i Fuqishëm, Zotërues i ndëshkimit?
39:37. WE MEN JEHDI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUDILLIN 'ELEJSEL-LAHU BI'AZIZIN DHI ENTIKAMIN
C 39:38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit".
39:38. Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata (mekasit paganë) se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri që do të të thonë: “Allahu”. Thuaju: “Si mendoni, nëse Allahu dëshiron të më shkaktojë ndonjë dëm, a mund ta largojnë atë idhujt që ju i adhuroni krahas Tij?! Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?!” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Tek Ai le të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”.
39:38. Dhe sikur ti t'i pyesje ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thoshin: "Allahu." Thuaj: "A keni parë atë që ju i adhuroni përveç Allahut? Nëse Allahu dëshiron të më dëmtojë, a mund ta largojnë ata dëmshmërinë e Tij? Ose, nëse Ai dëshiron për mua mëshirë, a mund ta ndalojnë ata mëshirën e Tij?" Thuaj: "Allahu është i mjaftueshëm për mua. Tek Ai mbështeten ata që mbështeten."
39:38. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNEL-LAHU KUL 'EFERE'EJTUM MA TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'IN 'ERADENIJEL-LAHU BIDURRIN HEL HUNNE KASHIFATU DURRIHI 'EW 'ERADENI BIREHMETIN HEL HUNNE MUMSIKATU REHMETIHI KUL HESBIJEL-LAHU 'ALEJHI JETEWEKKELUL-MUTEWEKKILUNE
C 39:39. Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
39:39. Thuaj: “O populli im! Veproni sipas mënyrës suaj, edhe unë do të veproj sipas simes! Shumë shpejt do ta merrni vesh,
39:39. Thuaj: "O populli im, veproni sipas fuqisë suaj. Me të vërtetë, edhe unë jam duke vepruar. Dhe së shpejti do ta dini."
39:39. KUL JA KAWMI A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNI 'AMILUN FESEWFE TA'LEMUNE
C 39:40. se cilit do t'i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
39:40. se kush do të marrë një dënim poshtërues dhe ndëshkim të përhershëm!”
39:40. Atë mbi të cilin do të vijë një ndëshkim që do ta poshtërojë atë dhe mbi të cilin do të zbresë një ndëshkim i përhershëm."
39:40. MEN JE'TIHI 'ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU 'ALEJHI 'ADHABUN MUKIMUN
C 39:41. Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
39:41. Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën për të udhëzuar njerëzit. Kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për të mirën e vet, ndërsa kush e humb këtë rrugë, ai humb në dëm të vet. Ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ata.
39:41. Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin për njerëzit me të vërtetën. Prandaj, kushdo që udhëzohet, është për veten e tij. Dhe kushdo që devijon, ai devijon vetëm kundër tij. Dhe ti nuk je një mbrojtës mbi ta.
39:41. 'INNA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE LILNNASI BIL-HEKKI FEMENI EHTEDA FELINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C 39:42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
39:42. Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.
39:42. Allahu merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, dhe ata që nuk kanë vdekur, në gjumin e tyre. Pastaj Ai ndalon atë ndaj të cilit ka dekretuar vdekjen dhe lëshon të tjerët deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
39:42. ELLAHU JETEWEFFAL-'ENFUSE HINE MEWTIHA WE E-ETI LEM TEMUT FI MENAMIHA FEJUMSIKU ELLETI KADA 'ALEJHAL-MEWTE WE JURSILUL-'UHRA 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 39:43. A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
39:43. A zgjedhin ata, përveç Allahut, ndërmjetësues të tjerë (që gjoja do t'i afrojnë pranë Allahut)?! Thuaj: “Vallë, a i merrni edhe pse nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!”
39:43. A kanë ata ndërmjetësues përveç Allahut? Thuaj: "Edhe sikur ata të mos posedojnë asgjë dhe të mos kuptojnë?"
39:43. 'EMI ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI SHUFA'A'E KUL 'EWELEW KANU LA JEMLIKUNE SHEJ'EN WE LA JA'KILUNE
C 39:44. Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
39:44. Thuaju: “Ndërmjetësimi është i gjithi në duart e Allahut; Atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës e pastaj tek Ai do të ktheheni”.
39:44. Thuaj: "E gjithë ndërmjetësimi është për Allahun. Për Të është sundimi i qiejve dhe tokës. Pastaj te Ai do të ktheheni."
39:44. KUL LILLAHI ESH-SHEFA'ATU XHEMI'EN LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE