Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 39:65. Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
39:65. Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.
39:65. Dhe me të vërtetë, është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse ti i përshkruan Atij shokë, veprat e tua do të bëhen të pavlefshme, dhe ti do të jesh nga të humburit."
39:65. WE LEKAD 'UHIJE 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKE LE'IN 'ESHREKTE LEJEHBETENNE 'AMELUKE WE LETEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C 39:66. Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
39:66. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!”
39:66. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe ji nga falënderuesit.
39:66. BELI ELLAHE FA'BUD WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE
C 39:67. Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
39:67. Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
39:67. Dhe ata nuk e vlerësuan Allahun me vlerësimin e Tij të drejtë. Dhe toka e tërë do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Ringjalljes, dhe qiejt do të mbështillen në të djathtën e Tij. I Lartësuar qoftë Ai mbi atë që ata i përshkruajnë Atij.
39:67. WE MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI WEL-'ERDU XHEMI'EN KABDETUHU JEWMEL-KIJAMETI WE ES-SEMAWATU METWIJATUN BIJEMINIHI SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 39:68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
39:68. Kur do t'i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin.
39:68. Dhe do të fryhet në brirë, dhe të gjithë që janë në qiej dhe në tokë do të bien të pandjenja, përveç atyre që Allahu do. Pastaj do të fryhet përsëri, dhe ja, ata do të ngrihen duke shikuar.
39:68. WE NUFIHA FI ES-SURI FESA'IKA MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-'ERDI 'ILLA MEN SHA'EL-LAHU THUMME NUFIHA FIHI 'UHRA FE'IDHA HUM KIJAMUN JENDHURUNE
C 39:69. Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
39:69. Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.
39:69. Dhe toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj, dhe libri do të vendoset, dhe profetët dhe dëshmitarët do të sillën, dhe mes tyre do të gjykohet me drejtësi, dhe ata nuk do të padrejtohen.
39:69. WE 'ESHREKATIL-'ERDU BINURI RABBIHA WE WUDI'AL-KITABU WE XHI'E BIN-NEBIJINE WE ESH-SHUHEDA'I WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 39:70. Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan.
39:70. Secilit do t'i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.
39:70. Dhe çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka bërë. Dhe Ai është më i Dijshmi për atë që ata bëjnë.
39:70. WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA 'AMILET WE HUWE 'A'LEMU BIMA JEF'ALUNE
C 39:71. E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t'ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t'ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?" Po, (na kanë ardhur...) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
39:71. Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t'u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve.
39:71. Dhe ata që nuk besuan do të çohen në grupe drejt Xhehenemit, derisa, kur të arrijnë atje, dyert e tij do të hapen dhe roja e tij do të thotë: "A nuk erdhën te ju të dërguar nga mesi juaj, duke ju lexuar ajetet e Zotit tuaj dhe duke ju paralajmëruar për takimin tuaj të kësaj dite?" Ata do të thonë: "Po, por Fjala e ndëshkimit është bërë e vërtetë mbi jobesimtarët."
39:71. WE SIKAL-LEDHINE KEFERU 'ILA XHEHENNEME ZUMEREN HETTA 'IDHA XHA'UHA FUTIHET 'EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA 'ELEM JE'TIKUM RUSULUN MINKUM JETLUNE 'ALEJKUM 'AJATI RABBIKUM WE JUNDHIRUNEKUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA KALU BELA WE LEKIN HEKKAT KELIMETUL-'ADHABI 'ALEL-KAFIRINE
C 39:72. U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"
39:72. Atyre u thuhet: “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni gjithmonë!” Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë!
39:72. (Do të thuhet): "Hyni në dyert e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është për arrogantët."
39:72. KILE EDHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 39:73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
39:73. Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t'i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t'u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!”
39:73. Dhe ata që kishin frikë Zotin e tyre do të çohen në grupe drejt Xhenetit, derisa, kur të arrijnë atje, dhe dyert e tij të jenë hapur dhe roja e tij të thotë: "Selam alejk, keni bërë mirë. Prandaj, hyni aty për të banuar përgjithmonë."
39:73. WE SIKAL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM 'ILAL-XHENNETI ZUMEREN HETTA 'IDHA XHA'UHA WE FUTIHET 'EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA SELAMUN 'ALEJKUM TIBTUM FADHULUHA HALIDINE
C 39:74. E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
39:74. Ata do të thonë: “Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt!
39:74. Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ka përmbushur premtimin e Tij dhe na ka bërë të trashëgojmë tokën, që ne të banojmë në Xhenet ku të duam. Dhe sa shpërblim i shkëlqyer është për punëtorët!"
39:74. WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI SEDEKANA WA'DEHU WE 'EWRETHENAL-'ERDE NETEBEWWE'U MINEL-XHENNETI HEJTHU NESHA'U FENI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C 39:75. E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"
39:75. Do t'i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!”
39:75. Dhe ti do të shohësh engjëjt duke qëndruar rreth Arshit, duke lavdëruar me lavdinë e Zotit të tyre. Dhe midis tyre do të gjykohet me drejtësi, dhe do të thuhet: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve."
39:75. WE TERAL-MELA'IKETE HAFFINE MIN HEWLIL-'ARSHI JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE KILEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE